SHFMU "Jusuf Gërvalla" Prapaqan-Deçan

SHFMU "Jusuf Gërvalla" Prapaqan-Deçan "Njëri: lexo, mëso, studio qe ta kuptosh se sa i pa ditur ishe"

... EDHE ... GJITHÇKA GATI!Kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Gjatë kësaj per...
29/08/2026

... EDHE ...

GJITHÇKA GATI!
Kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Gjatë kësaj periudhe, stafi i shkollës është angazhuar maksimalisht për përgatitjet e fillimit të mbarë të këtij viti shkollor, duke përfshirë:
• Pastrimin e ambientit te jashtëm dhe të mbrendshëm të shkollave;
• Dezinfektimin e objekteve shkollore;
• Meremetimet e nevojshme (lyrej e hapësirave të dëmtuara, suvatimin e dëmtimeve, rregullimin e infrastrukturës instaluese etj.);
• Falë angazhimit të menxhmentit, po rregullohet edhe furnizimi me energji elekektrike, një sfidë qe na ka rënduar e munduar për vite të tëra;

NË PJESËN ORGANIZATIVE:
- Jan zgjedhur organet profesionale e punëdrejtuese të shkollës (Këshillat e Klasave, Aktivat Profesional, Klubet, Koordinatorët etj.);
- Jan caktuar kujdestarët e klasave dhe të ditës;
- Është bërë ndarja e normativit;
- Janë përpiluar planet vjetore të punës (Plani Vjetor Vlerësimit-PVV, Plani Vjetor i Aktivave-PVA, Plani Dinamik Vjetor i Takimeve të Organeve të Shkollës-PDVOSH, Plani Vjetor i Drejtorit-PVD, Plani Vjetor i Këshillave të Klasave-PVKK, Plani Vjetor i Aktiviteteteve dhe Datave të Shënuara-PVADSH, Plani Vjetor i Klubeve-PVK, Plani Vjetor i Kujdestarive-PVKU etj);
- Kemi pranuar, verifikuar dhe aprovuar aplikacionet e prindërve për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore.

PAQIM FILLIM DHE VAZHDIM TË MBARË TË VITIT TË RI SHKOLLOR!

Drejtori:
Agron Berisha

NJOFTIMËshtë publikuar katalogu i teksteve shkollore dhe çmimeve te tyre.Gjithashtu, për prinderit dhe kujdestaret ligjo...
27/08/2026

NJOFTIM

Është publikuar katalogu i teksteve shkollore dhe çmimeve te tyre.

Gjithashtu, për prinderit dhe kujdestaret ligjor të cilët nuk kan aplikuar për subvencionim për çfardo arsye, mund te aplikojnë tani.

Çmimet, katalogun dhe kontaktin e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund ta gjeni më poshtë👇

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

14/08/2026

❗❗❗VËMENDJE❗❗❗

Te nderuar prinder, vetëm edhe sot është i hapur aplikimi për subvencionimin e tekteve dhe matrialit shkollor.

Nga verifikimi i aplikacioneve nga ana e koordinatorëve të shkollës, na rezulton qe një pjesë e prindërve nuk kan aplikuar akoma.

ANDAJ,
Apeloi te gjith ata qe nuk e kanë kryer akoma aplikimin te aplikojnë sot.

Agron Berisha-Drejtor

Te nderuar prinder,Nga sot e përgjatë dy javëve të ardhëshme mund te aplikoni për sbvencionimin e limbrave dhe matrialev...
27/07/2026

Te nderuar prinder,
Nga sot e përgjatë dy javëve të ardhëshme mund te aplikoni për sbvencionimin e limbrave dhe matrialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Ndiçni me kujdes udhëzimet dhe rrespektoni afatet.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Te dashur semi marurantë, nesër me 07.07.2026 në ora 8³⁰ bëhet dorëzimi i deftesave për kryerjen e Shkollës së Mesme të ...
06/07/2026

Te dashur semi marurantë, nesër me 07.07.2026 në ora 8³⁰ bëhet dorëzimi i deftesave për kryerjen e Shkollës së Mesme të Ulët.
Po kështu ju njofzojmë se nga nesër është i hapur konkursi për regjistrim në Shkollat e Mesme të Larta (GJIMNAZE DHE SHKOLLA PROFESIONALE).
Drejtoria e shkollës, stafi mësimdhënës dhe stafi i tjeter, si dhe Drejtoria e Arsimit në Deçan ju urojnë sukses në shkollimin e mëtejmë!

Urime!
🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓

Agron Berisha-Drejtor

Bashkë me perfundimin e këtij viti shkollor edhe mësuesja jonë e zëllshme Znj. Mejreme Krasniqi po mbush moshen e pensio...
24/06/2026

Bashkë me perfundimin e këtij viti shkollor edhe mësuesja jonë e zëllshme Znj. Mejreme Krasniqi po mbush moshen e pensionimit.

Sot u bashkuam kolektivi i shkollës, familja Krasniqi, përfaqësues te Drejtoria e Arsimit në Deçan, deputejta znj. Time Kadrijaj e miq të tjerë për ta uruar e faleminderuar mësuesën për gjith këto vite angazhim e përkushtim jetësor ndaj arsimit dhe edukimit të brezave të rinjë.

Mësuesja Mejrem ka lenë gjurmë të pashlyera në historikun e shkollës sonë dhe Ne gjithmonë do i jemi mirënjohës e falenderues për gjith atë angazhim, ashtu siç populli ynë do te jetë mirënjohës e falenderues përjetësisht.!

Urime mësuese, e gëzofsh me shëndet pensionin.
Ne gjithmonë do jemi krenar për punën dhe angazhimin tëndë.!

"Kjo nuk është lamtumirë, është thjeshtë Mirupafshim" .

23/06/2026

NJOFTIM PËR TESTIN E ARRITSHMËRISË 2026!

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Bazuar në Vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 2/1715, datë 28.04.2026, Testi i Arritshmërisë për vitin 2026 do të mbahet më 26 qershor 2026 (e premte).

‼️VEMENDJE‼️
👇
Nxënësit e shkollës sonë do të mbajnë testin në Qendrën e Testimit 3 (Q3)
IAAP "Tafil Kasumaj" Deçan

🕘 Nxënësit duhet të jenë në qendrën e testimit në ora 09:00 bashkë me mësimdhënësit kujdestar të klasave te IX-ta.

🕙 Fillimi i testit: ora 10:00.

Lusim të gjithë nxënësit të paraqiten me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e komisioneve të testimit.

Të gjithë nxënësve ju urojmë shumë suksese në Testin e Arritshmërisë 2026 dhe në rrugën e dijes!

12/06/2026

Gëzuar Ditën e Lirisë Kosovë!
🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Në çdo ditë e punës sonë angazhohemi qe ditën ta kthejmë "1 Qershor" për ju. Gëzuar!
01/06/2026

Në çdo ditë e punës sonë angazhohemi qe ditën ta kthejmë "1 Qershor" për ju.

Gëzuar!

Festa 1 Qershorit nga nxënësit e paralelës sonë në Dubovik, nën organizimin dhe përkujdesjen e mësueseve tona te zëllshm...
01/06/2026

Festa 1 Qershorit nga nxënësit e paralelës sonë në Dubovik, nën organizimin dhe përkujdesjen e mësueseve tona te zëllshme.

Gëzuar!

Address

Prapaqan, Deçan-
Deçan
51000

Telephone

+38344621040

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Jusuf Gërvalla" Prapaqan-Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Jusuf Gërvalla" Prapaqan-Deçan:

Shortcuts

Share

Category