Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit - Myftinia Strugë

Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit - Myftinia Strugë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit - Myftinia Strugë, Educational Research Center, Myftinia BFI-së Strugë, Struga.

15/01/2026

Masakra e Reçakut – 15 Janar 1999

Sot kujtojmë Reçakun, një plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit, ku u vranë mizorisht 45 civilë të pafajshëm. Kjo masakër nuk ishte rastësi, por dëshmi e një dhune të organizuar dhe padrejtësie të rëndë ndaj popullit të Kosovës.

Në Islam, drejtësia është themel i paqes. Pa pranimin e së vërtetës dhe pa pendesë, nuk mund të ketë pajtim të sinqertë. Kujtesa jonë nuk ushqehet me urrejtje, por me përgjegjësi morale për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.

Lusim All-llahun xh.sh. që t’i mëshirojë dëshmorët e Reçakut, t’u japë durim familjeve të tyre dhe ta udhëzojë njerëzimin drejt drejtësisë, së vërtetës dhe paqes së qëndrueshme.

Myftinia e BFI-së Strugë
Myfti H. Adi ef. Murtishi

Photos from Myftinia e BFI- Strugë's post 15/01/2026
12/01/2026

Mbrëmje Kuranore në Llabunishtë

Një pjesë nga fjalimi i Myftiut të Strugës H. Adi ef. Murtishi, i cili foli rreth Institutit të Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit, pranë Myftinisë së Strugës, dhe më pas do lexoj Kuran, nxënësi i Insitutit, Ekremi, i cili ishte paraqitja e parë nga Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit.

Photos from Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit - Myftinia Strugë's post 07/01/2026

Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit, pranë Myftinisë së BFI-së Strugë, u pasurua me një tabelë smart, e dedikuar për nxënësit e institutit, duke krijuar kushte më bashkëkohore për mësim dhe avancim të dijes Kuranore.

Kjo dhuratë e çmuar u mundësua nga z. Bardhul Zhuta, i cili, edhe pse jeton dhe vepron jashtë vendlindjes, vazhdon të dëshmojë përkushtim të vazhdueshëm ndaj arsimit dhe kauzave të dobishme shoqërore.

Donacioni u mirëprit nga Myftiu i Strugës H. Adi ef. Murtishi dhe Drejtori i Institutit të Hifzit H. Fatijon ef. Shemshedini, të cilët shprehën mirënjohje të veçantë për këtë kontribut domethënës.

All-llahu e shpërbleftë me të mira dhe bereqet çdo dorë që investon në dije dhe në Librin e Tij.

25/12/2025

Urime Nata e Regaibit

﴿إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ ٱلْمُتَطَهِّرِينَ﴾
“All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.”
(El-Bekare, 222)

Nata e Regaibit na kujton se dera e mëshirës është gjithmonë e hapur për atë që kthehet sinqerisht te All-llahu xh.sh.

Zoti na pranoftë lutjet dhe pendimin!

Myftinia e BFI-së Strugë



Честита Ноќта Регаиб

﴿إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ ٱلْمُتَطَهِّرِينَ﴾
„Навистина, Аллах ги сака оние кои се каат и ги сака оние кои се очистуваат.“
(Ел-Бекара, 222)

Ноќта Регаиб нè потсетува дека вратата на милоста е секогаш отворена за оној што искрено се враќа кон Аллах.

Нека ни ги прифати Аллах нашите дуа и покајанија!

Муфтиството на ИВЗ – Струга



Regaib Kandiliniz Mübarek Olsun

﴿إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ ٱلْمُتَطَهِّرِينَ﴾
“Şüphesiz Allah, tevbe edenleri ve temizlenenleri sever.”
(Bakara, 222)

Regaib Kandili, samimiyetle Allah’a yönelenler için rahmet kapılarının her zaman açık olduğunu hatırlatır.

Rabbimiz dualarımızı ve tövbelerimizi kabul eylesin.

IDB Struga Müftülüğü

21/12/2025

Mirë se vini në vendlindje, gurbëtarë të dashur!

Myftinia e BFI–së Strugë, me në krye Myftiun e Strugës, H. Adi ef. Murtishi, ju përcjell urimet më të përzemërta për një kthim të mbarë, të sigurt dhe të bekuar në vendlindje.

Kthimi në vendlindje është më shumë se një udhëtim është rikthim te rrënjët, te familja, te kujtimet që na formuan dhe te vlerat që na mbajtën të fortë edhe në gurbet. Është kthim te qetësia shpirtërore, te duaja e nënës dhe te mëshira e All-llahut që na shoqëron në çdo hap.

Me këtë rast, Myftinia e BFI-së Strugë ju mirëpret çdo ditë pune në zyrat e saj, për biseda vëllazërore, këshilla fetare, orientim shpirtëror dhe çështje të ndryshme që lidhen me jetën, familjen dhe besimin. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju, ashtu siç është gjithmonë e hapur edhe zemra e vendlindjes.

Lutemi që All-llahu t’ju dhurojë ditë të qeta, pushime të këndshme, bashkim familjar dhe bereqet në shtëpitë tuaja, si dhe kthim të sigurt atje ku jeta ju pret sërish.

