Learn Albanian Manchester

Learn Albanian Manchester Gjuha shqipe është identiteti ynë, historia jonë, lidhja jonë me rrënjët!

Në shkollën "28 Nëntori", fëmijët shqiptarë në Manchester do të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të flasin shqip, duke ruajtur kulturën dhe traditat tona të çmuara.

Gjuha jonë është rrënja që na lidh me vendin nga vijmë.Regjistrimet për vitin e ri shkollor në Shkollën Shqipe “28 Nënto...
16/08/2026

Gjuha jonë është rrënja që na lidh me vendin nga vijmë.

Regjistrimet për vitin e ri shkollor në Shkollën Shqipe “28 Nëntori” në Manchester kanë filluar!

Këtu fëmijët mësojnë shqipen, kulturën, traditat, këngët dhe vallet shqiptare, në një mjedis të ngrohtë, miqësor dhe të dashur.

Staf i kualifikuar, i përkushtuar dhe me dashuri për fëmijët dhe gjuhën shqipe, që kujdeset që çdo fëmijë të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet krenar për rrënjët e tij.

📍 Dega e Jugut & Dega e Veriut – Manchester
📅 Viti i ri shkollor nis më 26 Shtator!

Mos lejoni që largësia t’ua largojë fëmijëve gjuhën e zemrës.
Jepuni dhuratën më të bukur: gjuhën, rrënjët dhe identitetin e tyre shqiptar.
📞 07491717000
📩 [email protected]

Vendet janë të limituara – regjistrojeni fëmijën tuaj sot!

15/07/2026

Në shkollën shqipe “28 Nëntori” besojmë se gjuha dhe kultura mësohen edhe përmes artit. Prandaj i nxisim vazhdimisht fëmijët të shikojnë filma shqiptarë, të cilët përcjellin mesazhe të bukura dhe i ndihmojnë të njohin më mirë historinë, traditat dhe vlerat e vendit tonë.

Gjatë festës sonë përmbyllëse, nxënësit sollën me shumë talent një interpretim nga filmi “Beni ecën vetë”, si edhe “Një vonesë e vogël”, duke dhuruar emocione, buzëqeshje dhe duartrokitje.

Një falënderim i veçantë shkon për përkushtimin dhe bashkëpunimin e nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës. Pikërisht ky bashkëpunim bëri që festa jonë të zhvillohej në një nivel shumë të lartë dhe të mbetej një kujtim i bukur për të gjithë.

Ka diçka që prek zemrën kur sheh një fëmijë të lindur e rritur në diasporë të flasë, të recitojë e të këndojë në gjuhën ...
13/07/2026

Ka diçka që prek zemrën kur sheh një fëmijë të lindur e rritur në diasporë të flasë, të recitojë e të këndojë në gjuhën shqipe.

Pas çdo momenti të bukur që shohim, fshihet puna e palodhur e fëmijëve, përkushtimi i mësuesve dhe mbështetja e pakushtëzuar e prindërve.

Prindër, ju nuk po u mësoni fëmijëve vetëm një gjuhë. Po u dhuroni identitetin, rrënjët dhe krenarinë për prejardhjen e tyre.

Kjo është trashëgimia më e bukur që mund t’u lini.

13/07/2026

Një ditë plot emocione, krenari dhe kujtime të bukura!

Festa përmbyllëse e vitit shkollor solli recitime, këngë dhe valle që prekën zemrat e të gjithëve. Një prezantim fantastik u realizua nga nxënëset tona, Amelia dhe Sara, ndërsa fëmijët dhuruan emocione të mëdha me interpretimet e tyre në skenë.
Shumë krenarë me ju femijë.

Festa e Abetares dhe Mbyllja e Vitit Shkollor 2025–2026Më 28 qershor, në Manchester, u zhvillua Festa e Abetares dhe cer...
03/07/2026

Festa e Abetares dhe Mbyllja e Vitit Shkollor 2025–2026

Më 28 qershor, në Manchester, u zhvillua Festa e Abetares dhe ceremonia përmbyllëse e vitit shkollor 2025–2026 të Shkollës Shqipe, një festë që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Me pjesëmarrjen e rreth 260 të rriturve dhe fëmijëve, salla u mbush me buzëqeshje, emocion, krenari dhe dashuri për gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë shqiptar.

