03/06/2026
Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup, College & University, Street 1669 no. 11A, Skopje.
03/06/2026
01/06/2026
FTESË - TAKIM KULTUROR DHE LETRAR NË UNT
Në organizim të Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup mirëpresim poetin, shkrimtarin dhe intelektualin e shquar frankofon belgo-shqiptar, Z. Skënder Sherifi.
Kjo veprimtari organizohet në vijim të aktiviteteve përkujtimore kushtuar jubileut të tij letrar 70–50, të cilat me sukses u shënuan edhe në Bruksel, Tiranë dhe Prishtinë.
Ftojmë studentët, profesorët, studiuesit dhe të gjithë dashamirët e letërsisë të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore me një nga personalitetet më të njohura të diasporës shqiptare në hapësirën frankofone evropiane.
📍 Salla 106, 🗓️ 3 Qershor 2026 (E mërkurë), ⏰11:00
Ju mirëpresim!
18/05/2026
Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore “Java e Albanologjisë”
Në Prishtinë ka filluar Edicioni i 17-të i Konferenca Shkencore “Java e Albanologjisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e studimeve albanologjike. Punimet e ditës së parë i nisi Seksioni i Gjuhësisë me temën “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”.
Në këtë konferencë shkencore mori pjesë edhe prof. dr. Mustafa Ibrahimi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, i cili prezantoi kumtesën me titull: “Digjitalizimi i të folmeve arbëreshe: nga inçizimi në transkriptim dhe sintezë në rrethanat digjitale”.
Pjesëmarrja në konferenca të tilla shkencore dëshmon angazhimin e Fakultetit të Shkencave Humane në promovimin e kërkimit shkencor dhe në ndjekjen e zhvillimeve bashkëkohore në fushën e gjuhësisë dhe teknologjisë digjitale.
18/05/2026
Të nderuar miq të UNT-së,
Të dashur absolventë,
Një rrugëtim i mbushur me sforcime, dije dhe miqësi të pashlyeshme po mbërrin në stacionin e tij më solemn. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë e veçantë të ju ftojë në ngjarjen më madhështore të vitit akademik: "Absolventiada 2026".
Më 09.06.2026, me fillim nga ora 18:00, sheshi i Kampusit të UNT-së do të shndërrohet në arenën e festës dhe krenarisë, për të kurorëzuar me sukses përpjekjet dhe përkushtimin e Gjeneratës së VIII-të të studentëve tanë.
Të dashur absolventë, kjo mbrëmje është e tëra për ju. Ju ftojmë të jemi të gjithë së bashku për të kremtuar arritjet tuaja akademike dhe për të hedhur hapat e parë drejt një të ardhmeje të ndritur profesionale.
📅 09.06.2026 | Ora: 18:00, 📍 Vendi: Kampusi i UNT-së (Rr. 1669 Nr. 11A)
📢Për informata më të detajuara, luteni t’i drejtoheni sekretarëve të fakulteteve përkatëse.
Ju mirëpresim me përzemërsi për të festuar suksesin!
---
Почитувани пријатели на УМТ,
Драги апсолвенти,
Едно патување исполнето со труд, знаење и незаборавни пријателства стигнува до својата најсвечена станица. Универзитетот „Мајка Тереза“ во Скопје има особена чест и задоволство да ве покани на највеличествениот настан за оваа академска година: „Апсолвентијада 2026“.
На 09.06.2026 година, со почеток во 18:00 часот, плоштадот на кампусот на УМТ ќе биде место на гордост и славење, каде што ќе го крунисаме четиригодишниот труд и посветеност на VIII-ма генерација наши студенти.
Драги апсолвенти, оваа вечер е посветена на вас. Ве покануваме заедно да го прославиме вашиот академски успех и заедничките достигнувања кои нè прават горди како универзитетска заедница.
📅 09.06.2026 | 18:00 часот,📍Кампус на УМТ (Ул. 1669 Бр. 11А)
📢За подетални информации, ве молиме обратете се кај секретарите на вашите факултети.
Ве очекуваме со голема радост!
