Bota ime

Bota ime

Condividi

This page is to make woman stronger Networker, Web designer , Distributor, Entrepreneur

12/08/2024

Runi qetsinë në kto ditë t’nxehta edhe ma shumë!
Hidratonu, zgjedhni ambiente me hije dhe evitoni me reagu ndaj njerzve që janë n’kërkim fjalësh boshe, thjesht për me t’marr energji.
Javë t’mbarë paçi!
🙏🏻🥰

24/07/2024

Ndonjëherë takoni njerëz që nuk kanë një kulturë të madhe, as një arsim të madh, por që kanë shumë humanizëm dhe mirësi të zemrës.
Në sjelljen e tyre sheh shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.
E gjithë kjo i bën ata njerëz të bukur.
Unë i përkufizoj si "njerëz që dinë të jetojnë".
Më pas takohesh me njerëz të arsimuar, të kulturuar, me shumë diplomë që nuk kanë asnjë ndjenjë respekti, edukimi, përulësie.
Unë nuk kam një përkufizim për këta njerëz.
Unë e di vetëm se nëse do të më duhej të zgjidhja mes njërës dhe tjetrës, do të zgjidhja gjithmonë ata që "dinë të jetojnë"

25/04/2024

“Non è vero, come dicono,
che le difficoltà rendono forti.
No, le difficoltà rivelano chi è forte.
Ci permettono di scoprire una forza
che non avremmo saputo di avere.
Ma non fortificano, stancano.
E le persone forti sono stanche,
anche se ce la fanno.”

(Antonio Dikele Distefano)

23/04/2024

U zgjova natën dhe po kërkoja tim shoq, Marti, i cili po përkundte djalin tonë 2 vjeç e gjysëm, Noah. Qëndrova për një çast tek dera duke parë këtë burrë mahnitës me të cilin isha bekuar të ndaj jetën me të, teksa po përkëdhelte me dashuri faqet e kuqe të mbushura të Noas në përpjekje për ta qetësuar atë. Ndjeva në zemër se diçka nuk shkonte me Noan. Kjo ishte një nga netët e shumta që Noah rrinte zgjuar duke u djegur nga temperatura e lartë. Sytë mu mbushën me lot kur pashë burrin tim të bukur teksa vendosi faqen e vogël të Noas në kraharorin e tij, në mënyrë që Noah të ndjente dridhjet e zërit të tim shoqi.

Noah është shurdh. Mësojmë shumë gjëra për të qetësuar Noan, kjo gjë na ka sjellë në një botë të re të menduari. Ishim mësuar duke përdorur zërin, ninulla qetësuese, lodra me tinguj dhe muzikë për të qetësuar fëmijët e tjerë. Por me Noan, ne kemi nevojë të përdorim prekjen, shikimin, ndjenjën e zërave tanë, dhe më e rëndësishmja, përdorimi i gjuhës së shenjave për ti përcjellë dhe komunikuar emocione dhe një ndjenjë qetësie atij. Im shoq i bëri shenjën për të thënë “Të dua” me duart e tij dhe pashë që një lot i rrodhi mbi faqe teksa vuri dorën e vogël, të dobët të Noas mbi të tijën.

E kemi dërguar Noah tek mjeku aq shumë herë sa nuk e mbaj mend. U bë pothuaj një javë e gjysmë që Noas nuk i ulej temperatura, pavarësisht gjithë përpjekjeve që ne dhe mjeku kemi bërë. E ndjeja në shpirt, në mënyrën që vetëm një nënë e di, se Noah ishte në rrezik. E preka tim shoq në supe me mirësjellje dhe shikuam njëri tjetrin në sy me të njëjtën frikë dhe para faktit se Noah nuk po përmirësohej. U ofrova të kujdesesha për të, por ai tundi kokën, përsëri edhe këtë herë, im shoq me kokfortësi dhe me vendosmëri të plotë qëndroi me djalin tonë.

Kur më në fund mëngjesi erdhi, telefonuam mjekun që e vizitoi dhe na tha se Noah kishte nevojë të shtrohej në spital. Shkuam me makinë tek një spital i një qyteti fqinj ku dhe u shtrua. Ishte një e stërmundimshme dhe e mbushur me një sërë analizash saqë zëri i imët i tim biri jehonte nëpër koridoret e spitalit gjatë gjithë natës teksa ai bërtiste pa pushim. Pasi këtyre analizave, infermieria na njoftoi se është e nevojshme ta shponin në shtyllë kurrizore sepse dyshonin për meningjit. Me lotët që i shkonin rrëke mbi fytyrë, ai i përulur i kërkoi Zotit të shëronte djalin tonë.

