06/06/2018
Kolegji Heimerer ofron programe unike të studimit, me staf akademik të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtarë dhe një objekt të ri dhe modern dhe të paisur me kabinetet e nevojshme, për të bërë rrugëtimin tuaj më të rëndësishëm të jetës, atë të pajisjes me dije dhe shkathtësi.
Për më shumë detaje rreth mënyrës së aplikimit, ofrojmë këshillim individual çdo ditë pune, nga e hëna në të premten, nga ora 8:30 deri në ora 19:30 dhe të shtunave nga ora 9:00 deri në 17:30.
Po ashtu, na shkruani në mesazh ose në e-mail [email protected] apo na kontaktoni në numrat tanë të telefonit 044 952 462; 049 947 343.
www.kolegji-heimerer.eu
30/04/2018
Aplikimi për Konferenca e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë 2018
Aplikimi për Konferenca e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë 2018 Email Forms
13/03/2018
Ne emisionin Familja ime ne Klan Kosova ka qene e ftuar Hatixhe Zogaj e cila ka fol per Komunikimin Alternativ Augmentativ, Kolegjin Heimerer si dhe per konferencen e cila u mbajt me 6 Mars.
Ju ftojme ta shikoni emisioni dhe ta ndani me miqt!
FAMILJA IME - Komunikimi Alternativ Augmentativ - Eshtunë -10.03.2018
12/03/2018
Të gjithë ju që nuk keni mundur ta shihni intervistën e dhënë për Konferencën në Tribuna Channel nga Pierre Weber dhe Enteela Kamberi, mund ta shihni tani në linkun e mëposhtëm.
Pasdite në Tribunë - Pierre Weber - Entela Kamberi 06.03.2018
Tribuna Channel
08/03/2018
E martë më 6 mars 2018, me rastin e Shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Logopedisë, në hotelin Swiss Diamond nën prezencën e më shumë se 450 pjesëmarrësve, filloi Konferenca e Dytë Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të të Folurit e organizuar nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, deputetë, pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Portugalia, Qipro, Bosnja dhe Hercegovina, Anglia dhe Amerika.
Hapja e Konferencës është bërë nga Drejtori i Kolegjit Heimerer, z.Petrit Beqiri, i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe tregoi edhe njëherë rolin e profesionit të logopedit në Kosovë dhe sfidat më të cilat ballafaqohen si pacientët poashtu edhe logopedët, dhe njëherësh i falënderoi edhe të gjithë studentët, bashkëpunëtorët dhe mysafirët të cilët vazhdojnë të bëjnë punë të mrekullueshme për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e logopedit tek popullata.
Më tutje, z.Beqiri theksoi se është i lumtur që javën e kaluar janë licencuar edhe kuadrot e para si logopedë në Kosovë dhe kjo do të jetë një epokë e re e këtij profesioni në Kosovë. Ai tha se tani do të fillojnë të shihen rezultatet e para të suksesit të trajtimit.
“Jam krenar që studentët e Kolegjit Heimerer do të jenë edhe ambasadorët e këtij profesioni në vend dhe rajon”, tha z.Beqiri para të pranishmëve.
Më pas, znj.Lulavere Behluli nga MASHT-i përgëzoi kolegjin për këtë organizim duke u shprehur se kjo konferencë është me interes shumë të veçantë për Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha Institucionet relevante në vend për zhvillim të këtyre profesioneve duke e pasur parasysh mungesën e këtyre shërbimeve dhe nevojës së madhe të pacientëve për to.
“Komunikimi alternativ ka për qëllim avancimin e formave të komunikimit për personat e prekur. Ministria vazhdimisht do të ofrojë përkrahje ligjore në avancimin e këtyre shërbimeve në mënyrë që personat e prekur të kenë zë dhe të jenë të barabartë në shoqëri me theks të veçantë ofrimin e mundësive për këto trajtime dhe shërbime nëpër shkolla”, tha znj. Behluli.
Tutje, znj.Behluli theksoi se Ministria do të botojë një libër për komunikimin alternativ, i cili do të ju shërbejë mësuesve dhe nxënësve në avancimin e komunikimit.
