Vizioni M

Vizioni M Ajo punon në ngritjen dhe fuqizimin e vetëdijes kulturore, qytetare, intelektuale, fetare e morale të qytetarëve të Maqedonisë.

“Vision without concrete activity is only a dream; the sole activity without vision is only waste of time; while the vision with concrete activity can change the world.” (Murgatroyd & Morgan) Shoqata Kulturore “Vizioni M” - shoqatë joqeveritare dhe joprofitabile kulturore e të rinjve - duke ndjerë nevojën e madhe që të plotësohet boshllëku i madh shpirtëror e kulturor, i cili është shkaktuar në

jetën e qytetarëve të Maqedonisë si pasojë e tranzicionit, është themeluar që ta përmbushë, plotësojë dhe stimulojë këtë aspekt të jetës në vendin tonë dhe më gjerë. Themelues dhe bartës të saj janë intelektualët e rinj (studentë e profesorë) nga Shkupi e Tetova, qëllimi final i të cilëve është vetëdijesimi, përmirësimi, lehtësimi dhe avancimi i jetës së qytetarëve të këtij nënqielli. Ajo vite me radhë qëllimet e saj i realizon duke kontribuar në stimulimin e qytetarëve në ngritjen e vetëdijes qytetare, kulturore e shpirtërore dhe njëherit me angazhimin maksimal për dituri të mirëfilltë. Projektet e saj kryesisht kanë qenë projekte të lidhura me jetën e të rinjve, si shfaqje, kurse, manifestime, seminaree dhe takime me të rinj. Shoqata është themeluar në vitin 1998 me ermina "Vizioni Multikulturor" por për shkaqe administrative në vitin 2004 e mori emrin "Vizioni M". The Civil Cultural Association “Vizioni M” – a non-government and non-profitable cultural association of youngsters – realizing the great need to fill the great spiritual and cultural gap, as well realizing the horrible tarnishing of human values, all these caused in the life’s of Macedonia’s citizens as a consequence of transition, was found in order to fulfill, complement and stimulate this aspect of life in our country and wider. Having in mind the fact that the intellectuals are the driving force of a people, this association was founded precisely from young intellectuals (student and professors) from Skopje and Tetovo, whose final goal is to make aware, improve, facilitate and advance the life of citizens of this area. It realizes its goals by making the raising and empowering of the cultural, intellectual, religious and moral awareness of the citizens of Macedonia. Its projects were mainly projects connected with the cultural, educational and youth life, as performance, courses, seminars and meeting with youngsters. The association was formed in 1998 with the name “Multi-Cultural Vision” a name that had to be changed out of administrative reasons in 2004 into the Civil Cultural Association “Vizioni M”.

PROGRAMI PËRFUNDIMTAR I SHKOLLËS VERORE NË KUMANOVË12.08.2026 - Programi i Shkollës Verore, i organizuar për nxënësit e ...
13/08/2026

PROGRAMI PËRFUNDIMTAR I SHKOLLËS VERORE NË KUMANOVË

12.08.2026 - Programi i Shkollës Verore, i organizuar për nxënësit e shkollave fillore dhe i zhvilluar gjatë tri javëve, përfundoi me programin përmbyllës pas një periudhe të mbushur me lëndë të ndryshme mësimore, aktivitete argëtuese, punime artistike dhe ekskursione.

Nxënësit pjesëmarrës nga rajonet e Kumanovës dhe Likovës, patën mundësinë që njohuritë, aftësitë dhe përvojat e fituara gjatë këtyre tri javëve t’i ndajnë me familjarët dhe të ftuarit në programin përfundimtar.

Në kuadër të programit, nxënësit prezantuan poezi, monologë dhe shfaqje të ndryshme skenike, duke dëshmuar talentin dhe kreativitetin e tyre. Paraqitjet e përgatitura nga nxënësit u pritën me interes dhe u vlerësuan nga të pranishmit.

Programi përmbyllës u shoqërua me momente të gëzueshme dhe atmosferë festive, ku u veçuan vetëbesimi, kreativiteti dhe përkushtimi i nxënësve.

