Shfk "Penestia" Dibër

  • Home
  • Shfk "Penestia" Dibër

Shfk "Penestia" Dibër Shkolla fillore komunale "Penestia" Dibër

Pjesë nga turniri i futbollit të vogël, i organizuar nga shkolla jonë nën udhëheqjen e arsimtarit të lëndës, Almir Jajag...
28/04/2026

Pjesë nga turniri i futbollit të vogël, i organizuar nga shkolla jonë nën udhëheqjen e arsimtarit të lëndës, Almir Jajaga ⚽️🏫
Ky aktivitet sportiv përfshin nxënësit e klasave VI–IX, duke nxitur frymën e garës së shëndetshme, bashkëpunimin dhe zhvillimin fizik 💪🤝

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për një person anonim, i cili me bujari ka dhuruar një kosh basketi ...
22/04/2026

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për një person anonim, i cili me bujari ka dhuruar një kosh basketi për nxënësit e klasave të ulëta si dhe t**a basketbolli. Ky gjest, edhe pse i thjeshtë, ka një vlerë të madhe për fëmijët tanë, duke u dhënë atyre më shumë mundësi për lojë, argëtim dhe zhvillim fizik. Falënderime të përzemërta për këtë kontribut të çmuar dhe për kujdesin e treguar ndaj të ardhmes së tyre. 🏀⛹️

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e shkollës sonë! 🎉Nxënësit tanë të shkëlqyer kanë arritur rezultate të mrekullueshme...
16/04/2026

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e shkollës sonë! 🎉
Nxënësit tanë të shkëlqyer kanë arritur rezultate të mrekullueshme dhe do të përfaqësojnë shkollën tonë në garat republikane të matematikës. Nga i gjithë rajoni, vetëm 4 nxënës nga shkolla jonë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në këto gara, dhe ata janë: Aurel Çutra, Dren Dema, Ujkan Jajaga dhe Albin Kastrati.
Po ashtu, nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta kanë treguar rezultate të mrekullueshme. Me më së shumti pikë nga të gjithë është dalluar nxënësi Ardon Jajaga me vendin e parë me 86 pikë!
Vendin e dytë e kanë fituar Boiken Kërkuti dhe Leart Paçuku. Ne vendin e trete ka fituar Melda Kadri.
Ju urojmë shumë suksese të gjithë nxënësve tanë në vazhdim! 🌟

📌 Aktivitet edukativ – ,,Siguria dhe përdorimi i rrjeteve sociale,,Me nxënësit e klasëve të VI-ta u zhvillua aktivitet n...
08/04/2026

📌 Aktivitet edukativ – ,,Siguria dhe përdorimi i rrjeteve sociale,,
Me nxënësit e klasëve të VI-ta u zhvillua aktivitet ndërgjegjësimi që përfshinte:
• Shpjegim mbi përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale
• Pyetësor individual për reflektim personal
• Punë në grup, tri grupe ne çdo klasë (10 min) me nga një situatë konkrete
• Diskutim për rrezikun ne botën virtuale dhe mënyrat e mbrojtjes
🔹 Fokus: rritja e vetëdijes për përdorim të kujdesshëm, identifikimi i rreziqeve dhe orientimi se kujt t’i drejtohen në raste problematike.
🔹 U theksua rëndësia e kufizimit të kohës në telefon.
👧/🧑 Mesazh për nxënësit:
• Mbroni të dhënat personale
• Mos komunikoni me persona të panjohur
• Raportoni çdo shqetësim te prindërit/mësuesit
• Përdorni rrjetet sociale me përgjegjësi
👨‍👩‍👧 Mesazh për prindërit:
• Vendosni limite të qarta për kohën që kalojnë në tel( jo me shume se 2h per këtë gr.moshe)
• Monitoroni aktivitetin online të fëmijëve
• Komunikoni hapur për rreziqet digjitale
• Edukoni për përdorim të sigurt dhe të balancuar.
………………. ………………. ………………. …………
📌 Едукативна активност – „Безбедност и користење на социјалните мрежи“
Со учениците од VI одделение се реализираше активност за подигнување на свеста која вклучуваше: • Објаснување за безбедно користење на социјалните мрежи
• Индивидуален прашалник за лична рефлексија
• Работа во групи, три групи во секое одделение (10 минути) со по една конкретна ситуација
• Дискусија за ризиците во виртуелниот свет и начини на заштита
🔹 Фокус: зголемување на свеста за внимателно користење, препознавање на ризиците и насочување кому да се обратат во проблематични ситуации.
🔹 Беше нагласена важноста од ограничување на времето на телефон.
👧/🧑 Порака за учениците:
• Заштитете ги личните податоци
• Не комуницирајте со непознати лица
• Пријавете секоја загриженост кај родителите/наставниците
• Користете ги социјалните мрежи одговорно
👨‍👩‍👧 Порака за родителите:
• Поставете јасни ограничувања за времето на користење телефон (не повеќе од 2 часа за оваа возраст)
• Следете ја онлајн активноста на децата
• Комуницирајте отворено за дигиталните ризици
• Едуцирајте за безбедно и балансирано користење

