21/12/2025
Pyelli të kujton pastërtinë...
Por!
Pastërti janë dy.
1- Fizike dhe 2- Shpirtërore.
1- pastërtia fizike është ekzagjeruar aq shumë sa që 2- pastërtia shpirtërore është zhytur e qelbur në llum.
*Pastërtia fizike nuk shkëlqen me shampëra, sabunj apo parfumëra. Ajo shkëlqen atëherë kur pastërtia shpirtërore mbahet më e pastër se e jashtmja.
Kur njeriu del në natyrë i ndjen akoma më tepër këto pastërti.
Zoti na bëftë prej të pastërtve.
04/10/2024
Profesori, gjithe jeten e tij e kaloi duke i shkruajtur vetedijes, ndergjegjesimit, civilizimit dhe vlerave njerezore. A ka shkruar mbi 40 vepra per ngritjen e figures dhe identitetit njerezor, ndersa sot po nençmohet nga ata te cilet ende nuk dine te shkruajne as 40 statuse ne Twitter apo Facebook.
Profesori qe jeten ja kushtoi vlerave njerezore, sot ofendohet, fyhet dhe shahet me liber dasme neper rrjetet sociale vetem pse ai nuk p***a bere nje status qe denon dhunen dhe marrezirat e kohes bashkekohore.
''Une nuk i perdor fare rrjetet e deshprim-demoralizimit. Por kjo eshte koha njeriut me koke ne t**e dhe kembe perpjete'' biri im me thoshte ai duke buzqeshur me lot deshprimi.
02/10/2024
''Bektashinjte e Shqiperise'' ishte tema e diplomimit qe une punova me 2017.
Ate kohe Meta sapo ishte zgjedhur President i Republikes ne CV'ne e tij shkruante se ''Feja e tij ishte; Bektashi'' por te pakte ishin ata qe ja vune rene kesaj pune. Madje me te pakte ishin dhe ata qe reaguan per kete teme.
Sot rreth temes se bektashinjeve mediat konsumuan gjithça por askush nuk arriti te thote se 'Bektashninjte nuk jane asgje me shume se nje Tarikat (qasje e nje dijetari)', pra bektashinjte nuk jane shiit sikur u permend ne mediat shqiptare. Ndersa shkolla juridike qe ndjekin bektashinjte eshte shkolla e Ebu Hanifes. ... kjo eshte pjesa fetare e Bektashinjeve.
Ndersa pjesa politike e tyre shihej qarte ne CV'ne e baba Reshat Bardhit (rahmet i paste shpirti). Baba Reshat Bardhi ne syrin e nderkombetareve ishte nje nder personat me vemendje me te madhe ne 20 vitet e postkomunizmit. Ai eshte thirrur me ftesa te veçanta dhe e kane vizituar personalitet me grada te larta nderkombetare. Madje as Kryeminstri dhe as Presidenti i Shqiperise nuk i ka pasur dhe nuk eshte pritur ato vizita qe ka pasur baba Reshat Bardhi.
Por pas gjithe privilegjeve dhe pas gjithe levdatave apo 'presoineve diplomatike' qe baba Reshat Bardhi kishte, si nje bektashi i vertete, nuk reshti se theni 'ne bektashinjte jemi vetem nje lule ne baçen e Islamt.' Por, edhe pse baba Reshati i refuzoi propozimet e diplomatikeve nderkombetare, ai nuk ja arriti te ndalte dy gjera qe sot nuk i flet kush;
- Gjeja e pare ishte se baba Reshati nuk ja arriti ti thote te ashtuquajturve selefiste apo vehabiste se 'Bektashinet jane mysliamane'. Pasi selefisto-vehabistet qe ne vitet 2000 kishin ngritur flamurin e zi dhe thonin se ''bektashinjte nuk jane mysliman''
- Gjeja e dyte qe baba Reshati nuk ja arriti ta ndali ishin botimet letrare qe binin ndesh me me parimet e bektashinjeve, botime keto qe botoheshin nga kryegjyshata bektashiane... Ne ato botime dukej qarte se bektashizmi po pergatitej si 'nje fe paqeje' globaliste...
Ndersa sot kryeministri Rama nuk po nxjerr diçka te re, ai vetem po thote ate qe i eshte shkruajtur ne leter. Madje nuk besoj se Rama e ka te qarte kete çeshtje, as prapaskenat e saj. Atij thjesht i eshte dhene historiku i planimetrise per bektashinjte. Sepse kete qe thote rama sot e ka thene Naim Frasheri ne kohen e tij.