Pas një kohe të shkurtër, erdhi mjeku roje. Ai na tha se përgjigjet e para të analizave kishin dalë dhe se Noah kishte Influencën A. Nuk kishte nevojë më që të shpohej në shtyllë kurrizore. Noah u përmirësua dhe u kthye shpejt në tornadon e tij të voglë brenda vetes. Besimi ynë në zot po na përgjigjej. Të nesërmen e nxorrëm nga spitali. Disa ditë më vonë, po gatuaja darkën. Noah po shërohej, me ngadalë por me patjetër. U ndjeva në paqe. Po përgjoja në qoshe të dhomës së ndenjes, dhe i nënqesha pamjes që pashë, im shoq që ishte ulur në “karrigen e babait” dhe Noah që qëndronte në prehërin e tij.

Ata po lexonin një libër. Ata të dy ngritën sytë dhe më kapën në befasi teksa po i përgjoja, im shoq dhe unë bëmë njëkohësisht shenjën për ti thënë njëritjetrit “Të dua”, pastaj ia bëmë Noas. Më pas Noah ngriti krahun e tij të vogël lart, duke u munduar me dorën e tij të vogël dhe me aq fuqi sa kishte ti bënte shenjën “Të dua” babus**t të tij. E shikova në lot teksa im shoq me kujdes dhe me delikatesë e ndihmoi vogëlushin me duart e tij fisnike që të bashkonte gishtat e tij të vegjël për të bërë shenjën “Të dua”. Këto duar fisnike, këto duar prej babai.
Nga Susan Fahncke

18/03/2024

ENDACAKU QË AGJËRON DHE LEXON LIBRA!

E kisha parë këtë njeri shpeshherë me libra në duar. Por kisha menduar se i mban kot. E kisha paragjykuar!
Teksa kalova sot për të shkuar në Parlament, kalova afër dhe e dëgjova teksa lexonte me zë të ulët. U ndala!
I dhash disa të holla, për të gjetur mundësinë për të folur me të.
Jetoj i vetëm diku në Sauk. Nuk kam njeri! - më thotë ai.
Ke nevojë për të ngrënë apo ndonjë nevojë tjetët? - i them.
Jo, më thotë, jam me agjërim. Unë agjëroj!
Mbeta pa fjalë!
Nxorra nga xhepi disa para të tjera, për të blerë me to ushqime për iftar! Por zotëria insistoi për të mos i pranuar, sepse ishin shumë dhe se sapo i kisha dhënë. E binda!
Ke nevojë për diçka që mund të bëj për ty në vazhdim?
U mendua. Për Bajram, po munde!
Ia premtova që po!
Po sa vjeç je?
Se mbaj mend!
Ku ke mësuar të lexosh?
Që i vogël.
Po pse lexon?
Sepse s'më lë të humb mendjen!
E di ti që njerëzit, e sidomos të rinjtë nuk lexojnë sot?
(Qeshi) S'do ia dinë kuptimin jetës. Leximi të zhvillon!
Po pse s'te ka zhvilluar ty?
Sepse mua ashtu më erdhi jeta!
Je i lumtur me jetën që ke?
Jo nuk jam, por jam mësuar. Ky është fati im!
Po pse agjëron?
Sepse kam lexuar për Zotin!
Po si beson në Zot ti, me jetën që ke, Zoti s'të ka ndihmuar?!
Quhet sprovë!
Të ka ftuar ndonjë politikan për iftar?
(Më pa në sy) Ç'punë kanë ata me Zotin?
Do shihemi prap! - i thash.
Do të të pres dhe ditë të mbarë !!!

14/03/2024

Një brez që nuk kthehet më kurrë. Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.
- Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gure ndersa vajzat me kercim litari apo rruvizash.
- Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
- Një brez që luante kukafshehti derisa behej natë.
- Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta per te zbukuruar festat.
- Një brez që mblidhte fotografi, bente fjalore me dore dhe mbante fetore kujtimesh ne shkollë.
- Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.
- Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
- Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
- Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
- Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo behej nate.
- Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse beheshin deri në 10 në një grup.
- Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
- Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe te miqve.
- Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
- Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe ne shtepite e komshinjve.
- Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
- Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethane gjithcka me forcën e vet.
- Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj ne perditshmerine e tij (jo politike).
- Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
- Një brez që lexonte libra, pranë një llambë nën një batanije...
- Nje brez ku djemte ju drejtoheshin vajzave gjithe edukate: - O goce a ka mundesi nje minute😂
- Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
- Një brez i varfer që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka! ❤️