Pas tri javësh të mbushura me edukim, art, argëtim dhe aktivitete sociale, nxënësit e përfunduan Shkollën Verore me përvoja të reja, njohuri të vlefshme dhe kujtime të bukura.

Përfundoi Shkolla Verore në Manastir! Me shumë gëzim, buzëqeshje dhe emocione të bukura, përmbyllëm Shkollën Verore në M...
11/08/2026

Përfundoi Shkolla Verore në Manastir!

Me shumë gëzim, buzëqeshje dhe emocione të bukura, përmbyllëm Shkollën Verore në Manastir, e cila u zhvillua në ambientet e Xhamisë Hajdar Kadi, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive.

Në ceremoninë përmbyllëse, nxënësit prezantuan një program të bukur dhe të larmishëm, duke sjellë para të pranishmëve pjesë të asaj që kanë mësuar dhe përgatitur gjatë këtyre javëve. Me paraqitjet e tyre, ata dëshmuan talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë programit.

Shkolla Verore ishte një mundësi e veçantë për fëmijët që, përveç mësimit, të krijojnë miqësi të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kalojnë momente të bukura së bashku.

Një falënderim i veçantë për mësuesit, aktivistët, prindërit dhe të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur realizimin e këtij programi, si dhe për Xhaminë Hajdar Kadi për mikpritjen dhe mbështetjen.

Me shumë kujtime të bukura, e përmbyllëm këtë edicion të Shkollës Verore në Manastir.

Deri në takimet e ardhshme!

Ceremonia Përmbyllëse e Shkollës Verore 2026! Ju ftojmë të festojmë së bashku përfundimin e një vere plot mësim, kreativ...
10/08/2026

Ceremonia Përmbyllëse e Shkollës Verore 2026!

Ju ftojmë të festojmë së bashku përfundimin e një vere plot mësim, kreativitet, miqësi dhe kujtime të bukura!

📅 12 Gusht | 🕔 17:00
📍 Shkolla Maarif, Tetovë

Ju mirëpresim! ✨

Një ditë e veçantë në Kodrën e Diellit!Sot, nxënësit e Shkollës Verore patën mundësinë të largohen pak nga bankat dhe të...
10/08/2026

Një ditë e veçantë në Kodrën e Diellit!

Sot, nxënësit e Shkollës Verore patën mundësinë të largohen pak nga bankat dhe të shijojnë një ditë të mbushur me lojëra, aktivitete, argëtim dhe shoqëri në bukuritë e Kodrës së Diellit.

Përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme, fëmijët u argëtuan, bashkëpunuan, garuan me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha krijuan kujtime të bukura së bashku.

Sepse një shkollë e mirë nuk është vetëm vendi ku mësojmë, por edhe vendi ku rritemi, shoqërohemi, mësojmë të bashkëpunojmë dhe krijojmë kujtime që mbeten gjatë.

📸 Disa momente nga dita e sotme në Kodrën e Diellit…
Shkolla Verore – më shumë se mësim, një përvojë për t’u kujtuar!

09/08/2026
🌸 Dita e Katërt e Shkollës Verore 2026 në Shkup solli edhe më shumë gëzim, buzëqeshje dhe momente të bukura! 💛Fëmijët va...
09/08/2026

🌸 Dita e Katërt e Shkollës Verore 2026 në Shkup solli edhe më shumë gëzim, buzëqeshje dhe momente të bukura! 💛

Fëmijët vazhduan të mësojnë, të krijojnë dhe të argëtohen së bashku, duke e mbushur çdo moment me energji pozitive dhe entuziazëm. ✨

Çdo ditë e këtij rrugëtimi po bëhet një kujtim i veçantë, i mbushur me miqësi, mësime dhe shumë dashuri. 🌿

📸 Këto janë disa nga çastet që e bënë Ditën e Katërt kaq të veçantë!

Address

Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vizioni M posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Vizioni M:

Shortcuts

Share