Qendra Kulturore Udhëtimi

Qendra Kulturore Udhëtimi Faqja jon është një faqe ku ne i kemi postuar aktivitet tona humanitare dhe tjera Sh. K. Edhepse Sh. K . Numrat për kontaktë:
+37745516254,
+37745613941

Shoqata Kulturore - ‘’ Udhëtimi ‘’.

-Shoqata kulturore ‘’ Udhëtimi ‘’ me seli në Deçan u themelua në dhjetor të vitit 2006 , ndonëse të rinj vullnetmirë të kësaj komune kohë më parë kishin filluar që me aktivitetet të ndryshme sociale e humanitare të jenë pranë qytetarëve të Deçanit . Shoqata Kulturore Udhëtimi fillimisht kishte selinë pranë gjimnazit ‘’ Vëllezërit Frashri ‘’ ne Deçan ku në fokus të veçantë kishte sensibilizimin e të rinjve sidomos gjimnazistëve por edhe të kategorive tjera lidhur me dukuritë negative socio-patologjike të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta rrezikojnë rininë tonë dhe të ardhmen tonë . Edukimi fetar si shpëtim dhe mbrojtje efikase nga këto dukuri negative është ofruar dhe vazhdon të ofrohet në çdo moment nga shoqata kulturore Udhëtimi , përmes materialeve të shtypura si libra dhe fletushka dhe audio incizimeve përmes të cilave bëhet thirrje për vetëdijesim dhe njohje të Krijuesit , urdhrave dhe ndalesave të Tij si rrugë që siguron individ të shëndoshë në mendje , trup dhe sjellje si në rrafshin vertikal në raport me Krijuesin poashtu edhe në rrafshin horizontal në raport me krijesat , që siguron familje të shëndoshë ku raportet brenda anëtarëve të familjes janë të ndërtuara mbi imperativin Kuranor për respekt , dashuri dhe mëshirë , që siguron shoqëri të shëndoshë ku vlerat e mirëfillta kultivohen me përkushtim dhe ruhen me çdo çmim . Shoqata kulturore Udhëtimi nuk ka lënë pas dore për asnjë moment qytetarët me gjendje të vështirë materiale duke i`u gjendur pranë aq sa kanë lejuar mundësitë . Udhëtimi përveç aksioneve me raste të caktuara si bajramet për grumbullimin e gjërave ushqimore dhe higjienike nga donatorët lokal dhe shpërndarjen e tyre tek ata që kane nevojë , ka organizuar dhe vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite shpërndarjen e pakove ushqimore e higjienike për çdo muaj tek familje deçanase të caktuara të cilat janë identifikuar me gjendje të vështirë financiare . K Udhëtimi kryesisht ushtron veprimtarin në komunën e Deçanit jo rrallë dora e ndihmës së kësaj shoqate është shtrirë edhe më larg duke u bërë pjesë e aksioneve të ndryshme humanitare , disa here si bartëse e projekteve si meremetimi i tërësishëm i një shtëpie në Fushë Kosovë , grumbullimi i veshmbathjeve në të gjitha xhamit e komunës së Deçanit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe shpërndarja e tyre në Fushë Kosovë si dhe grumbullimi i tonelatave me miell e materiale higjienike dhe shpërndarja e tyre poashtu në Fushë Kosovë , si dhe pjesëmarrja e SH. Udhëtimi në aksione humanitare që kanë kaluar kufijtë e vendit si grumbullimi i veshmbathjeve dhe dërgimi i tyre tek vëllezërit dhe morat tona në Siri . Udhëtimi përmes thirrjes tek njerëzit bujar e fisnik ka siguruar edhe ndihmë financiare për persona të sëmurë ku në saje të kësaj ndihme është bërë i mundur mjekimi i tyre në disa raste edhe intervenime kirurgjike të kushtueshme . Udhëtimi ka bashkëpunim me hoxhallarë gjithandej Kosovës dhe kjo është dëshmuar kur aktivitetet e SH. Udhëtimi janë përkrahur si në rastin e aksionit për ndërtimin e shtëpisë së një qytetari deçanas në nevojë ku u bë thirrje nga disa hoxhallarë në disa xhami të Prishtinës dhe ky aksion rezultoi shumë i suksesshëm . Udhëtimi aktualisht vazhdon me dy aktivitete të rregullta , me shpërndarjen çdo muaj të pakove ushqimore tek disa familje deçanase ku numri i atyre që kanë nevojë është shumë më i madh se sa mundësitë tona për çka presim përkrahje nga çdo njeri vullnetmirë që përmes një ndihme sado të vogël të ndihmoj në lehtësimin e peshës së varfërisë që bartin këto familje , si dhe me emisionin edukativo – fetar në radion lokale në Deçan që përmes trajtimit të temave të ndryshme ofrohen përgjigje në pyetjet e qytetarëve deçanas dhe ofrohen zgjidhje për problemet e tyre.

Address

Deçan

Telephone

+38345652852

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kulturore Udhëtimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category