Urime të përzemërta për këtë arritje të jashtëzakonshme! 🎉Nxënësi i klasës së 9-të, Eugen Papraniku, pjesë e shkollës “D...
04/04/2026

Urime të përzemërta për këtë arritje të jashtëzakonshme! 🎉
Nxënësi i klasës së 9-të, Eugen Papraniku, pjesë e shkollës “Digital School” në Dibër, ka marrë pjesë në një nga olimpiadat më të mëdha botërore, Coding Olympiad, në kategorinë Code Explorers, duke arritur një sukses të shkëlqyer—është renditur i pari mes 72 shteteve dhe 9200 pjesëmarrësve nga e gjithë bota!
Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm që na bën të gjithëve krenarë. Me këtë arritje, Eugeni do të përfaqësojë qytetin tonë në finalen e madhe që do të mbahet në Romë.
I urojmë shumë suksese edhe në finale—e ardhmja është padyshim e ndritur për të! 🌟

Sot, në ambientet e shkollës fillore “Penestia”, u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e arsimtarëve dhe nx...
30/03/2026

Sot, në ambientet e shkollës fillore “Penestia”, u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e arsimtarëve dhe nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta. 📚

Të gjithë së bashku u angazhuam në pastrimin e hapësirave të shkollës, duke treguar kujdes dhe përgjegjësi për mjedisin që na rrethon.
Pas përfundimit të aksionit të pastrimit, aktiviteti vazhdoi me mbjelljen e disa pemëve 🌲🌴, të cilat na u dhuruan nga Kryetari i Komunës z. Fisnik Mela. Ky gjest jo vetëm që na gëzoi, por edhe na motivoi që të kontribuojmë më shumë për një mjedis më të gjelbër dhe më të shëndetshëm.

Ky aktivitet kishte një rëndësi të veçantë, pasi përveç përmirësimit të ambientit shkollor, ai forcoi bashkëpunimin mes nxënësve dhe arsimtarëve, si dhe rriti ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës. Në fund, të gjithë u ndjemë krenarë për punën e bërë dhe të lumtur që dhamë një kontribut të vogël për të ardhmen e gjelbër të shkollës sonë.

Sot, në shkollën tonë patëm nderin të mirëpresim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigorel. Gjatë kës...
27/03/2026

Sot, në shkollën tonë patëm nderin të mirëpresim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigorel. Gjatë kësaj vizite të veçantë, u zhvillua një takim i frytshëm, ku u diskutua gjerësisht për rëndësinë e gjuhës frënge si një nga gjuhët e huaja që mësohet në shkollën tonë.

Ambasadori theksoi vlerën e madhe që ka mësimi i gjuhës frënge në zhvillimin akademik dhe kulturor të nxënësve, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes kulturave dhe si një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar horizontet e të rinjve. Ai gjithashtu inkurajoi nxënësit që të vazhdojnë me përkushtim mësimin e kësaj gjuhe, duke përfituar nga mundësitë që ajo ofron për studime dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, nxënësit dhe mësimdhënësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre në mësimin e gjuhës frënge, si dhe të diskutojnë për aktivitetet dhe projektet që zhvillohen në kuadër të saj në shkollën tonë. Ky takim shërbeu si një motivim i madh për të gjithë, duke forcuar edhe më tej rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja dhe veçanërisht të gjuhës frënge.

