16/07/2026
🕌 Vazhdojnë punimet në Xhaminë e Vjetër të Bogovinës
Me përkushtim, dashuri dhe respekt për trashëgiminë tonë islame, vazhdojnë punimet e kaligrafisë në Xhaminë e Vjetër të Bogovinës, duke i dhënë edhe më shumë bukuri kësaj shtëpie të Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ﴾
"Xhamitë e Allahut i ndërtojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit."
(Et-Teube, 9:18)
Mirënjohje dhe falënderim të veçantë për të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë vepër të begatë — me ndihmën e tyre, punën e tyre dhe mbështetjen e tyre. Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit që po e ndihmojnë Xhaminë e Vjetër të Bogovinës dhe ua bëftë këtë vepër dritë në jetën e tyre dhe në botën tjetër.
🤲 Allahu e pranoftë këtë vepër, e ruajtë dhe e begatoftë këtë xhami, dhe i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë në të me shpërblimet më të mira. Amin.