Cvetan Dimov

Cvetan Dimov

Share

Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit "Cvetan Dimov"

Photos from Cvetan Dimov's post 06/06/2026

🎓 Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026

Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, nxënësja Anesa Zekiri nga klasa IV-1 u shpall Nxënësja e Gjeneratës 2022–2026 në SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup.

Ky vlerësim i lartë iu nda për suksesin e saj të shkëlqyer, përkushtimin, angazhimin dhe shembullin pozitiv që ka treguar gjatë katër viteve të shkollimit. Me këtë rast, drejtori i shkollës i ndau mirënjohje si nxënësja më e dalluar e gjeneratës.

Gjithashtu, mirënjohje iu ndanë edhe nxënësve të tjerë të dalluar për suksesin, angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë viteve të shkollimit, duke vlerësuar përpjekjet dhe arritjet e tyre të shkëlqyera.

🌟 Urime Anesës dhe të gjithë nxënësve të dalluar!
Ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në studime dhe në çdo hap të rrugëtimit tuaj të ardhshëm. Jemi krenarë për arritjet tuaja dhe ju urojmë një të ardhme të ndritur, të mbushur me suksese dhe realizime! 🎓👏✨

04/06/2026

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë nxënësit maturantë të rregullt dhe me korrespondencë se provimet eksterne të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit do të mbahen sipas këtij orari:

📅 06.06.2026 (e shtunë), ora 09:00• Gjuhë Angleze• Gjuhë Frenge• Gjuhë Gjermane• Matematikë

📅 11.06.2026 (e enjte), ora 09:00• Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Të gjithë nxënësit duhet të jenë para shkollës në ora 08:00.

Listat e nxënësve për provimet eksterne, së bashku me numrat e vendeve të caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.

Nxënësit duhet të kenë me vete:• Letërnjoftim ose dokument valid për identifikim;• Dy lapsa kimikë me ngjyrë të kaltër.

Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë suksese në provime!

03/06/2026

Lajm Mortor
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Enisa Veseli.
Humbja e saj na ka prekur thellë të gjithëve. Enisa do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, sjelljen e saj të shkëlqyer dhe buzëqeshjen që ua dhuronte të gjithëve.
Në këto çaste të vështira, Drejtoria, mësimdhënësit, nxënësit dhe stafi i shkollës shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, të afërmve dhe miqve.
Kujtimi për Enisën do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Prehu në paqe, Enisa. 🕊️

Photos from Cvetan Dimov's post 02/06/2026
Photos from Cvetan Dimov's post 17/05/2026

🌍✈️ Në kuadër të programit evropian Erasmus+ 🇪🇺, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në projektin ndërkombëtar me temën “New Doctrines in Digital Entrepreneurship”, i cili u zhvillua në Oviedo të Spanjës 🇪🇸.

Ky projekt u ofroi nxënësve një përvojë të jashtëzakonshme edukative dhe kulturore, duke u dhënë mundësinë të njihen nga afër me sistemin arsimor spanjoll dhe mënyrën moderne të organizimit të procesit mësimor në shkollat e mesme. Përmes aktiviteteve të ndryshme, punëtorive dhe bashkëpunimit me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme evropiane, nxënësit fituan njohuri të reja në fushën e ndërmarrësisë digjitale, inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.

Përveç aspektit arsimor, kjo eksperiencë kontribuoi edhe në zhvillimin personal të nxënësve, duke forcuar aftësitë komunikuese, punën në ekip, shkëmbimin ndërkulturor dhe frymën evropiane të bashkëpunimit.

Pjesëmarrja në projekte të tilla dëshmon përkushtimin e shkollës sonë në krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe në avancimin e arsimit sipas standardeve bashkëkohore evropiane.

🌍✈️ Во рамките на европската програма Erasmus+ 🇪🇺, учениците од нашето училиште учествуваа во меѓународниот проект со тема „New Doctrines in Digital Entrepreneurship“, кој се реализираше во Овиедо, Шпанија 🇪🇸.

