05/02/2024
2024 Latest Internet Popular Games
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFK "Jeronim De Rada" - Çerkez, Kumanovë, School, Kumanovo.
Fillimi e themeli i çdo diturie është gjuha… Ne shqiptarët, duhet ta ruajmë me kujdes gjuhën tonë, si një pishtar të denjë që të mos e shuajnë erërat armike…
Jeronim De Rada
05/02/2024
2024 Latest Internet Popular Games
27/12/2023
“✨25 yje ndriçojnë dhjetorin✨,,
Sot shkolla fillore komunale “🏫Ismaili Qemali” - Çari, Shkup, për herë të parë organizoi ekspozitë kolektive me nxënësit nga shkollat fillore nga komunat e Gostivarit, Kumanovës, Likovës dhe Çairit.
🎨Ekspozita u mbajt në hapsirat e shkollës tonë, ku u prezantuan 🖌️punimet e përzgjedhura të punuara nga nxënësit e grupmoshave të ndryshme nga shkollat:
🏫Sh.f.k. “Naim Frashëri” - Gostivar
🏫Sh.f.k. “Jeronim De Rada” - Çerkez, Kumanovë
🏫Sh.f.k. “Dituria” - Likovë
🏫Sh.f.k. “Ismail Qemali” - Çair, Shkup
Punimet që ishin pjesë e ekspozitës ishin të punuara me tematika dhe teknika të ndryshme ku theksoheshin kreativiteti dhe imagjinata e pasur e nxënësve të përkrahura nga mësimdhënësit e lëndës së artit figurativ.
Urojmë që bashkëpunime të këtij lloji të vazhdojnë të mbahen më shpesh në të ardhmen.
🏫О.О.У. „Исмаили Ќемали“ - Чаир, Скопје денеска за прв пат организираше колективна изложба со ученици од основните училишта од општините Гостивар, Куманово, Липково и Чаир.
🎨Изложбата се одржа во просториите на нашето училиште, каде беа изложени 🖌️избраните дела изработени од ученици од различни возрасни групи од училиштата:
🏫О.О.У. „Наим Фрашери“ - Гостивар
🏫О.О.У. „Јероним Де Рада“ - Черкез, Куманово
🏫О.О.У. „Дитуриа“ - Липково
🏫О.О.У. „ Исмаил Ќемали“ - Чаир, Скопје
Делата кои беа дел од изложбата беа изработени со различни теми и техники, со акцент на креативноста и богатата имагинација на учениците, поддржани од наставниците по предметот ликовна уметност.
Со желба дека соработките од овој тип ќе продолжат да се одржуваат почесто и во иднина.
25/12/2023
FALËMNDERIM PUBLIK
Në emër të Sh. F. K. "Jeronim de Rada", Çerkez, në emër të drejtorisë, stafit pedagogjik, mësimdhënësve të Kulturës Fizike dhe nxënësve të shkollës, falëmnderojmë z. Muhamed Selmanin për fanella sportive të cilat do të shërbejnë për nxënësit e shkollës, të cilët do të marrin pjesë në gara të ndryshme sportive me idenë e një uniforme të përbashkët.
Muhamed Selmani nga Kumanova me banim në Zvicërr në kantonin e Schwicit në qytetëzën e Einsiedeln it, është trajner në ekipën e FC. Einsiedeln it dhe me profesion ING - specialist për gdhendjen e metaleve në degen e - CNC s.
Por punon edhe në firmën tonë me rrethoja metalike e të ndryshme, montime të cilat quhet firma e jonë: "Zäune bau Plus"me seli ne kantonin e Zugit.
Kjo ishte një ndihmë e vogël po besojmë se do të ndihmojmë sërisht me ndihma të tjera shpresojmë nga babai i Muhamedit Fadil Selmani nga Zvicrra, ju uroj suksese e punë të mbarë.
U jemi shumë mirënjohës për kontributin e tyre që kanë përzgjedhur shkollën tonë.
Me respekt,
Sh. F. K. "Jeronim de Rada", Çerkez
21/12/2023
MBLEDHJE KOMEMORATIVE 🇦🇱🎬🎥
Një përshpirtje për aktorin Mirush Kabashi!