Një faleminderim edhe për mësueset: Rabije Ollomani, Rezehana Gorenca dhe Harbina Kolari.

………………..

Aujourd’hui, nous avons eu l'honneur d'accueillir dans notre établissement Son Excellence, l 'Ambassadeur de France, Mr. Christophe LE RIGOLEUR . Sa visite a été l'occasion d' une rencontre fructueuse , au cours de laquelle l'importance de l'apprentissage de la langue française en tant que langue étrangère enseigné dans notre établissement a été largement abordée.


M. l’ambassadeur a souligné la grande valeur que représente l’apprentissage du français dans les écoles et dans la vie des élèves, le considérant comme un pont entre les cultures et une grande opportunité d’ouverture sur le monde.

Il a également encouragé les élèves à s’investir dans l’apprentissage de cette langue en profitant des opportunités qu’elle offre pour les études a venir et les collaborations.

Par ailleurs, les élèves et les enseignants ont eu l’occasion de partager leurs expériences d’apprentissage du français et de discuter des activités et projets menés dans le cadre de notre école.

Cette rencontre a été une source de motivation pour tous, renforçant l’importance de l’apprentissage des langues étrangères dans les écoles , et en particulier de la langue française.

Edhe këtë vit, shoqata “Dibra Creative Touch”, me rastin e festës së Fitër Bajramit 🌙✨, realizoi shpërndarjen e pakove d...
19/03/2026

Edhe këtë vit, shoqata “Dibra Creative Touch”, me rastin e festës së Fitër Bajramit 🌙✨, realizoi shpërndarjen e pakove dhuratë 🎁 për nxënësit e shkollës sonë 🏫👧👦.

Duke shprehur mirënjohjen tonë të sinqertë 🤝 për këtë gjest bujar dhe mbështetjen e vazhdueshme , u urojmë të gjithëve gëzuar Fitër Bajramin 🎉🌙 dhe sa më shumë vite të mbara, me shëndet 💫 dhe begati 🌟!

Shkolla jonë “Penestia”, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, organizoi një program festiv në ambientet e Qendrës p...
06/03/2026

Shkolla jonë “Penestia”, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, organizoi një program festiv në ambientet e Qendrës për Kulturë në Dibër. 📚✨

Nxënësit prezantuan recitale, këngë, valle, poezi dhe dramë, duke shprehur mirënjohjen për figurën e mësuesit. 🎭🎶

Manifestimi u realizua nën përkujdesjen e arsimtarëve të shkollës sonë, Manushaqe Kaziu, Medina Karpuzi, Valdrin Tollumi dhe Vullnet Marke si dhe me përkrahjen e drejtorit Genc Sadiku.

Urime 7 Marsi për të gjithë mësimdhënësit, falë përkushtimit të të cilëve ndërtohet e ardhmja e brezave të rinj! 👩‍🏫👨‍🏫🌟

Nxënësit e shkollës “Penestia”nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, u gëzuan me dhuratë për Vitin e Ri, të cilat u mund...
30/12/2025

Nxënësit e shkollës “Penestia”nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, u gëzuan me dhuratë për Vitin e Ri, të cilat u mundësuan nga bashkëqytetari jonë që jeton dhe vepron në SHBA z. Arsim Skara.

Ky gjest solidariteti sjell buzëqeshje dhe motivim për nxënësit tanë, duke përcjellë frymën e festave dhe mbështetjes ndaj brezit të ri.

Faleminderit Arsim Skara për kontributin dhe humanizmin tuaj.
Gëzuar Vitin e Ri! 🎁✨

Shkolla jonë "Penestia" me rastin e festës së 7 Marsit -Ditës së Mësuesit në ambientet e Qendrës për Kulturë-Dibër organ...
07/03/2025

Shkolla jonë "Penestia" me rastin e festës së 7 Marsit -Ditës së Mësuesit në ambientet e Qendrës për Kulturë-Dibër organizoi program festiv me recitale, kenge, valle poezi dhe dramë.
Manifestimi u organizua nën përkujdesjen e arsimtarëve të shkollës sonë.
Gezuar të gjithë mësimdhënësve që luajnë një rol jetik në jetën e një kombi!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfk "Penestia" Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share