🤲 All-llahu ju ruajtë gjatë rrugëtimit dhe ju shpërbleftë për çdo sakrificë!
🏡 Vendlindja gjithmonë ju pret.

Myftinia e BFI-së Strugë
Myftiu i Strugës, H. Adi ef. Murtishi

Добредојдовте во татковината, драги гурбетчии!

Муфтиството на Исламската верска заедница – Струга, предводено од Муфтијата на Струга, Х. Ади еф. Муртиши, Ви упатува најискрени честитки за Вашето безбедно и благословено враќање во татковината.

Враќањето во татковината не е само патување, туку враќање кон корените, кон семејството, спомените што нè обликувале и вредностите што нè одржале силни за време на животот во гурбет. Тоа е враќање кон духовниот мир, кон мајчината молитва и кон милоста на Аллах, која нè следи во секој чекор.

По тој повод, Муфтиството на ИВЗ – Струга Ве пречекува секој работен ден во своите канцеларии, за срдечни разговори, верски совети, духовна поддршка и различни прашања поврзани со животот, семејството и верата. Нашите врати секогаш се отворени за Вас, исто како што секогаш е отворено и срцето на татковината.

Се молиме Аллах да Ви подари мирни денови, пријатен одмор, семејна сплотеност и бериќет во Вашите домови, како и безбедно враќање таму каде што ве очекува секојдневието.

🤲 Аллах нека Ве чува на патот и нека Ве награди за секоја жртва!
🏡 Татковината секогаш Ве очекува.

Муфтиство на ИВЗ– Струга
Муфтија на Струга, Х. Ади еф. Муртиши

20/12/2025

Urim për Fillimin e Tre Muajve të Bekuar

Me rastin e fillimit të muajve të bekuar Rexheb, Sha’ban dhe Ramazan, Myftinia e BFI–së Strugë, nën udhëheqjen e Myftiut H. Adi ef. Murtishi, përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për të gjithë besimtarët muslimanë.

Këta muaj janë një thirrje hyjnore për reflektim, pastrim shpirtëror, afrimitet me Krijuesin dhe përgatitje të denjë për pritjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Lutemi që All-llahu i Plotfuqishëm të na mbulojë me mëshirën e Tij, të na begatojë me shëndet, paqe dhe besim të palëkundur, si dhe të na mundësojë që Ramazanin ta arrijmë me zemra të pastra dhe vepra të mira.

“O All-llah, na beko në muajin Rexheb dhe Sha’ban dhe na mundëso ta arrijmë muajin Ramazan.”

Me respekt,
Myftinia e BFI-së Strugë

Честитки по повод почетокот на Трите Благословени Месеци

По повод почетокот на благословените месеци Реџеб, Ша’бан и Рамазан, Муфтиството на ИВЗ – Струга, предводено од Муфтијата Х. Ади еф. Муртиши, упатува искрени и срдечни честитки до сите муслимански верници.

Овие месеци претставуваат духовна можност за размислување, прочистување на душата и подготовка за дочекот на возвишениот месец Рамазан.

Се молиме Аллах Семоќниот да нè дарува со Својата милост, здравје, внатрешен мир и силна вера, и да ни овозможи Рамазан да го дочекаме подготвени духовно и морално.

„О Аллах, благослови ги месеците Реџеб и Ша’бан и помогни ни да го дочекаме месецот Рамазан.“

Со почит,
Муфтиство на ИВЗ – Струга

14/12/2025

Umre të pranuar Altin! 🤍

*Sot pas mësimit, i uruam rrugë të mbarë për në vendet e shejnta për të kryer Umren, nxënësit dhe shokut tonë Altin Roçi.
All-llahu ti pranoftë duatë, e mos na harro në dua! 🌹

Photos from Instituti i Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit - Myftinia Strugë's post 06/12/2025

Nxënësit e Institutit të Hifzit vizituan Fun House në Dua Mall, drekë, argëtim dhe momente të paharrueshme

Pas përfundimit të mësimit të sotëm, nxënësit e Institutit të Hifzit dhe Drejtëleximit të Kuranit pranë Myftinisë së BFI-së Strugë zhvilluan një vizitë relaksuese dhe edukative në Dua Mall. Të shoqëruar nga drejtori i Institutit, H. Fatijon ef. Shemshedini, nxënësit shijuan një drekë të përbashkët dhe aktivitete argëtuese që u sollën buzëqeshje dhe gëzim.

Ky moment ishte një shpërblim i vogël për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mësimin e Kuranit, si dhe një mundësi që ata të ndërtojnë kujtime të bukura së bashku, duke forcuar frymën e shoqërisë dhe vëllazërisë në rrugën e dijes.

Shprehim falënderimin tonë të sinqertë për Fun House “Dua Mall”, për mikpritjen, nderin dhe respektin që na treguan, duke na mundësuar një drekë të këndshme dhe momente të veçanta argëtimi për fëmijët tanë.

All-llahu ju shpërbleftë me të mirat!

Want your school to be the top-listed School/college in Struga?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Myftinia BFI-së Strugë
Struga
6330

Opening Hours

Monday 08:30 - 12:00
Tuesday 08:30 - 12:00
Wednesday 08:30 - 12:00
Thursday 08:30 - 12:00
Saturday 08:30 - 12:00