Prodekani i fakultetit Filologjik në universitetin e Tetovës, z.Buniamin Memedi, falënderoi pjesëmarrësit dhe u shprehur i lumtur që kjo temë po trajtohet sepse shumë fëmijë janë të prekur nga këto çrregullime dhe se është kënaqësi që këta fëmijë dhe prindërit e tyre në një formë apo tjetrën të marrin trajtim.
Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, znj.Arbërie Nagavci, u shpreh se sfidë nuk e kemi vetëm mungesën e logopedëve, por sfidë ende mbetet infrastruktura, kushtet, pajisjet por edhe kompetencat e mësimdhënësve. “Prandaj uroj logopedët e parë të licencuar në Kosovë, studentë të Kolegjit Heimerer dhe shpresoj që institucionet do të ofrojnë edhe mbështetje ligjore dhe mundësi punësimi sepse nevoja për shërbimet e tyre është shumë e madhe”, theksoi znj. Nagavci.
Zonja Igballe Potera nga Qendra Burimore Përparimi u shpreh se komunikimi alternativ ju ndihmon shumë personave të prekur dhe familjeve të tyre të kenë një jetë më të lehtë dhe të aftësohen për punë dhe jetë. “Rezultatet e këtij komunikimi veçse jemi duke i parë tek nxënësit tanë, por ende kemi hezitim nga prindërit që t’i përdorin këto trajtime si mungesë e informatave të duhura, prandaj uroj që Konferenca dhe organizime të tilla të shërbejnë edhe për informim”, deklaroi znj. Potera.
Kryetari i shoqatës së Autizmit, z.Cen Krasniqi, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ju kanë dalë në ndihmë fëmijëve me autizëm dhe theksoi se komunikimi alternativ është shpresë shumë e madhe për fëmijët tonë me autizëm që të fillojnë të komunikojnë me njerëz të tjerë.
Logopedia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë i cili ofrohet nga Kolegji Heimerer, i cili merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të cilët kanë lloje të ndryshme të problemeve në të folur, gjuhë dhe komunikim, me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje, si dhe në shkrim e lexim.
Kjo Konferencë është organizuar nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale.
08/03/2018
Njihuni me fituesit e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit.
Çmimet e prezantimeve orale:
- Vendi i parë: BSc. Enteela Kamberi, “Heshtje plot zë”
- Vendi i dytë: Granit Haliti, “Ndërlidhja në mes aftësive të video lojës me shkathtësitë matematikore dhe atyre të leximit”
- Vendi i tretë: Beltina Shahini, “Qëndrimet dhe njohuritë e prindërve dhe mësimdhënësve ndaj KAA në Q.B dhe OJQ që trajtojnë fëmijë me nevoja të veçanta”
Çmimet e poster prezantimeve:
- Vendi i parë: Granit Haliti & Besart Sokoli, “Njohuritë dhe përdorimi i KAA tek profesionistët e ekipit multidisciplinar”
- Vendi i dytë: Nexhmije Halili & Erza Shkodra, “Sa prej foshnjave të porsalindura në kosovë bëjnë testimin e dëgjimit?”
- Vendi i tretë: Venhare Shtavica, “Bëhu prindi ideal që fëmiu juaj autik meriton”
Fituesit janë shpërblyer më një vizitë një javore në Gjermani në Institucione të rëndësishme që ofrojnë shërbime logopedike të cilën do ta realizojnë gjatë këtij viti.
Urime të gjithëve,
06/03/2018
Si pjesë ceremoniale e Konferencës u shpërndanë mirënjohje për Logopedët e parë të licensuar në Kosovë. Në emër të Kolegjit Heimerer ju urojmë suksese Logopedëve të rinjë në karrierën e tyre.
06/03/2018
Prezantuesi i fundit në Konferencën e dytë Evropiane është Kushtrim Veliu me titullin e studimit “Ndikimi i përceptimit vizual në të shkruar”
-
The last presenter on the European Conference of Speech and Language Therapy is Kushtrim Veliu with a study called “The impact of visual perception on the writing”