09/04/2026
Falënderoj sinqerisht znj. Adriana Dragusha për ftesën dhe mikpritjen në emisionin “Jeta Sot”. Gjatë intervistës biseduam për hapjen e degës së dytë të Shkollës Shqipe në Manchester, një hap i rëndësishëm për komunitetin tonë në diasporë.
Mirënjohje edhe për z. Osman Caka për mbështetjen e vazhdueshme.
Me respekt,
Erisa Isufaj
Shqiptarët e Manchesterit hapin shkollën e dytë shqipe | Live në JetaSOT
09/04/2026
Më 07.04.2026 pata kënaqësinë dhe nderin të jem e ftuar në emisionin “Jeta Sot”.
Emisioni u udhëhoq nga moderatorja e nderuar e KTV-së, znj. Adriana Dragusha, të cilën e falënderoj sinqerisht për ftesën dhe mikpritjen.
Gjatë intervistës biseduam për hapjen e degës së dytë të Shkollës Shqipe në Manchester, një zhvillim i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës tek brezat e rinj në diasporë.
Shpreh mirënjohjen time të veçantë edhe për z. Osman Caka për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shkollës Shqipe në Manchester, që nga hapat e parë të krijimit të saj.
Linku i intervistës: (fillon nga minuta 13)
https://www.youtube.com/live/D2Kl0SZK0Mo?si=jTdT5njQn-T7cTF5
Me respekt,
Erisa Isufaj
30/03/2026
Data 29 Mars 2026 është një ditë që do të mbetet gjatë në zemrat tona 🇦🇱
Me krenari dhe emocione të veçanta, hapëm degën e dytë të shkollës shqipe në Manchester — një moment që na bashkoi si komunitet dhe na kujtoi sa e fortë është lidhja jonë me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Prania e kaq shumë familjeve shqiptare e bëri këtë ditë edhe më të bukur dhe plot kuptim. Falë jush, kjo nuk ishte thjesht një hapje, por një festë e vërtetë shqiptarie.
Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe z. Ilir Bytyqi (Zëvendës Konsull / Deputy Consul) për nderin dhe prezencën e tij. Një falënderim i veçantë për të gjithë stafin e Bashkisë së Manchester-it për praninë e tyre:
Cllr Jawad Amin
Cllr Fiaz Riasat
Cllr Nasrin Ali
Cllr Naeem ul Hassan
Cllr Shazia Butt (Deputy Leader of Manchester City Council)
Cllr Shaukat Ali (Deputy Lord Mayor)
Një mirënjohje e veçantë për të gjithë prindërit, miqtë dhe familjarët që kontribuan në organizimin e këtij eventi — pa ju, kjo ditë nuk do të ishte kaq e suksesshme.
Ky është më shumë se një fillim.
Është një premtim për të ardhmen 🇦🇱
Me shumë respekt,
Erisa Isufaj
28/03/2026
Shkolla Shqipe “28 Nëntori” në Manchester mirëpret të gjithë fëmijët dhe prindërit që dëshirojnë të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare 🇦🇱
Në të dyja degët tona zhvillohen mësime të strukturuara dhe interaktive, ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, njihen me historinë dhe kulturën tonë, si dhe rriten me vlerat dhe traditat shqiptare në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
Risi këtë vit: Do të hapet edhe grupi i parë për moshat 0–3 vjeç, sepse nuk është kurrë herët për të filluar të mësojmë gjuhën shqipe dhe për të ndërtuar lidhjen me identitetin tonë.
Ne besojmë se ruajtja e identitetit tonë fillon që në moshë të vogël – dhe së bashku mund ta bëjmë këtë rrugëtim të bukur dhe të vlefshëm për fëmijët tanë.
📞 Për më shumë informacion dhe regjistrime, ju lutem na kontaktoni në: 07491717000
Me respekt,
Shkolla Shqipe
“28 Nëntori”
18/03/2026
REGJISTRIMET KANË FILLUAR! 🇦🇱📚
Me shumë krenari njoftojmë hapjen e degës së dytë të Shkollës Shqipe “28 Nëntori” në Manchester!
📍 Abraham Moss Community School
Mirëpresim fëmijë nga mosha 3 – 17 vjeç 🇦🇱
Ruajmë gjuhën, forcojmë identitetin!
⚠️ Vendet janë të limituara!
🤝 Vullnetarët janë gjithmonë të mirëpritur.
📞 Na kontaktoni për regjistrim!
KrenariShqiptare
16/03/2026
Një falënderim i veçantë për znj. Merita Isufi
për ftesën në eventin frymëzues “The Power of Her Story” nga Successful Mothers Successful Mothers Ishte një kënaqësi dhe nder të isha pjesë e një aktiviteti kaq domethënës që vlerëson forcën, sakrificën dhe historitë e grave e nënave.
Një mirënjohje e sinqertë edhe për përfshirjen e Shkollës Shqipe “28 Nëntori” në librin “E dashur Nënë”. Është një vlerësim shumë i bukur për punën dhe përkushtimin ndaj gjuhës, kulturës dhe brezit të ri shqiptar.
Faleminderit për mbështetjen dhe për gjithçka që bëni për komunitetin tonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Erisa Isufaj
12/03/2026
🇦🇱 Kur një komunitet bashkohet për gjuhën dhe rrënjët e tij, lindin gjëra të mëdha. Manchesteri po shkruan një kapitull të ri shqiptar!
Me shumë krenari dhe emocion njoftojmë hapjen e një dege të re të Shkollës Shqipe “28 Nëntori” në veri të Manchesterit.
Pas suksesit të shkollës shqipe në Wythenshawe, misioni ynë vazhdon të rritet: t’u japim fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare, edhe pse larg atdheut.
📍 Adresa: Crescent Rd, Crumpsall, Manchester M8 5UF
🕓 Çdo të shtunë: 16:00 – 18:00, fillojmë në 4 Prill.
Ftojmë të gjithë shqiptarët – fëmijë dhe të rritur të bëhen pjesë e kësaj nisme të bukur.
Një ftesë e veçantë për të gjithë ata që prej vitesh kanë ëndërruar një shkollë shqipe në Manchester. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet dhe po forcohet çdo ditë nga dashuria për gjuhën tonë.
Le ta ruajmë së bashku gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën tonë, për brezat që do të vijnë. ❤️🖤
Mirë se vini në familjen e Shkollës Shqipe “28 Nëntori” Manchester!
07/03/2026
Stafi i zemrës,
Faleminderit që jeni pjesë e shkollës shqipe. Kontributi juaj është më shumë se një punë – është një mision i bukur dhe fisnik.
Mësimdhënia është themeli i të gjitha profesioneve, sepse mësuesi nuk hap thjesht derën e diturisë, por frymëzon nxënësit të hyjnë vetë në të.
Mirënjohje dhe respekt për përkushtimin tuaj.
17/02/2026
Në shkollën shqipe “28 Nëntori” Manchester festuam Pavarësinë e Kosovës, ku fëmijët recituan, kënduan dhe kërcyen në ritme shqipe. Gjithashtu, bëmë një prezantim informues për fëmijët në lidhje me Pavarësinë e Kosovës. Jemi shumë të lumtur që mund të organizojmë festime të tilla për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Manchester.
Falënderojmë prindërit dhe stafin që na mbështesin në këtë nismë kaq të bukur🇽🇰