SH.F.Q''Milto Gurra''

SH.F.Q''Milto Gurra''

Share

SHFQ "MILTO GURRA" është shkollë fillore qendrore në fshatin Strellcë - Garanë dhe dy shkolla periferike në fshatin Cërvicë dhe Shutovë. Drejtori: Prof.

Shukri Sadiku

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 01/06/2026

🌞 Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës, shkolla jonë u mbush me gëzim, të qeshura dhe energji të papërmbajtshme! 🎊

Fëmijët tanë të dashur festuan me një piknik të mrekullueshëm dhe aktivitete sportive plot emocion:

🪢 Tërheqje me litarë
🥊 Kërcimi me thes
⚽ Futboll
🏐 Volejboll

Çdo buzëqeshje, çdo garë, çdo moment i sotëm është një kujtim që do ta mbajnë gjithmonë në zemër. 💛

Urojmë të gjithë fëmijët – lumturi, shëndet dhe një fëmijëri të lumtur! 🌈✨

📍 Shkolla Fillore Qendrore "Milto Gurra" – Strellcë - Garanë, Kërçovë

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 30/05/2026

Sot 30.05.2026 nxënësit e kl. IX të shoqëruar nga kujdestarët e klasave realizuan ekskurzionin një ditor në qytetin e Strugës dhe Ohrit, duke vizituar pikat turistike si Shën Naumin, vendbanimet e vjetra mbi ujë dhe muzeun arkeologjik.

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 29/05/2026

Nxënësit e klasës së l/2 dhe ll/2 në shkollën periferike të fshatit Cërvicë mbajten aktivitet: me rastin e Festës së Abetares dhe 1 Qershorit 🍒

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 26/05/2026

Me rastin e festës së Kurban Bajramit nxënësit bashkë me kujdestarët e klasave organizuan një aktivitet simbolik në ambientet e shkollës me qëllim shënimin e kësaj feste dhe krijimin e një atmosfere festive ndërmjet nxënësve.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë festive dhe miqësore, ku nxënësit patën mundësi të ndajnë gëzimin e festës me njëri-tjetrin.

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 21/05/2026

🏛️ Ekskursion njëditor — Ohër & Struga | 21 Maj 2026

Sot nxënësit e klasave 3–9 të shkollës sonë patën privilegjin të vizitojnë dy perla të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Maqedonisë së Veriut — qytetin e Ohrit dhe Strugën.

Dita nisi me një vizitë të pasur historike në Amfiteatrin Antik dhe Kalanë e Ohrit, ku nxënësit u njohën nga afër me historinë mijëravjeçare të kësaj treve. Pas vizitës, u shëtit përgjatë bregdetit të Ohrit, duke shijuar bukuritë e liqenit dhe atmosferën e veçantë të qytetit.

Udhëtimi vazhdoi drejt Strugës, ku grupi u ndal në Restorantin Roma për drekë, para se të shëtiste nëpër qendrën e qytetit. Dita e paharrueshme u mbyll me momente argëtimi në lunapark.

Falënderojmë mësuesit përcjellës dhe prindërit për mbështetjen e tyre. Aktivitete të tilla jashtëshkollore luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin social dhe kulturor të nxënësve tanë. 🎡🌊

📍 Shkolla Fillore Qendrore “Milto Gurra” — Strellcë, Kërçovë

19/05/2026
Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 19/05/2026

Në shkollën tonë u realizua aktiviteti ,,Eko Ora,, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Çdo kujdestar klase ishte prezent me klasën e tij dhe udhëhoqi realizimin e aktiviteteve të parapara.
Nxënësit u angazhuan në aktivitete të ndryshme, si:
pastrimi dhe rregullimi i klasave,
grumbullimi i mbeturinave në oborrin e shkollës,
mirëmbajtja e ambientit shkollor,
aktivitete edukative me temë ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Aktivitetet u zhvilluan në mënyrë të organizuar dhe me pjesëmarrje aktive të nxënësve.

Photos from SH.F.Q''Milto Gurra'''s post 14/05/2026

Momente të bukura nga shënimi i Ditës së Shkollës sonë!

Dita e sotme ishte e mbushur me buzëqeshje, emocione, aktivitete dhe shumë kujtime të paharruara.
Falënderojmë nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan për ta bërë këtë ditë kaq të veçantë.

Këto çaste janë dëshmi e përkushtimit, bashkëpunimit dhe atmosferës së ngrohtë që e karakterizon shkollën tonë.

Ju faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj feste!

11/05/2026

F T E S Ë

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin “DITA E SHKOLLËS” të SHFQ “Milto Gurra”.

📅 14.05.2026 (e enjte)
🕙 Ora 10:00
📍 Garanë-Strellcë

Një ditë e veçantë me program festiv, aktivitete dhe momente të bukura së bashku me nxënës, arsimtarë, prindër dhe mysafirë.

Mirë se vini!

Want your school to be the top-listed School/college?

Telephone

Website