10/06/2026
Të dashur nxënës
Më në fund erdhi koha që çantat të pushojnë, fletoret të mbyllen, alarmet e mëngjesit të fiken, edhe ju të liroheni nga ne… ama edhe ne pak nga ju! 😀😂
Pak shaka!
Pas një viti të mbushur me mësime, detyra, teste, suksese dhe shumë momente të bukura së bashku, ju urojmë nga zemra pushime verore të këndshme, të mbara dhe plot gëzim.
Shijoni verën, luani, pushoni, krijoni kujtime të bukura dhe kthehuni në shtator me energji të reja, buzëqeshje të mëdha dhe me po atë vullnet për të mësuar.
Në emër të drejtoreshës dhe stafit të SHFK “Faik Konica”, ju dëshirojmë një verë sa më të bukur! ☀️
Mirupafshim në shtator!