19/05/2025
Pensionohet drejtori i shkollës "Zef Lush Marku" - Brekoc, z. Pjetër Dodaj, pas një kontributi të çmuar 41-vjeçar në arsim si mësues dhe 14 vite si udhëheqës në shkollë.
Sot, zyrtarisht, pas 4 viteve si drejtor në SHMU " Zef Lush Marku" në prani të Shefit të Arsimit, z. Zymer Berisha, dorëzoi detyrën te ushtruesja e detyrës së drejtorit, znj. Blerina Komani.
Drejtori do të mbahet mend për përkushtimin e tij të jashtëzakonshem dhe për korrektësinë e palekundur në çdo hap të punës së tij.