128Info

128Info

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from 128Info, .

Photos from 128Info's post 17/05/2026

Të nderuar banorë të fshatit Shqiponjë ish Jabllanicë, të nderuar familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Unë erdha sot këtu në Jabllanicë dhe mora fjalën jo për të mbajtur fjalime politike as partiake.

Unë erdha këtu për t’ju treguar djemve e vajzave, nipave e mbesave të juaja se këta djem e vajza, nëna e motra, janë heronjë të çlirimit e lirisë së Kosovës.

Këtu afër nesh janë Murta e Sadri Zeneli, Naser Brahimaj..

Këtu është nëna ime, nëna e UÇK-së Aze Brahimaj, që me pushkë e gjak e mbrojtën vendin, e këta të gjallët, Lahiu e Xhevati, Hyseni e Hajdari dhe Sokoli e të tjerët, janë këtu mes nesh të gjallë, heronjë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pra duhet ta dimë të gjithë se pa këta djem e vajza, pa nënat tona që i dolën zot vendit, ky vend e Jabllanica nuk ishte çliruar, pra me këta dhe dëshmorët Kosova sot është e lirë.

Unë kur erdha këtu në vitet nëntëdhjeta në Jabllanicë, pas disa tentativave m’u taku në Gjakovë me Lahiun e Luanin, erdha me kërkesë të lidhjeve e kodeve që kishin atëherë. Erdha në Jabllanicë në ditën kur është martuar Shkëlzen Haradinaj, unë hyra në shtëpi të Lahiut pas porosive të Xhavit Halitit, Ali Ahmetit dhe të Nazmiut, vëllait të Lahiut dhe aty ishte nëna Aze me fëmijë.

“Ku është Lahiu?”, e pyeta.

“Në dasmë të Shkëlzenit te motra, tha, tash vijnë”.

Aty në dhomën e zjarrit, në shkam druri ulur, bisedonim dhe pimë kafe. Me veshjen dhe pamjen e saj tregonte vuajtjet dhe mundimet e jetes dhe kohës, gjendjen e saj të fortë burrërore me gjuhën e butë amnore.

Ndejtëm orë bashkë aty me nënën Aze dhe me Naser Brahimajn deri kur u terrua dhe shkuam në kullë.

Aty në kullë u mblodh rrethi i Lahisë, bisedonim e llafosnim për hallet e politikën e kohës.

Me ardhjen e Lahisë dhe shkuarjen e tyre filluam të bisedonim për angazhimet tona të njësive guerile dhe vazhdimin e luftës. Të nesërmen u nisa me autobusin e pare te mëngjesit për Gjakovë, por me mua erdhi edhe nëna Aze. U ulëm veç e veç në ulëse dhe nën vëzhgimin e saj shikonim hyrje daljet neper stacione te njerezve, pa folur mes vete, vetëm herë pas here shikoheshim me sy dhe kur zbritëm në Gjakovë, në stacion të autobusëve, me kokë u përshëndetëm dhe këtë rruge e beme jo vetëm njëherë.

Ajo ishte aty në çdo kohë me gatishmërinë e saj, me bukë e barut për ushtarët e UÇK-së.

Sot këtu pranë nesh janë dëshmorët që dhanë gjakun për liri, mes nesh janë invalidët dhe veteranët që e bënë lirinë dhe çlirimin e Kosovës, këta janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këta janë heronjtë e Kosovës, keta jane djemte e vajzat tona qe shkruan historine me luften tone, prandaj respekt për të gjithë veteranet e invalidet, per mundin, sakrificën që e bëtë për lirine e vendit.

Luftën tonë sot po na e fyejnë, po na e shajnë ata që nuk kanë pasur guxim të kapin pushkën e të luftojnë për Kosovë, atyre që u ka ikur koha për të treguar veten e trimërinë në luftë, ata që kanë bashkëpunuar me Serbinë, por nuk do të mund ta përdhosin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës askush, sepse lufta jonë është kombëtare, e drejtë, e pastër dhe çlirimtare dhe e shenjte.

Sot e dje na kanë gjykuar në gjykata ndërkombëtare e speciale ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot për të gjashtin vit mbahen padrejtësisht ne Hage me shpifje e spiunazhe dhe akuza të bashkëpunëtorëve të Serbisë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi e Salih Mustafa e të tjerë e shteti ynë hesht, bën sehir dhe gjakprishurit e bashkëpunëtorët e Serbisë dhe spiunët luten për dënime me burgime të përjetshme.

Po luftën tonë s’ka gjykatë që mund ta dënojë, o të mjerë e te sh*tur bashkëpunëtorë të Serbisë, ajo i ka rrënjët në gjak dhe heronjtë e saj janë gjallë, këtu jemi ne, janë veteranët e UÇK-së.

Ata që fyejnë e përdhosin luftën tonë do të përballen me kohe me reagimet e popullit dhe me drejtesin e ligjin.

Te nderuar banorë të fshatit, te nderuar ushtarë, policë, te nderuar veteranë, ju jeni liria e Kosovës, jeni mbrojtja e saj dhe këta djeme e vajza janë e ardhmja e atdheut tonë.

Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderime e respekt banorëve të fshatit Jabllanicë!

̧k

15/05/2026

Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit

Gjeneral Sami Lushtaku

14/05/2026

OVL – UÇK: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është gjuhë helmuese

14/05/2026

Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!

Sami Lustaku

14/05/2026

Kur vasalët e pushtetit degradojnë deri në atë pikë sa një udhëheqës lufte ta quajnë “Sami Serbia”, atëherë duhet t’i mendojnë mirë pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Sami Lushtaku nuk iu nënshtrua Serbisë. Ai luftoi për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën e popullit tonë për të jetuar i lirë. Prandaj, askush nuk ka të drejtë të njollosë sakrificën e luftëtarëve dhe vlerat për të cilat është derdhur gjak.

Kur shpifja, fyerja, etiketimi dhe përgojimi bëhen mënyrë veprimi, ndërsa institucionet heshtin dhe drejtësia nuk reagon, atëherë përgjegjësinë për pasojat e mbajnë ata që e nxisin dhe e ushqejnë këtë klimë përçarjeje.

Kjo nuk është më politikë, është cenim i dinjitetit dhe i vlerave tona kombëtare.

Kur preket dinjiteti ynë, ne qëndrojmë bashkë.

Bekim Haxhiu

Photos from 128Info's post 13/05/2026

Xhevdet Pantina dhe Haki Morina janë shpallur si kandidatë për deputetë nga PDK në Klinë.

Xhevdet Pantina me numër 50 dhe Haki Morina me numër 82 do të garojnë si kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026.

13/05/2026

Kjo është lista e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 Qershorit.

12/05/2026

Kjo është lista e plotë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 Qershorit.

12/05/2026

Kjo është lista e plotë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 7 Qershorit.

02/03/2025

"Ramazani nuk është vetëm për të agjëruar, por për të reflektuar, për të falur dhe për t'u afruar me Zotin."

Urime gjithë besimtarve musliman🕌

16/02/2022

Myslimanët duhet të sigurohen që nuk janë formalistë dhe nuk përqendrohen vetëm tek e jashtmja. Prioriteti i besimtarit duhet të jetë arritja e pranimit të veprave nga Allahu dhe kjo nuk është e lehtë.
“Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve”.
(Kuran, 5:27)

Want your school to be the top-listed School/college?

Website