22/09/2025
Sot patëm kënaqësinë të presim me shumë krenari nxënësin tonë, i cili mori pjesë në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër dhe u shpall kampion. Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për të si individ, por edhe për shkollën tonë, prindërit dhe gjithë komunitetin.
I urojmë shumë suksese edhe në të ardhmen, duke qenë të bindur se kjo është vetëm fillimi i një rruge të gjatë me arritje të mëdha.