ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan

ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan, Education, Studeniçan, Studenicani.

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 08/05/2026

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës z.Ejup Abazi stafin e punës dhe nxënësit tanë
‚kontribuam për një mjedis më të
pastër në kuadër të projektit "Generalka Weekend".🌿♻️
Me punë, energji dhe vetëdije të përbashkët, treguam se ndryshimi fillon nga ne!

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 30/04/2026

Në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë në lëndën e historisë, i organizuar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga mësuesja jonë Delvina Beba Limani .Ajo na sjell më afër përjetimet dhe punën e nxënësve, duke theksuar se historia bëhet më e kuptueshme dhe më e bukur kur mësohet përmes kreativitetit dhe përfshirjes aktive.
🏛️-Roma e Lashtë në sytë e nxënësve të klasës së VI-të
Me shumë entuziazëm, kreativitet dhe dashuri për historinë, nxënësit e klasës së gjashtë realizuan një aktivitet të veçantë me temën Roma e Lashtë. Përmes punës në grup dhe ideve kreative, ata arritën ta sjellin historinë më afër dhe më të gjallë për të gjithë.
Me shumë përkushtim, imagjinatë dhe punë në grup, ata përgatitën punime të bukura me hamerë, materiale ilustrative dhe prezantime në PowerPoint, përmes të cilave na udhëhoqën në një udhëtim interesant në historinë e një prej qytetërimeve më të mëdha të botës.
Gjatë prezantimeve, nxënësit treguan njohuritë e tyre për jetën në Romën e lashtë, zhvillimin e saj ndër shekuj, si dhe legjendën e njohur të themelimit nga Romulus dhe Remus. Po ashtu, ata prezantuan edhe monumentet madhështore që kanë mbetur simbol i historisë, si Colosseum.
Ky aktivitet ishte një dëshmi e bukur e punës, kreativitetit dhe përkushtimit të nxënësve, të cilët përmes kërkimit, bashkëpunimit dhe prezantimit arritën ta sjellin historinë më afër dhe më të gjallë për të gjithë.
👏 Urime nxënësve për punën e tyre të shkëlqyer! Në veçanti u dalluan për punimet e tyre të veçanta nxënësit e klasave VI-3 dhe VI-5.

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 30/04/2026

Klubi i Librit i Shkollës Fillore" Naim Frashëri" nën udhëheqjen e Mimoza.M Jonuzit në bashkëpunim me drejtoreshën Xhejlane Xhaferi dhe stafin pedagogjik Haxhere Adili Agushi dhe Sureja Ali realizoi një vizitë të veçantë në Panairin e Librit në Shkup, duke përjetuar nga afër magjinë e librit dhe botës së dijes. Nxënësit patën mundësinë të njihen me botime të reja, autorë të ndryshëm dhe tituj frymëzues që pasurojnë imagjinatën dhe mendimin kritik.
Kjo vizitë ishte një përvojë e çmuar kulturore dhe edukative, ku dashuria për leximin u bë edhe më e fortë. Entuziazmi dhe kureshtja e nxënësve treguan se libri mbetet miku më i mirë dhe udhërrëfyesi drejt së ardhmes.
Me aktivitete të tilla, klubi i librit "Naim Frashëri"vazhdon të nxisë kulturën e leximit dhe zhvillimin intelektual të brezave të rinj

30/04/2026
Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 29/04/2026

Sot, në Shkollën Fillore “Kliment Ohridski” – Draçevë, nxënësit e klasës së IV realizuan një aktivitet të përbashkët multietnik me titull “Ura e miqësisë”.
Përmes lojërave, bashkëpunimit dhe aktiviteteve kreative, nxënësit ndërtuan ura mirëkuptimi, respekti dhe bashkëjetese. Ky aktivitet promovon vlerat e tolerancës dhe miqësisë ndërmjet kulturave të ndryshme, duke dëshmuar se diversiteti na bashkon dhe na pasuron.
Krenarë për energjinë, kreativitetin dhe shpirtin bashkëpunues të nxënësve tanë!

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 21/04/2026

Kishim nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në shkollën tonë Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut znj. Kristin Melsom, si dhe Ambasadorin e Republikës së
Maqedonisë së Veriut në Norvegji,
z. Driton Kuqi.
Vizita e tyre ishte një moment i veçantë për nxënësit dhe stafin tonë me shpresë bashkëpunimi në të ardhmen.

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 14/04/2026

Sot, me krenari dhe emocion të veçantë,
mirëpritëm nxënësin tonë që u nderua me
titullin hafiz. Ky sukses i madh është fryt i
përkushtimit, durimit dhe dashurisë për dijen.

Ky moment nuk është vetëm gëzim për
familjen e tij, por edhe krenari për shkollën
tonë dhe për të gjithë ne që e kemi shoqëruar
në ketë rrugëtim të bukur.

l urojmë nga zemra që drita e dijes ta
udhëheqë gjithmonë, duke i sjellë suksese të
reja si në rrugen fetare, ashtu edhe në arsim.

Qoftë shembull frymëzimi për të gjithë
nxënësit tanë.
Suksese të pafundme në çdo hap të jetës! ✨

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 10/04/2026

Me rastin e donacionit të veshmbathjeve, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për shoqatën “Hasene” për këtë gjest human dhe mbështetjen ndaj nxënësve tanë në nevojë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për zonjën Nuran Limani për përkushtimin dhe angazhimin e saj në realizimin e këtij aktiviteti.

Ky kontribut është një dëshmi e vlerave të solidaritetit dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

Photos from ShF. “Naim Frashëri” f. Studeniçan's post 10/04/2026

Të ftuar nga udhëheqesia e Sh.f. Kuzman Shapkarev, në realizimin e një projekti të përbashkët me nxënësit tanë në kuadër të integrimit ndëretnik në arsim -,,Traditat dhe Zakonet,,.

Ky bashkëpunim ndër-etnik ndërmjet nxënësve të Sh.f. Kuzman Shapkarev dhe shkollës sonë dëshmon se përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërtojmë ura miqësie, respekti dhe mirëkuptimi.

Festa të tilla na bashkojnë dhe na mësojnë vlerat më të bukura të shoqërimit, dashurisë dhe tolerancës.

01/09/2023

Një shtatori, festë për fëmijët tanë
Dita e sotme u shënua si dita e parë e shkollës. Një ditë e hareshme për ata të saporegjistruarit, nxënësit dhe mësimdhënësit. Edhe shkolla jonë pati aktivitetin e saj për 1 Shtator, duke i mirëpritur më të vegjëlit.
Në emër të gjithë mësimdhënësve ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024.

Want your school to be the top-listed School/college in Studenicani?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Studeniçan
Studenicani