Kryetari i Parlamentit të nxënësve të Sh. F. K. "Jeronim de Rada" Omer Ramadani në bashkëpunim me Grupin metrar të shkollës, organizoi mbledhje komemorative për aktorin Mirush Kabashi, i cili ishte një nga aktorët më të mëdhenjë të skenës shqiptare dhe interpretuesi më i mrekullueshëm i poezisë shqipe.
Ai përveç roleve në Teatër, ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme poezinë me një ngarkesë emocionale dhe me një mjeshtri të madhe artistike në interpretim, gjithashtu ka mishëruar mbi 100 - të role në skena teatrore dhe një nga kryeveprat e tij ka qenë "Apollogjia" e Sokratit dhe shumë vepra të tjera të realizuara në vende të ndryshme të botës.
Grupi letrar për këtë gjysmëvjetor mbylli veprimtarinë letrare me këtë ngjarje kushtuar aktorit Mirush Kabashi dhe me aktivitetet të cilat janë zhvilluar brenda kësaj periudhe të vitit shkollor dhe më tej për të vazhduar pas pushimit dimëror.
Sh. F. K. "Jeronim de Rada", Çerkez
10/12/2023
PROJEKTE NGA LËNDA HULUMTIM I VENDLINDJES DHE TRASHIGIMIA & ARTI 🏛🕌🖼🎨📚🧾
Në kuadër të procesit edukativo - arsimor në lëndët zgjedhore në bazë të planprogramit vjetor nga "Hulumtim i vendlindjes dhe Tradhigimisë" dhe "Projekte nga Arti", me nxënësit e grupeve punuese të Grupit letrar dhe Grupi i piktorëve të rinjë nga Sh. F. K. "Jeronim de Rada", realizuan aktivitetin (projektin) në institucionet kulturore, të trashigimisë kulturore, të kulteve fetare, galerive, muzeve, përmendoreve dhe vizitave të tjera. 🏛🕌🖼🎨📚🧾
Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me idenë e projekteve në mënyrë praktike dhe konceptualisht të kuptojnë rëndësinë e trashigimisë kulturore dhe veprave artistike të cilat ruhen si trashigimi kulturore në muze. 🏛🕌🖼🎨📚🧾
Muzeu vendi ku ruhet trashigimia e një populli, zbulimet arkeologjike, sanitaria e vjetër e ngjarjeve të ndryshme brenda historisë njerëzore.
Vizita e vendeve dhe institucioneve në Shkup: 🏛🕌🖼🎨📚🧾
1. Kalaja e Shkupit dhe hapsirat historike🏛
2. Objektet e kultit:
Xhamia e "Mustafa Pashës"
Xhamia e "Murat Pashës"🕌
3. Çarshia e Vjetër
4. Muzeu i "Çifte Hamamit"🎨
5. Sheshi "Skenderbeut dhe Pllakata e Rilindasve"📚🇦🇱
6. Qendra e Shkupit - "Sheshi Makedonija"
7. Muzeu i "Nënë Tereza" dhe kisha e pjesës muze🎨
8. Muzeu Historik i 1963🖼
🏛🕌🖼🎨📚🧾
Aktiviteti:
"Projekt - Hulumtimi i trashigimisë kulturore dhe veprave artistike - ART"
🏛🕌🖼🎨📚🧾
Lënda zgjedhore:
1. Hulumtim i vendlindjes
2. Projekte nga ARTI
Tema: "Njohja e trashigimisë kulturore në vendlindje dhe ekspozitat artistike"
🏛🕌🖼🎨📚🧾
Nxënësit:
1. Grupi letrar dhe
2. Grupi i Piktorëve të rinjë - klasat VIII - 2 dhe VIII - 3
Mentor:
1. Prof. Dali Alili - Art Figurativ
2. Prof. Emrah Bilalli - Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare
Sh. F. K. "Jeronim de Rada"' Çerkez
🇦🇱
Një përmbledhje e gjithë materialit nga programi festiv për festën e Flamurit, video - dhuratë për nxënësit e shkollës nga ish nxënësja e Sh. F. K. "Jeronim de Rada", dizajnerja Alejna Shabani, një falëmnderim nga "Grupi i piktorëve të rinjë", për kontributin dhe mbështetjen e projektit! 🙏🇦🇱