Fshati Gradec

Fshati Gradec Themelues i faqes është Remzi Idrizi.

Ju njoftojmë se faqja e fshatit Gradec është faqe zyrtare, ku publikohen informata të sakta, të verifikuara dhe të dobishme për banorët e fshatit dhe diasporën.

Kur kalon sëmundjen, kupton se shumë halle që të dukeshin të mëdha, në fakt ishin të vogla përballë shëndetit.
26/08/2026

Kur kalon sëmundjen, kupton se shumë halle që të dukeshin të mëdha, në fakt ishin të vogla përballë shëndetit.

Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që kthehen, për të ju shmangur pritjeve në kufi, ku përmes rregjistrimit në Ueb fa...
21/08/2026

Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që kthehen, për të ju shmangur pritjeve në kufi, ku përmes rregjistrimit në Ueb faqen e MPB, mund të kontrollojnë nëse me automjetin e tyre kanë bërë shkelje. Se si të kontrollojnë shpjegohet në vijim.

Së pari hapet Uebfaqja:

https://safecountry.mvr.gov.mk/

Në pjesën nalt në anën e majtë (ku gjindet globi) kliko dhe zgjidh gjuhën, pastaj kliko: Rregjistro profil të ri.
Për të hyrë në sistem, drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë numrin e targës së mjetit, ose të mjeteve, që përdor në territorin e vendit.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve me targa të huaja, të cilët janë evidentuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mund të informohen me kohë për detyrimet e tyre dhe t’i shlyejnë ato në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, pa pasur nevojë për procedura shtesë apo vonesa në vendkalimet kufitare.

Kontroll mund të bëjnë edhe ata mërgimtarë të cilët janë kthyer para datës 19 gusht 2026, me qëllim të mos përballen me probleme gjatë kthimit herëve tjera.

Të nderuar besimtarë, Ju njoftojmë se pas vënies në funksion të paneleve fotovoltaike, sapo ka përfunduar me sukses edhe...
15/08/2026

Të nderuar besimtarë,

Ju njoftojmë se pas vënies në funksion të paneleve fotovoltaike, sapo ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e projektit, që përfshin instalimin dhe integrimin e sistemit të baterive për ruajtjen e energjisë. Ky hap jetik do të mundësojë një furnizim të pandërprerë me energji elektrike, duke siguruar stabilitet të plotë të rrjetit si dhe duke garantuar shfrytëzimin maksimal dhe efikas të energjisë së pastër që prodhohet gjatë ditës.

​Falënderojmë përzemërsisht të gjithë donatorët dhe kontribuesit që mundësuan realizimin e plotë të këtij projekti me mjaft vlerë për xhaminë tonë. Allahu ju shpërbleftë dhe ua shtoftë të mirat në familjet tuaja!

🤲❤️
14/08/2026

🤲❤️

Kur gjithçka duket e vështirë, kujto se Zoti nuk të sprovon pa arsye, çdo dhimbje të pastron, çdo vonesë të mbron, dhe ç...
14/08/2026

Kur gjithçka duket e vështirë, kujto se Zoti nuk të sprovon pa arsye, çdo dhimbje të pastron, çdo vonesë të mbron, dhe çdo durim të afron me diçka më të bukur !

Urime dita e Xhuma

Hoxhë Zekerija Rushani

Një lutje për xhematin e nderuar dhe të gjithë banorëtJu lutemi, kur vini në xhami, mos i parkoni veturat para dyerve dh...
13/08/2026

Një lutje për xhematin e nderuar dhe të gjithë banorët

Ju lutemi, kur vini në xhami, mos i parkoni veturat para dyerve dhe hyrjeve të shtëpive të banorëve.

E kuptojmë që ndonjëherë ka mungesë vendesh për parking, por duke e lënë veturën para derës së dikujt mund t’ia bllokoni hyrjen ose daljen dhe t’i shkaktoni vështirësi.

Le të kemi pak mirëkuptim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Nëse nuk ka vend afër xhamisë, më mirë të parkojmë pak më larg dhe të ecim disa metra.

Respekti dhe mirëkuptimi fillojnë nga gjërat e vogla. 🤝

Faleminderit për mirëkuptimin!

NJOFTIM NGA NPK „VRAPÇISHT“ – VRAPÇISHTTë nderuar banorë të Gradecit,Për shkak të harxhimit enorm të ujit dhe rritjes së...
12/08/2026

NJOFTIM NGA NPK „VRAPÇISHT“ – VRAPÇISHT

Të nderuar banorë të Gradecit,

Për shkak të harxhimit enorm të ujit dhe rritjes së madhe të konsumit, gjatë ditëve në vijim do të ketë reduktim të furnizimit me ujë nga ora 13:30 deri në ora 16:00.

Lusim të gjithë banorët për mirëkuptim dhe shfrytëzim racional të ujit të pijshëm, në mënyrë që furnizimi me ujë të jetë i qëndrueshëm për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

NPK „VRAPÇISHT“ – VRAPÇISHT

Përshëndetje bashkëfshatarë!Kërkojmë nga të gjithë ata që frekuentojnë pushimoren tonë të tregojnë më shumë kujdes për p...
05/08/2026

Përshëndetje bashkëfshatarë!

Kërkojmë nga të gjithë ata që frekuentojnë pushimoren tonë të tregojnë më shumë kujdes për pastërtinë. Fatkeqësisht, kohët e fundit është vërejtur shumë mbeturina të hedhura gjithandej, gjë që nuk i ka hije askujt.

Pushimorja është për të gjithë ne. Ta mbajmë të pastër dhe ta respektojmë ambientin që e shfrytëzojmë. Mjafton që secili të marrë mbeturinat e veta me vete ose t’i hedhë në vendin e duhur.

Pastërtia është kulturë dhe respekt. Mos ta turpërojmë vendin tonë!

Sonte jeni të Mirseardhur të gjithë rinistët e f.Gradec në TRASH te Armend Imeri  !Ora; 21:30 !
05/08/2026

Sonte jeni të Mirseardhur të gjithë rinistët e f.Gradec në TRASH te Armend Imeri !

Ora; 21:30 !

Sonte jeni të Mirseardhur të gjithë rinistët e f.Gradec në TRASH te Arif Uzeiri  !Ora; 21:30 !
04/08/2026

Sonte jeni të Mirseardhur të gjithë rinistët e f.Gradec në TRASH te Arif Uzeiri !

Ora; 21:30 !

Address

Gradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Gradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share