DVV International Kosova

DVV International Kosova DVV International carries out the international work of the Deutscher Volkshochschul-Verband e.V. (DVV), the German Adult Education Association

🤝 Vizitë e përfaqësuesve të GIZ nga projekti Fit for Jobs II në YALEC Prizren📅 Më 26 gusht 2026, përfaqësues të Deutsche...
27/08/2026

🤝 Vizitë e përfaqësuesve të GIZ nga projekti Fit for Jobs II në YALEC Prizren

📅 Më 26 gusht 2026, përfaqësues të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Fit for Jobs II në Kosovë, së bashku me stafin e DVV International në Kosovë, vizituan Youth and Adult Learning and Education Center (YALEC) në Prizren, të menaxhuar nga organizata Think Young (THY).

📚 Në kuadër të kësaj vizite, z. Mario Eckardt, Drejtues i Projekteve të GIZ Fit for Jobs II në Kosovë, znj. Alberta Alihajdari, Këshilltare për Aftësimin Profesional dhe Tregun e Punës, dhe znj. Edona Nahi, Menaxhere e Komponentit të Programit, u njohën nga afër me punën e YALEC Prizren, aktivitetet dhe programet e ofruara për të rinjtë dhe të rriturit, si dhe me rolin e qendrës në komunitetin lokal.

💬 Vizita krijoi një hapësirë të dobishme për shkëmbim të përvojave dhe për të diskutuar mbi mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet DVV International, GIZ dhe qendrave YALEC.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/joint-visit-of-dvv-international-and-giz-to-yalec-prizren

📍 Kosova pjesë e Forumit Profesional të Evropës Lindore për Arsimin dhe Edukimin e të RriturveNga 16 deri më 18 qershor ...
08/07/2026

📍 Kosova pjesë e Forumit Profesional të Evropës Lindore për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve

Nga 16 deri më 18 qershor 2026, përfaqësues nga Kosova morën pjesë në Forumin Profesional të Evropës Lindore për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE), i mbajtur në Podgoricë, Mal të Zi.

Forumi mblodhi ekspertë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile nga Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e arsimit dhe edukimit të të rriturve.

Pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë forum ishin: z. Ramadan Alija, udhëheqës i Zyrës së DVV International në Kosovë; znj. Ryve Prekorogja, udhëheqëse e Sektorit për Arsimin Tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh); prof. dr. Teuta Danuza, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe eksperte në fushën e arsimit; si dhe z. Granit Brajshori, menaxher i Projekteve në Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).

Gjatë forumit u diskutua për zhvillimet dhe sfidat aktuale në fushën e arsimit të të rriturve, me fokus në zhvillimin e aftësive dhe promovimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike. Pjesëmarrësit kontribuuan gjithashtu në hartimin e një kornize të përbashkët që do të shërbejë për vlerësimin e sistemeve kombëtare të arsimit të të rriturve në rajon.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/kosovo-participates-in-the-eastern-european-professional-forum-on-adult-learning-and-education

📍 Përfaqësues nga Kosova morën pjesë në ngjarjet vjetore të Shoqatës Evropiane për Arsimin e të Rriturve (EAEA)Më 9–10 q...
08/07/2026

📍 Përfaqësues nga Kosova morën pjesë në ngjarjet vjetore të Shoqatës Evropiane për Arsimin e të Rriturve (EAEA)

Më 9–10 qershor 2026, përfaqësues nga Kosova morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Evropiane për Arsimin e të Rriturve (EAEA), Ceremoninë e Ndarjes së Çmimit Grundtvig dhe Konferencën Vjetore të EAEA-së, të mbajtura në Varshavë, Poloni.

Pjesëmarrës në këto ngjarje nga Kosova ishin: z. Ramadan Alija, udhëheqës i Zyrës së DVV International në Kosovë; znj. Endrita Mehmeti, menaxhere në OJQ THY–YALEC Prizren; z. Vullnet Gusia, menaxher në YALEC Pejë; dhe z. Blerim Zymberi, menaxher në YALEC Vushtrri.

✨Me këtë rast, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Pejë (KVRL Pejë – YALEC Pejë) dhe OJQ Hareja (YALEC Vushtrri) u pranuan zyrtarisht si anëtare të Shoqatës Evropiane për Arsimin e të Rriturve (EAEA), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përfaqësimit të sektorit të arsimit të të rriturve nga Kosova në nivel evropian.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit të të rriturve, prioritetet strategjike të sektorit në nivel evropian, si dhe praktika dhe iniciativa që kontribuojnë në fuqizimin e individëve dhe komuniteteve përmes mësimit gjatë gjithë jetës.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/participation-of-representatives-from-kosovo-in-the-annual-events-of-the-european-association-for-the-education-of-adults-eaea

📍 Pjesëmarrja e Kosovës në Akademinë Rajonale të të Rinjve për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE)Nga 28–30 prill 2...
06/05/2026

📍 Pjesëmarrja e Kosovës në Akademinë Rajonale të të Rinjve për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE)

Nga 28–30 prill 2026, në Stamboll, Turqi, u mbajt Akademia Rajonale e të Rinjve për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE), e organizuar nga DVV International në kuadër të projektit “Continental Exchange” 🌍, në bashkëpunim me European Association for the Education of Adults (EAEA).