Propozimi i Naim Frasherit ishte qe Shqiperia te quhej ''Republika Bektashiane e Shqiperise.'' Por ate kohe shqiptaria ishte e mbushur plot e perplot me burra dhe trima te penes dhe pushkes ndaj ja dogjen letrat Naim Frasherit dhe ne mbetem Republika e Shqiperise, sepse keshtu duhet te ishim dhe duhet te jemi....
Fund; Populli qe nuk njeh historine e tij eshte i prire te bie 100 here ne te njejten grope.
te interesuarit temen e punuar rreth bektashinjeve te Shqiperise e gjene ne linkun e meposhtem. (Tema eshte shkruajtur ne gjuhen Turke.)
www.academia.edu
17/09/2024
Vetmia!
Nese ndihmon te varferit, mbetesh i vetem.
Nese thuan te verteten, mbetesh i vetem.
Nese kerkon drejtesi, mbetesh i vetem.
Nese refuzon kamaten, mbetesh i vetem.
Nese denon abuzimet, mbetesh i vetem.
Nese nuk pranon padrejtesite, mbetesh i vetem.
Nese nuk pranon vjedhjen, mbetesh i vetem.
Nese nuk pranon rushfetin, mbetesh i vetem.
Nese mbron jetimin,te dobtin dhe te pafajshmin, mbetesh i vetem.
Nese refuzon lidhjen jashtmartesore, mbetesh i vetem.
Nese refuzon perdorimin e lendeve dhe pijeve narkotike dhe alkolike, mbetesh i vetem.
Nese nuk pranon ligjin e martesave te gjinive te njejta, mbetesh i vetem.
Nese denon gjenocidet Izraelite ne Gazza gjenocidet Kineze ndaj Ujgureve, dhe gjenocidet ne vendet e tjera te botes, mbetesh i vetem.
Nese nuk pranon drejtesine e padrejte, mbetesh i vetem.
Nese refuzon copezat e kulturore qe i kane mveshur me petk fetar, mbetesh i vetem.
Nese perbuz lakuriqsine dhe pornografine, mbetesh i vetem.
A jeton kush ne ty o e mjera Bote?
Me bej dhe mua te vetem o Zot.
Me mire i vetmuari i tille, se sa i popullarizuari i ndyre.
29/08/2024
Sa interesant njeriu!
Pretendon se aty ku gjendet popullariteti, reklamat dhe shumendjekshmeria aty ka nje gje te mire.
Por;
Nuk e di njeriu qe e keqja eshte bosh, ndaj xhurmen e ka te madhe.
Dije njeri se;
* E Mira ecen ngadale, burine e ka nga pas, ndaj zerin e saj e degjojne pasardhesit.
* E Keqja ecen shpejt, burine e ka perpara, ndaj zeri i saj i turbullon te gjithe.
Zoti yne! Mos na turbullo me te keqan dhe na bashko me te miret.
09/08/2024
Betohem se; nese njerezit do ushqenin stomakun aq sa ushqejne koken shumica do kishte vdekur urie...
Dite te hajrit hajerilenjeve.
04/08/2024
Besimtari i beson fjales Hipokriti i beson syrit...... !
Syrin e prek joshja, Zemren e prek fjala.
Syrin e josh Amabllazhi, Zemren e josh fjala.
Gjithemone ka ndodhur qe mbi nje ambalazh te bukur te kete fjale joshese...!
Ketu ndodh mashtrimi; Sepse ambalazhi nuk lexohet, vetem se duket!
02/08/2024
Kur te Mires i keputet nje lule, e Keqja e mbush boten me propaganda duke thene se u shua e mira!
Por;
E keqja nuk e din se; Kur Miresise i keputet nje lule, ajo (lulja) le nga pas nje mije fara.
Pastaj lulet e miresise rigjallerojne dhe riaromizojne neper saksite e botes sikur gjallerohet natyra pas shiut veror.
Asnjehere shiu nuk i demton lulet, ato demtohen vetem kur ka furtuna te ashpra. Edhe furtunerat nuk vijne per te demtuar lulet, por vijne per ti zevendesuar lulet e miresise me fidane te reja.
Zot, ne mos qofshim prej luleve te miresise, na bej prej fidaneve qe mbien ne baçen e miresise.
Xhuma te hajrit me plot begati, xhumalinjeve.