Sufi صوفی

Sufi صوفی Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sufi صوفی, Education, Istanbul.

20/08/2026
NJË HISTORI E MREKULLUESHME PËR SHEGËNHz. Fatimja kishte humbur oreksin dhe ishte shtatzene, Një ditë, Hz. Aliu hyri në ...
23/07/2026

NJË HISTORI E MREKULLUESHME PËR SHEGËN

Hz. Fatimja kishte humbur oreksin dhe ishte shtatzene, Një ditë, Hz. Aliu hyri në dhomen e saj dhe, me dashuri e përkujdesje, e pyeti:

“O Fatime! Çfarë dëshiron zemra jote nga të mirat e kësaj bote?”

Hz. Fatimja iu përgjigj me butësi:

“O Ali, dëshiroj një shegë” sic u shko mendje grave shtatzena.

Hz. Aliu nuk kishte para me vete. Mendoi gjatë, pastaj u ngrit dhe u drejtua për në treg. Mori para dhe bleu një shegë. Por, gjatë rrugës për në shtëpi, pa një plak të sëmurë të shtrirë buzë rrugës.

Iu afrua dhe e pyeti:

“Çfarë dëshiron zemra jote?”

Plaku u përgjigj me një zë të dobët:

“O Ali! Kam pesë ditë që qëndroj këtu. Njerëzit kalojnë pranë meje, por askush nuk më vëren. Zemra ime dëshiron një shegë.”

Hz. Aliu u mendua thellë. “Nëse ia j*p këtë shegë plakut, Fatimja do të mbetet pa të. Nëse nuk ia j*p, do të shkel fjalën e Allahut: ‘Dhe mos e qorto lypësin’ (Duha 93:10), si dhe porosinë e të Dërguarit të Allahut a.s : ‘Mos e qorto lypësin, edhe nëse është lypës.’”

Dhe pa hezitim, ia dha shegën plakut.

Plaku u shërua.

Ndërkohë, Hz. Fatimja, me turp e përulësi, qëndronte në shtëpinë e saj të bekuar. Kur Hz. Aliu hyri, ajo u ngrit në këmbë për ta përshëndetur. Kur mësoi për ngjarjen e shegës, ajo tha:

“O Ali! Mos u mërzit. Betohem në madhështinë e Allahut, në çastin kur ia dhe atë shegë plakut, dëshira ime për të u zhduk.”

Fjalët e saj ia qetësuan zemrën.

Në atë moment, dikush trokiti në derën e Hz. Fatimes. Hz. Aliu pyeti:

“Kush është?”

Një zë u përgjigj:

“Hape derën, unë jam Selman el-Farsi.”

Hz. Aliu u ngrit dhe hapi derën. Selmani (r.a.) hyri brenda, duke mbajtur në dorë një pjatë të mbuluar me një shami. E vendosi atë përpara Hz. Aliut.

“Kush e dërgoi këtë?” – pyeti ai.

Selmani u përgjigj:

“Allahu i Madhëruar ia dërgoi këtë të Dërguarit të Tij, dhe i Dërguari i Allahut a.s ta dërgoi ty.”

Hz. Aliu e zbuloi pjatën. Në të kishte nëntë shegë.

Ai tha:

“O Selman! Nëse kjo do të ishte për mua, do të ishin dhjetë. Sepse Allahu i Madhëruar thotë: ‘Kush vjen me një të mirë, do të ketë dhjetëfishin e saj’ (En’am 6:160).”

Selmani buzëqeshi, nxori një shegë të fshehur dhe e vendosi në pjatë, duke thënë:

“O Ali! Betohem në Allahun se ato ishin dhjetë. Por e fsheha njërën për të të provuar, se Profeti a.s ka then per ty: Aliu eshte porta e dituris

Hazreti Husejni humbi gjyshin e tij, të Dërguarin e Allahut kur ai ishte gjashtë vjeç, ndërsa ishte personi më i dashur ...
04/07/2025

Hazreti Husejni humbi gjyshin e tij, të Dërguarin e Allahut kur ai ishte gjashtë vjeç, ndërsa ishte personi më i dashur në botë për të. Mund ta imagjinoni dhimbjen?
Ai humbi nënën e tij, Hz.Fatime Zehran vetëm gjashtë muaj më vonë, ndërsa ajo ishte ajo që do ta përqafonte dhe do t’i fshinte lotët si një fëmijë i vogël. Mund ta imagjinoni vështirësinë? Ai pa martirizimin e babait të tij, Hz.Aliut ndërsa ai ishte prijësi i besimtarëve. Mund ta imagjinoni vështirësinë?
Ai pa vëllain e tij, Hasanin duke u shtrirë në momentet e tij të fundit ndërsa ishte i dashuri i zemrës së tij dhe shoku i tij më i mirë. Mund ta imagjinoni vështirësinë?

