Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen

Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen Faqja zyrtare e BKFSHN Drammen. Bashkësi shqiptare për kulturë, besim dhe komunitet në Drammen. Kulturë • Besim • Unitet
🌐 www.bkfsh.no

Të nderuar anëtarë dhe besimtarë,BKFSHN Drammen ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ligjëratë me Imamin Husamedin Abazi, e c...
21/09/2026

Të nderuar anëtarë dhe besimtarë,

BKFSHN Drammen ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ligjëratë me Imamin Husamedin Abazi, e cila do të mbahet të mërkurën, më 30 shtator 2026, në orën 19:30, në ambientet e BKFSHN Drammen.

Ky takim është një mundësi e mirë për t’u mbledhur së bashku si komunitet, për të dëgjuar ligjëratën, për të përfituar nga këshillat dhe reflektimet e Imamit dhe për të kaluar një mbrëmje në një atmosferë të mirë vëllazërore.

Ligjërata është e hapur për anëtarët, besimtarët dhe të gjithë të interesuarit. Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ta ndani njoftimin edhe me familjarët, miqtë dhe të afërmit tuaj.
Pas ligjëratës do të ketë mundësi për bashkëbisedim dhe për të kaluar kohë së bashku me pjesëmarrësit.

Data: E mërkurë, 30 shtator 2026
Ora: 19:30
Vendi: BKFSHN Drammen, Engene 70, 3015 Drammen

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim me respekt dhe kënaqësi në BKFSHN Drammen.

Mirë se vini!

www.bkfsh.no

WEBSITE E RE E BKFSHN DRAMMEN TANI ËSHTË ONLINE!Të nderuar anëtarë dhe pjesëtarë të komunitetit tonë,Kemi kënaqësinë t’j...
20/09/2026

WEBSITE E RE E BKFSHN DRAMMEN TANI ËSHTË ONLINE!

Të nderuar anëtarë dhe pjesëtarë të komunitetit tonë,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se website i ri i BKFSHN Drammen tashmë është publikuar dhe mund ta vizitoni në bkfsh.no.

SË SHPEJTI:
Përmes platformës së re, anëtarët e rinj mund të regjistrohen online, ndërsa Fondi i Xhenazes mund të menaxhohet dhe paguhet në mënyrë digjitale së shpejti. Hyrja në profil bëhet lehtë dhe në mënyrë të sigurt përmes Vipps.

Në profilin tuaj, gradualisht do të keni mundësi të shihni anëtarësimin tuaj dhe të familjes, statusin e pagesave për Fondin e Xhenazes dhe informacione të tjera relevante. Çdo anëtar do të pajiset gjithashtu me numrin e tij unik të anëtarësimit.

E rëndësishme për anëtarët ekzistues:

Nëse jeni tashmë të regjistruar si anëtarë, nuk duhet të regjistroheni përsëri. Të dhënat e anëtarëve ekzistues do të transferohen gradualisht në sistemin e ri dhe do të njoftoheni kur profili dhe anëtarësimi juaj të jenë të disponueshëm.

Për momentin, anëtarët ekzistues ende nuk janë transferuar në sistem. Prandaj, nëse hyni me Vipps dhe nuk e shihni ende veten ose familjen tuaj, kjo është normale.

Deri në përfundimin e transferimit, vazhdon të vlejë sistemi dhe regjistrimi ekzistues.

Adresa jonë e re zyrtare e e-mailit është:
[email protected]

Për pyetje, kërkesa apo sugjerime, ju rekomandojmë të përdorni formularin e kontaktit në bkfsh.no, në mënyrë që çdo kërkesë të regjistrohet dhe të trajtohet sa më mirë.

Ju mirëpresim në platformën e re të BKFSHN Drammen.

🌐 www.bkfsh.no

Unitet • Kulturë • Besim

18/08/2025

Njoftim për të pame
Familja Agushi me banim në Drammen njofton miqtë dhe dashamirët e të ndjerit Avni Agushi se e pamja për burra dhe gra do të mbahet ditën e diel, më 24.08.2025, nga ora 11:00 – 16:00, në lokalin e xhamisë së Drammenit.
📍 Xhamia e Drammenit
Engene 70, 3015 Drammen
Prania juaj do t’ia lehtësojë dhimbjen familjes Agushi.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë vendbanimin e tij Xhennetin. Amin..

26/01/2025

Nata e Isras dhe Miraxhit !

Mrekullia e Isras dhe Miraxhit na tregon fuqinë e pakufijshme të Krijuesit Apsolut Allahut xh.sh i cili mundësoi udhëtimin e Muhammedit a.s të vetmin në histori të njerëzimit . Udhëtim ky tokësorë qiellorë i cili mundësoi Muhammedit a.s eksplorimin e fakteve dhe të vërtetëva të mëdha . Është natë e shumë ngjarjeve të jashtëzakonshme : udhëtimi në mesxhidul Aksa , falja e namazit me Pejgamberët e Allahut , ngjitja drejt sferave qiellore dhe takimi me Pejgamberë të ndryshëm dhe arritja deri në sidretul munteha .
Dhurata më e madhe e kësaj nate është falja e 5 kohëve të Namazit në vlerë të 50 vakteve .
Rëndësia dhe porosia e kësaj nate është të jemi më afër Allahut xh.sh dhe më afër jemi kur falim 5 kohët e namazit …
Zoti na ndihmoftë në kryerjen e 5 kohëve të namazit në mënyrë që të dalim para Zotit të përgatitur dhe të marrim shpërblimin e madh …

Selam alejkum të nderuar miq dhe dashamirë.Pas një kohe të ndërprerjes së faljes së Xhumasë në xhaminë tonë në Drammen, ...
22/01/2025

Selam alejkum të nderuar miq dhe dashamirë.
Pas një kohe të ndërprerjes së faljes së Xhumasë në xhaminë tonë në Drammen, për shkak të dëmtimeve nga rrjedhja e ujit, jemi të lumtur të njoftojmë se faza e tharjes dhe riparimit ka përfunduar me sukses.
Gjatë kësaj periudhe, kemi përmirësuar disa pjesë të rëndësishme të xhamisë, përfshirë mimberin dhe mihrabin, si dhe kemi bërë disa ndryshime për ta përmirësuar ambientin . Më poshtë mund të shihni disa foto nga punimet e kryera.
Ju informojmë se falja e Xhumasë do të rifillojë këtë të premte, duke filluar nga ora 12:30.
Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt me kohën dhe ndihmat e tyre.

01/01/2025
12/12/2024

Adresse

Drammen
Drammen

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Snarveier

Del

Type