Овој проект им овозможи на учениците едно исклучително образовно и културно искуство, давајќи им можност одблиску да се запознаат со шпанскиот образовен систем и современиот начин на организирање на наставниот процес во средните училишта. Преку различни активности, работилници и соработка со врсници од различни европски земји, учениците стекнаа нови знаења од областа на дигиталното претприемништво, иновациите и употребата на технологијата во образованието.

Покрај образовниот аспект, ова искуство придонесе и за личниот развој на учениците, зајакнувајќи ги комуникациските вештини, тимската работа, меѓукултурната размена и европскиот дух на соработка.

Учеството во вакви проекти ја потврдува посветеноста на нашето училиште во создавање нови можности за учениците и унапредување на образованието според современите европски стандарди

15/05/2026

🎓Të dashur maturantë,
Sot po mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës suaj dhe po hapni dyert drejt ëndrrave dhe sfidave të reja. Mbani me vete kujtimet, miqësitë dhe mësimet që fituat gjatë këtyre viteve, sepse ato do t’ju udhëheqin në çdo hap.
Ju urojmë suksese në çdo rrugë që do të zgjidhni, guxim për të ndjekur ëndrrat dhe lumturi në çdo arritje. Qofshi gjithmonë krenarë për veten dhe mos harroni se e ardhmja ju pret me mundësi të pafundme.
Ju urojmë shumë suksese të më tejme!🎓

14/05/2026

Nxënësit e vitit të dytë gjatë ushtrimeve praktike në kabinet, duke zhvilluar aftësitë profesionale për vendosjen e kanjylës intravenoze.

Në shkollën tonë, teoria dhe praktika ndërthuren për të krijuar profesionistë të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

#Pastel PROJEKT SOCIAL: “NE JEMI E ARDHMJA” | 11.5.2026 11/05/2026

📺Sot, nxënësit tanë Ermal Tairi dhe Bamir Ibraimi morën pjesë së bashku me defektologen e shkollës Ajla Bilalli në emisionin Pastel në TV21, ku u diskutua për rëndësinë e vetëdijes së adoleshentëve në aspektin mendor, psikologjik dhe emocional. Përmes këtij prezantimi u theksua nevoja që të rinjtë të kenë mbështetje, mirëkuptim dhe hapësirë për të shprehur mendimet dhe emocionet e tyre.🎬

#Pastel PROJEKT SOCIAL: “NE JEMI E ARDHMJA” | 11.5.2026 Follow TV21 on...• Web: https://tv21.mk & https://tv21.tv• FB: https://smarturl.it/TV21Fb• IG: https://smarturl.it/TV21IG• Tw: https://smarturl.it/tv21Tw• Те...

Photos from Cvetan Dimov's post 09/05/2026

Ekskurzioni i shkollës sonë në Shqipëri 🇦🇱2026

11/02/2026

Nxënësja e shkollës sonë, Lira Jusuf, e cila është nxënëse e shkëlqyeshme në drejtimin e stomatologjisë – teknik dentar, po na përfaqëson si shqiptarja e parë që luan për grupmoshat pioniere në reprezentacionin e shtetit tonë, Maqedonisë së Veriut!

Momentalisht, Lira po shkëlqen me paraqitjet dhe performancat e saj në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Prishtinë, Kosovë.

I dëshirojmë shumë suksese Lirës, e cila po na bën krenarë të gjithëve!

Gjithashtu, Lira, edhe pse vetëm 15-vjeçare, garon në Superligën e seniorëve të Maqedonisë së Veriut!

Lira është përfaqësuese e tri kategorive të reprezentacionit: pioniereve, kadeteve dhe seniorëve.

Want your school to be the top-listed School/college?

Telephone

Opening Hours

Monday 06:00 - 20:00
Tuesday 06:00 - 20:00
Wednesday 06:00 - 20:00
Thursday 06:00 - 20:00
Friday 06:00 - 20:00