Në këtë aktivitet morën pjesë 20 profesionistë të rinj nga gjashtë vende: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia.

Gjatë tre ditëve të Akademisë u trajtuan tema të rëndësishme të arsimit për të rritur (ALE), duke përfshirë format e të nxënit formal, joformal dhe informal, rolin e ALE në shoqëri, si dhe zhvillimet evropiane dhe globale në këtë fushë 📚✨

Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë nga njëri-tjetri, të ndajnë praktika të mira dhe të forcojnë bashkëpunimin rajonal 🤝🌱

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Akademi përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për zhvillim profesional dhe thellim të njohurive në fushën e arsimit për të rritur.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/kosovos-participation-in-the-regional-youth-academy-on-adult-learning-and-education-ale

📢 Më 28 prill 2026, në zyrat e DVV International në Prishtinë, u mbajt punëtoria me temë “Zbatimi i Curriculum Instituti...
05/05/2026

📢 Më 28 prill 2026, në zyrat e DVV International në Prishtinë, u mbajt punëtoria me temë “Zbatimi i Curriculum InstitutionALE (CI) në Kosovë”, e cila kishte për qëllim prezantimin e kësaj qasjeje dhe ofrimin e udhëzimeve praktike për zbatimin e saj, me synim forcimin e kapaciteteve të Qendrave për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të DVV International në Kosovë, znj. Katrin Denys, Drejtoreshë Rajonale e DVV International për Evropën Juglindore dhe Shtetet e Kaukazit, si dhe përfaqësues të OJQ THY/ YALEC Prizren, YALEC Pejë dhe YALEC Vushtrri.

💡 Gjatë punëtorisë u prezantua dhe u diskutua roli i Curriculum InstitutionALE si një qasje praktike për zhvillimin organizativ të qendrave YALEC, duke ndihmuar në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e ndikimit në komunitet.

🤝 U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet qendrave dhe partnerëve, si dhe angazhimi i përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit për të rritur në Kosovë, në funksion të fuqizimit të komuniteteve dhe përmirësimit të mundësive për të gjithë.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/workshop-organizational-development-of-youth-and-adult-learning-and-education-centers-yalec-in-kosovo-presentation-of-curriculum-institutionale

🌟 Punëtoria e Rrjetit ALE NK: Planifikimi Strategjik dhe Diskutime për Formalizimin e Rrjetit Më 24–25 mars 2026, në Hot...
26/03/2026

🌟 Punëtoria e Rrjetit ALE NK: Planifikimi Strategjik dhe Diskutime për Formalizimin e Rrjetit

Më 24–25 mars 2026, në Hotel Sirius në Prishtinë, u mbajt punëtoria dyditore e Rrjetit joformal për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK).

Në këtë punëtori morën pjesë gjithsej 11 pjesëmarrës, prej të cilëve 8 ishin anëtarë të Bordit Drejtues të rrjetit joformal në Kosovë – ALE: Ministrina e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministria e Rinisë dhe Sportit (MRS), Agjencia për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr), Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), DVV International në Kosovë, OJQ HAREJA, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si dhe Kolegji Evropian i Kosovës (ECK).

🎯 Qëllimi i kësaj punëtorie ishte dakordimi final ndërmjet institucioneve dhe organizatave anëtare të rrjetit për mënyrën dhe formën e formalizimit dhe regjistrimit të rrjetit ALE NK, si dhe përditësimi i Statutit dhe rregulloreve të brendshme, të cilat janë të nevojshme për regjistrimin dhe formalizimin e Rrjetit.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe planet e tyre për vitin 2026, prezantuan projekte dhe aktivitete në fushën e arsimit dhe edukimit të të rriturve, si dhe diskutuan hapat konkretë për funksionimin e Rrjetit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/ale-nk-network-workshop-strategic-planning-and-network-formalization

Në një intervistë për EPALE Kosovo, z. Ramadan Alija, Drejtor i DVV International në Kosovë dhe anëtar i grupit të ekspe...
05/03/2026

Në një intervistë për EPALE Kosovo, z. Ramadan Alija, Drejtor i DVV International në Kosovë dhe anëtar i grupit të ekspertëve të EPALE, ndan pikëpamjet e tij mbi rëndësinë e arsimit të të rriturve në Kosovë, sfidat e këtij sektori dhe rolin e aktorëve të ndryshëm në promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Në intervistë diskutohet gjithashtu edhe roli i Rrjetit për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK) në zhvillimin dhe avokimin për këtë sektor.