Ai ishte dëshmitar i martirizimit të fëmijës së tij në fushën e betejës, ndërsa e mbajti në krahë. Mund ta imagjinoni këtë sprovë?
Ai u largua nga Medina ndërsa ishte qyteti në të cilin u rrit, për të përmbushur misionin e të Dashurit të tij. Mund ta imagjinoni këtë sakrificë?
Ai përjetoi uri dhe etje për ditë me radhë ndërsa ishte nipi i Princit të Keutherit. Mund ta imagjinoni durimin?
Ai pa shtypjen e familjes së tij ndërsa ata u pastruan dhe u rritën, megjithatë ai kurrë nuk e humbi shpresën. Mund ta imagjinoni guximin? Ai dha shpirtin e tij për t'i dhënë jetë kësaj feje. Mund ta imagjinoni madhështinë e tij?

Ai jetoi një jetë të vështirë për të na dhënë lehtësi. Ai kaloi nëpër luftë që të mund të përjetonim qetësinë. Ai udhëhoqi rrugën më të rëndë vetëm që ne ta ndiqnim me lehtësi. Asnjë besimtar nuk kalon ndonjë provë në këtë jetë, përveç nëse ata janë në gjendje ta marrin atë si shembull, model dhe burim ngushëllimi.

Allahu na bëftë pasues të denjë të Pejgamberit dhe familjes së tij.

I Dashuri i Allahut tha: "Mbrojeni të Dërguarin nëpërmjet Ehlibejtit(familjes së tij!)

MËSOVA SE ÇDO | VDEKSHËM DO TË SHIJOJË VDEKJEN.POR VETËM DISA DO TË SHIJOJNËJETEN! RUMI
25/05/2025

MËSOVA SE ÇDO | VDEKSHËM DO TË SHIJOJË VDEKJEN.POR VETËM DISA DO TË SHIJOJNË
JETEN! RUMI

Ne ishim njerëz qe ne brendi e fshehnim ashkun, per atë gjithe heshtim.
10/03/2025

Ne ishim njerëz qe ne brendi e fshehnim ashkun, per atë gjithe heshtim.

25/10/2024

Xhuma E Hajrit

Nga Imam Qazimi (a.s): “Një ditë më ra një trishtim i thellë. Babai im, Imam Xhaferi (a.s), më tha: “Lute Zotin që dhimb...
10/10/2024

Nga Imam Qazimi (a.s):
“Një ditë më ra një trishtim i thellë. Babai im, Imam Xhaferi (a.s), më tha: “Lute Zotin që dhimbja jote të largohet nga zemra. Përsëriteni vazhdimisht: "Ja Ra'ufu, Ja Raheem" ​​dhe merr ngushëllim dhe forcë nga mëshira e Tij e pafund, sepse në Emrin e Tij qëndron ilaçi dhe shërimi i të gjitha plagëve tona. »

05/10/2024

Shikoni dhe degjoni me vemendje te gjith ju qe ofendoni Tyrbet

Çfarë tha Eduard Braun për Imam Husejnin?Eduard Braun (1862-1926) ka qenë orientalist britanez. Ai në lidhje me Imam Hus...
06/07/2024

Çfarë tha Eduard Braun për Imam Husejnin?
Eduard Braun (1862-1926) ka qenë orientalist britanez. Ai në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) ka thënë:
“A është e mundur të ekzistoj një zemër e cila me rastin e përkujtimit të Husejnit dhe të Qerbelasë nuk do të mbushet me dhimbje e pikëllim? Madje edhe ata që nuk janë muslimanë nuk mund ta mohojnë pastërtinë shpirtërore e cila ka ngjarë në këtë luftë islamike nën flamurin e Islamit”.

Address

Istanbul

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sufi صوفی posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category