30/04/2026
Në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë në lëndën e historisë, i organizuar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga mësuesja jonë Delvina Beba Limani .Ajo na sjell më afër përjetimet dhe punën e nxënësve, duke theksuar se historia bëhet më e kuptueshme dhe më e bukur kur mësohet përmes kreativitetit dhe përfshirjes aktive.
🏛️-Roma e Lashtë në sytë e nxënësve të klasës së VI-të
Me shumë entuziazëm, kreativitet dhe dashuri për historinë, nxënësit e klasës së gjashtë realizuan një aktivitet të veçantë me temën Roma e Lashtë. Përmes punës në grup dhe ideve kreative, ata arritën ta sjellin historinë më afër dhe më të gjallë për të gjithë.
Me shumë përkushtim, imagjinatë dhe punë në grup, ata përgatitën punime të bukura me hamerë, materiale ilustrative dhe prezantime në PowerPoint, përmes të cilave na udhëhoqën në një udhëtim interesant në historinë e një prej qytetërimeve më të mëdha të botës.
Gjatë prezantimeve, nxënësit treguan njohuritë e tyre për jetën në Romën e lashtë, zhvillimin e saj ndër shekuj, si dhe legjendën e njohur të themelimit nga Romulus dhe Remus. Po ashtu, ata prezantuan edhe monumentet madhështore që kanë mbetur simbol i historisë, si Colosseum.
Ky aktivitet ishte një dëshmi e bukur e punës, kreativitetit dhe përkushtimit të nxënësve, të cilët përmes kërkimit, bashkëpunimit dhe prezantimit arritën ta sjellin historinë më afër dhe më të gjallë për të gjithë.
👏 Urime nxënësve për punën e tyre të shkëlqyer! Në veçanti u dalluan për punimet e tyre të veçanta nxënësit e klasave VI-3 dhe VI-5.