18/05/2026
Më 14.05.2026, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë Klubin e Librit “Yjet e Dijes”. Me shumë ngrohtësi, buzëqeshje dhe dashuri për librin, anëtarët e klubit sollën tek nxënësit mesazhe të bukura për rëndësinë e leximit dhe magjinë që fsheh çdo faqe libri. Ata treguan se sa e bukur është bota e leximit dhe sa shumë dritë, dije e imagjinatë sjell ajo në jetën e fëmijëve.
Qëllimi i këtij klubi është të lexojmë së bashku, të krijojmë miqësi të bukura dhe të shpërndajmë dashurinë për librin, sepse çdo libër hap një derë të re drejt dijes, imagjinatës dhe ëndrrave të bukura.
Përgëzojmë znj. Argjenta Demiri Xheladini për këtë iniciativë kaq të bukur dhe frymëzuese, e cila sjell më pranë nxënësit me botën e librave dhe dashurinë për leximin✍️📚