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu: 👇

Arsimi për të rritur dhe të nxënit gjatë gjithë jetës kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin personal, social dhe profesional të individëve, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë.

Në këtë intervistë për EPALE Kosovo, z. Ramadan Alija, Drejtor i DVV International Kosova dhe anëtar i Grupit të Ekspertëve të EPALE, ndan perspektivën e tij mbi rëndësinë e arsimit për të rritur në Kosovë, sfidat që ekzistojnë në këtë sektor dhe rolin e aktorëve të ndryshëm në promovimin e të nxënit gjatë gjithë jetës.

Intervista gjithashtu trajton rolin e Rrjetit për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK) në avokimin dhe zhvillimin e këtij sektori.

Lexoni intervistën e plotë këtu:
https://epale.ec.europa.eu/sq/blog/interviste-me-z-ramadan-alija-arsimi-te-rritur-perfitimet-individet-shoqerine-dhe-ekonomine

📢 Pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të DVV International – zyra në Kosovë në Akademinë e Arsimit të të Rriturve 2026 në Wür...
18/02/2026

📢 Pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të DVV International – zyra në Kosovë në Akademinë e Arsimit të të Rriturve 2026 në Würzburg

Nga 2 deri më 13 shkurt 2026, dy përfaqësuese të DVV International – zyra në Kosovë, morën pjesë në Akademinë e Arsimit të të Rriturve 2026, të mbajtur në Würzburg, Gjermani. Gjatë kësaj akademie, profesionistë dhe studentë nga e gjithë bota shkëmbyen përvoja dhe njohuri mbi arsimin e të rriturve 📚🌏

Ky program ofroi njohuri të vlefshme, mundësi rrjetëzimi profesional dhe perspektiva të reja mbi praktikat më të mira në mësimin gjatë gjithë jetës.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/participation-of-two-representatives-from-dvv-international-office-in-kosovo-at-the-adult-education-academy-2026-in-wuerzburg

📢 Vazhdon mbështetja për Qendrat për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në KosovëDVV International...
27/01/2026

📢 Vazhdon mbështetja për Qendrat për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në Kosovë

DVV International vazhdon mbështetjen e qendrave YALEC në Prizren, Pejë dhe Vushtrri, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të të rinjve dhe të rriturve dhe promovimin e mësimit gjatë gjithë jetës.

✨ Ky bashkëpunim ofron mundësi për aftësim profesional, zhvillim të aftësive jetësore dhe përfshirje aktive në komunitet, duke i bërë qendrat YALEC hapësira kyçe për mësim, zhvillim dhe përfshirje shoqërore.

🌟 Punëtoria e Rrjetit ALE NK dhe vizita në Qendrën inovative TUMO në Tiranë🌟Më 22–23 dhjetor 2025, Rrjeti për Arsimin e ...
23/12/2025

🌟 Punëtoria e Rrjetit ALE NK dhe vizita në Qendrën inovative TUMO në Tiranë🌟

Më 22–23 dhjetor 2025, Rrjeti për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK), me mbështetjen e DVV International, organizoi një punëtori dyditore, me fokus në formalizimin e rrjetit, forcimin e strukturave drejtuese dhe planifikimin strategjik për vitin 2026📌.

👥Në punëtori morën pjesë anëtarët e Rrjetit ALE NK, përfaqësues të institucioneve publike dhe të organizatave anëtare, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK), Kolegjin Europian të Kosovës (ECK), Këshillin e Veprimit Rinor Lokal Pejë / YALEC Pejë dhe OJQ Hareja / YALEC Vushtrri.

📊Pjesëmarrësit diskutuan hapat ligjorë dhe organizativë për regjistrimin e rrjetit, u dakorduan për nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe përcaktuan kriteret për Bordin e ri Drejtues. Në të njëjtën kohë, fokusi i punëtorisë ishte edhe te Plani Vjetor 2026, ku u trajtuan prioritetet strategjike të rrjetit, aktivitetet e veçanta të secilit anëtar si dhe aktivitetet e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë anëtarëve për rritjen e ndikimit të rrjetit në nivel kombëtar.

Në përmbyllje, anëtarët vizituan Qendrën TUMO në Tiranë, një model inovativ i edukimit joformal për të rinjtë, për të njohur praktika që mund të aplikohen edhe në Arsimin e të Rriturve në Kosovë dhe për të identifikuar mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbimi të eksperiencave midis institucioneve.

Materiali i plotë: https://www.dvv-international.ge/alb/kosova/lajmet/article/workshop-of-the-ale-nk-network-and-visit-to-the-innovative-tumo-center-in-tirana

Address

Rexhep Mala , Nr 26
Tbilisi
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DVV International Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share