Bota ime

13/03/2024

Vajzës sime,

Nuk dua të dukesh si unë, aspak fare. Ti nuk je vazhdimësia e mbiemrit tim, as mënyrës sime të ekzistencës. Nuk je zgjatim i imi, ti je më shumë se kaq. Ti je e veçantë dhe e pazëvendësueshme. Ti nuk do të jesh ajo që unë nuk kam mundur të jem, as nuk do të të shtyj të ecësh rrugëve që unë kam dashur t'i kaloj. Ti je e thjeshtë, dhe thjeshtë e ndryshme, sfiduese në zbulimin e botëkuptimeve të tua dhe vërtet do të doja të ishe skulptore, që skalpeli yt t'i rrafshojë thepat dhe tehet që të lëndojnë. Këtë mund ta bësh vetëm ti. Mos i ndërto themelet as shtyllat e tua mbi askënd, ji e fortë, me dinjitet, mos merr gjëra me qera as në dyqane, e lëre më në dashuri. Por mbi gjithçka tjetër, ta kërkoj vetëm një gjë: ji çfarëdo që të duash, përderisa kjo të lumturon: s**t akullore, iluzone, blej re, vathë, vrapo drejt jetës e mos i ndiq të tjerët dhe mos i beso gjërat që t'i thotë gjithsecili.

24/12/2022

Thonë shumë familjarë: nusen tonë le ta lavdërojnë hallku jo ne, sështë interesant me lavdru ne njerin e shpisë!

Ju them: hallku nuk shohin hajr prej saj, as ushqim as kafe as asgjë, hallku se shohin si ju.
Ju mos e lavdëroni në prezencën e saj, por thuani nënës saj, motrës ose familjes suaj , se sa jeni të kënaqur me te, e ajo nëse ndonjëherë dëgjon fjalë të mira nga ju motivohet dhe ka vullnet të anojë kah e mira.
Nusen falenderojeni, respektojeni qoftë se nga ajo e pini madje edhe vetëm një gotë ujë.
Thuajse askund në botë sikurse ne (shqiptarët) nuk sheh nuse e cila sado pak qoftë nderon familjen e burrit ose merret me te, ndaj nëse e uroni dhe luteni për te, pa dyshim se Zoti do shtojë dashurinë, bereqetin dhe lumturinë në atë familje, ndërsa nëse acarroheni me fjalë e nënçmoni dhe silleni sikur ajo ua ka borxh hyzmetin, atëherë priteni thyerjen e raporteve ose distancimin nga ajo!

Nuset janë zbukurim i shtëpisë, faluni dashuri dhe respekt 🌹

11/09/2022

Që kur u bëra me fëmijë nuk e kam pasur kurrë më shtëpinë time të rregullt, ka gjithmonë lodra të shpërndara në dysheme dhe sado që përpiqem,ti palos për të ti organizuar gjithmonë ka diçka që nuk shkon.
Një ditë më parë u mërzita që jetoj kështu, por kuptova se do të kem një jetë të tërë për ta rregulluar shtëpinë time, por fëmijët e mi do të jenë vegjël vetëm një herë.

Shtëpi e çrregullt, mure të gërvishtura, lodra në dysheme, thërrime buke.
Një shtëpi që ka një fëmijë ka lumturi, ka rrëmujë por më e rëndësishmja është ka shumë dashuri.♥️

11/09/2022

Bota e "grave të padurueshme" ka një emër: rraskapitje.

Nuk ka asnjë qenie njerëzore në faqen e dheut që mund t'i rezistojë organizimit të shtëpisë, përgatitjes së drekës, darkës, kujdesit për fëmijët, pastrimit të shtëpisë, larjes së banjës, futjes së rrobave në makinë hekurosjes
Zakonisht arrijmë në fund të ditës me një ndjenjë dështimi, se duhet të kemi më shumë krahë të jemi prej çeliku.

Dhe harrojnë të kujdesen për shëndetin mendor, fizik, emocional nënat gjithmonë e lënë veten për të fundit.
Nuk është çudi që tensioni, mbipesha, dhimbjet e muskujve arrijnë në mosha të hershme.
Ka ditë që dhemb shpirti kur ndjejmë se jemi të pafuqishëme, të pamjaftueshme, se nuk po kuptojmë gjithçka.
Nuk jemi mbinjerëzore .
Shumë prej nesh vazhdojnë të provojnë të pamundurën por është mbingarkesë.
Kjo është ajo që disa thonë se janë kthyer gratë e bukura dhe të mrekullueshme në njerëz të padurueshëm.
Lodhje, njerëz.
Kjo është diagnoza.
Është pasojë e pranimit të barrës.
Për të bërë më shumë se sa mundeni.
Kjo është bota e grave të padurueshme.
Një botë pa një rrjet mbështetës. Duke mos ditur të themi "jo".
Lodhja mund të kthehet në depresion,pa energji, sëmundje fizike.
Duhet pasur kujdes me gratë “e padurueshme”.
Ato mund të jenë duke u lutur për një krahë të shtrirë të gatshëm për të ndihmuar sepse gratë , nuk janë prej hekuri .