---
Dear friends of MTU,
Dear graduates,
A journey filled with hard work, knowledge, and lifelong memories is reaching its most solemn destination! Mother Teresa University in Skopje is thrilled to invite you to the most prestigious event of the academic year: "Graduation Ceremony 2026".
On June 9, 2026, starting at 18:00, the square of the MTU Campus will turn into a hub of celebration and pride, marking the culmination of dedication and achievements of our VIII Generation of students.
Dear graduates, this night is all about you! We warmly invite you to join us in celebrating your academic milestones and the shared successes that strengthen our university community as you step into a bright professional future.
📅 09.06.2026 | 18:00,📍 Venue: MTU Campus (Str. 1669 No. 11A)
📢For more detailed information, please contact the secretariats of your respective faculties.
We look forward to welcoming you with joy!
11/05/2026
Revista shkencore “Interkultura” vjen me edicionin e saj të shtatë
Fakulteti i Shkencave Humane ka kënaqësinë t’i njoftojë autorët e punimeve shkencore dhe gjithë studiuesit se është botuar numri i 7-të i revistës shkencore Interkultura.
Në këtë numër janë përfshirë punimet e prezantuara në Konferencën VI Shkencore, të mbajtur në Universiteti Nënë Tereza.
Ju informojmë se së shpejti revista do të jetë në dispozicion edhe në versionin e shtypur.
Këshilli Redaktues shpreh mirënjohje për të gjithë autorët, studiuesit dhe bashkëpunëtorët për kontributin dhe angazhimin e tyre në pasurimin e këtij botimi akademik.
Revistën mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://unt.edu.mk/sq/botime-te-unt-se/
11/05/2026
Studentët e FSHH-së me prezantim kreativ në “Ditën e Hapur” të UNT-së
Fakulteti i Shkencave Humane u prezantua me sukses në “Ditën e Hapur” dhe “Panairin e Karrierës”, të organizuara nga Universiteti Nënë Tereza. Në këtë aktivitet, vëmendje të veçantë tërhoqën programet studimore Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, të cilat u prezantuan në mënyrë kreative dhe profesionale nga studentët dhe stafi akademik.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Humane u dalluan për përgatitjen origjinale të shtandit promovues, duke prezantuar aktivitetet, mundësitë studimore dhe atmosferën akademike që ofron fakulteti. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me maturantët, ata ndanë përvojat e tyre studentore dhe promovuan rëndësinë e studimeve gjuhësore në tregun bashkëkohor të punës.
“Dita e Hapur” dhe “Panairi i Karrierës” shërbyen si një urë lidhëse mes arsimit universitar dhe tregut të punës, duke ofruar informacione dhe mundësi të reja për të rinjtë që synojnë studimet e larta dhe zhvillimin profesional.
23/04/2026
DY NGJARJE KULTURORE ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË LIBRIT
Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane (FSHH) mori pjesë në dy ngjarje të rëndësishme kulturore, të organizuara me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.
Fillimisht, më 22 prill, ai ishte pjesë e aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë “Lexo mes rreshtash”. Në këtë ngjarje, fjalë rasti mbajti Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, i cili theksoi se libri nuk është thjesht një produkt, por rezultat i një dialogu të gjatë dhe të thellë ndërmjet autorit dhe lexuesit. Aktiviteti mblodhi në një hapësirë të përbashkët deputetë, shkrimtarë, autorë, akademikë dhe studentë, duke vënë në pah rëndësinë e fjalës së shkruar si pjesë e traditës demokratike dhe kulturore.
Ndërkaq, më 23 prill, Dekani Ibrahimi, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për vlerësim, mori pjesë në edicionin e dhjetë jubilar të manifestimit letrar “Mbrëmja poetike”, organizuar nga Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës “Albiz” në hapësirat e Çifte Hamamit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Nga gjithsej 35 poezi, u përzgjodhën tri më të mirat: çmimin e parë e fitoi Elda Dauti me poezinë “Shqip përtej Adriatikut”, vendin e dytë e zuri Blerona Ejupi me “Unë nuk jam thyer”, ndërsa vendin e tretë e mori Nermine Hamidi me poezinë “Somnus”. Çmimi i publikut iu nda Arijeta Sejdit për poezinë “Fjalë të harrnuara”.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Skopje