10/09/2022

Para se të bëhesha nënë 🥰
Shikoja nënën time teksa përgatiste drekën. Sapo kishte ardhur nga puna. Nuk ishte ndërruar ende. Kishte larë vetëm duart dhe drejtë e në kuzhinë. Mendoja, kaq e rëndësishme është kuzhina për të?
Filloi pastrimin e banesës, ndonëse e vogël në të i shkonte gjysma e ditës. Mendoja, seç ku e gjente atë pluhurin e botës përderisa e pastronte çdo ditë.
Lëshoi makinën e rrobave. Pastaj përsëri në kuzhinë. Tani ishte koha e darkës. Mendoja, a nuk dinte ajo të ulej? Pas darkës bënte kafen për vete dhe babin, e neve na pyeste me çka të na shërbente. Mendoja, e mendonte veten si shërbëtore? Me kafe lëshonte fjalët e ëmbla dhe na gëzonte me bisedën e këndshme që e bënin bashkë me babin. Kaq e lumtur ishte. Kaq e kompletuar. Si nuk ndihej e lodhur? Kishte punuar me orë në punë, pastaj me orë në shtëpi dhe prapë arrinte të përfundonte të gjitha, në fund të ishte e disponueshme për ne.
Tash që u bëra vetë nënë, mendoj, pse kam menduar kështu për nënën time! Tani e di se nëna ime ka ditur te lodhej.
Tani e di se kuzhina nuk ishte e rëndësishme fare për të, por ishte e rëndësishme të ushqeheshim ne.
Tani e di se ndoshta nuk ka gjetur fare pluhur në banesën tonë ditë për ditë, por ajo donte të sigurohej për këtë.
Tani e di se ka ditur edhe të ulej. Edhe të shtrihej. Të pushonte, të dëgjonte muzikë apo të kontrollonte telefonin.
Tani e di edhe magjinë e kafes së saj. Ajo qenka munduar të ngjallte ngrohtësinë familjare, ndonëse e rraskapitur. Qenka ndjerë edhe e lodhur, megjithatë nuk na e p***a shfaqur kurrë.
Zemra e saj kaq e madhe p***a rrahur veç për ne.
Tani vetë nënë, marr djalin tim në krahë dhe ia ndjej aromën. Them me vete, a do të arrij të bëhem si nëna ime?! Gjithmonë e përkushtuar dhe gjithmonë e kujdesshme.
Para se të bëhesha nënë gjithmonë vetëm mendoja, tani që jam nënë, veproj.
Tani që jam nënë, e dua edhe më shumë nënën time!

10/09/2022

Nëna e nënës

Ndërsa sytë e botës janë kthyer kah bebi i porsalindur, nëna e nënës mban shiqimin kah vajza e saj, e cila sapo është bërë nënë. Roli i gjyshes mund të presë, sepse po sheh duke qarë vajzën e saj, nga dhimbjet e lindjes...

Nëna e nënës lan pelenat, fshin dyshemenë, përgatit drekën. Lan shtrojat e ndotura me qumësht. Ajo e di se sa e vështirë është të jesh nënë.

Sa herë vallë është zgjuar natën? A do të zgjohet në mëngjes e buzëqeshur?
Nëna e nënës vuan në heshtje. Në çdo peripeti të vajzës, kujton të sajat.

Nëna e nënës e ndihmon vajzën e saj në çdo punë. Ndonëse është nënë e re, ajo gjithmonë do të jetë vajza e saj.

Çdo nënë e porsalindur ka nevojë për kujdesin e një gruaje tjetër, e cila e kupton sa i brishtë është ky moment. Nëna e nënës mund të jetë motra, vjehrra, shoqe, fqinje, tezja, gjyshja, kunata...
Fakti është që një nënë e re ka nevojë për dikë, dikë që e kupton shumë mirë se çfarë don të thotë të jesh një nënë e re.

Vuoi che la tua scuola/universitàa sia il Scuola/università più quotato a Milan?

Clicca qui per richiedere la tua inserzione sponsorizzata.

Ubicazione

Digitare

Sito Web

Indirizzo

Milan