Ishim të privilegjuar të kishim mes nesh Councillor Jawad Amin, përfaqësues i Bashkisë së Manchesterit, poetin dhe mikun e Shkollës Shqipe Osman Caka, znj. Pranvera Laçi, drejtuese e Shkollës Shqipe “Pjetër Budi” në Liverpool, si dhe znj. Ardjana Gjoni, drejtuese e Shkollës Shqipe “Bright Eagles” në Birmingham. Prania e tyre ishte një nder dhe një vlerësim për punën që po bëhet në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Programi artistik ishte kulmi i një viti të tërë pune, përkushtimi dhe dashurie. Fëmijët tanë shkëlqyen në skenë me interpretimet e tyre, duke na dhuruar emocione të forta, krenari dhe besim se gjuha shqipe do të vazhdojë të jetojë brez pas brezi. Çdo duartrokitje ishte një vlerësim për përpjekjen e tyre dhe për punën e mësuesve që i udhëhoqën me përkushtim.

Në këtë ditë të veçantë u ndanë gjithashtu mirënjohje për individë që kanë qenë pranë Shkollës Shqipe që nga hapat e saj të parë. Mbështetja, besimi dhe kontributi i tyre kanë qenë të paçmueshme në rrugëtimin tonë.

Një moment shumë i bukur ishte ankandi i pikturave të realizuara nga nxënësit tanë, si dhe sh*tja e produkteve me motive shqiptare dhe shorteu me dhurata. Çdo kontribut i dhënë do të shërbejë për të mbështetur projektet dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shkollës Shqipe.

Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa një ekip të jashtëzakonshëm. Faleminderit stafit tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe orët e panumërta të punës. Ju jeni zemra e kësaj shkolle.

Mirënjohje e veçantë shkon për të gjitha zonjat që me bujari dhe dashuri përgatitën gatime tradicionale, duke sjellë shijen e shtëpisë dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse për të gjithë.

Faleminderit çdo prindi që na beson gjënë më të çmuar – fëmijët e tyre. Bashkëpunimi, mbështetja dhe besimi juaj janë forca që na shtyn të punojmë çdo javë me edhe më shumë dashuri.

Dhe në fund, faleminderit ju, fëmijët tanë të mrekullueshëm. Ju jeni krenaria jonë më e madhe. Çdo fjalë e shqiptuar në gjuhën shqipe, çdo këngë, poezi dhe valle e interpretuar nga ju është një fitore për gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë.

Le të vazhdojmë ta mbajmë gjallë gjuhën shqipe kudo që jetojmë, sepse ajo është ura që na lidh me rrënjët tona dhe dhurata më e bukur që mund t’u lëmë brezave që vijnë.

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj dite të paharrueshme.

Me respekt dhe mirënjohje,
Stafi i Shkollës Shqipe

Me afrimin e Festës së Abetares, e cila do të mbahet më 28 Qershor, patëm kënaqësinë të jemi të ftuara në KTV – emisioni...
24/06/2026

Me afrimin e Festës së Abetares, e cila do të mbahet më 28 Qershor, patëm kënaqësinë të jemi të ftuara në KTV – emisionin “Jeta Sot”, për të ndarë me publikun emocionet, përgatitjet dhe punën e palodhur që qëndron pas këtij aktiviteti kaq të veçantë për nxënësit tanë.

Gjatë intervistës folëm për programin e pasur dhe të larmishëm që kemi përgatitur për Festën e Abetares, një festë që kurorëzon mundin, përkushtimin dhe sukseset e fëmijëve tanë gjatë këtij viti shkollor. Gjithashtu, ndamë me publikun arritjet e shkollës sonë, si dhe sfidat e përditshme me të cilat përballet mësimi i gjuhës shqipe në diasporë.

Një falënderim i veçantë shkon për Z. Osman Caka për organizimin e kësaj interviste dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i jep komunitetit shqiptar dhe arsimit shqip në diasporë.

Mirënjohje të sinqertë për gazetaren e dashur dhe mikpritëse Ardiana Dragusha, e cila me profesionalizëm, ngrohtësi dhe dashamirësi na krijoi mundësinë të ndajmë me publikun misionin dhe punën e Shkollës Shqipe “28 Nëntori” në Manchester.

Kënaqësi e veçantë ishte edhe pjesëmarrja e mësueses Merita Ismaili, e cila me përkushtim shërben në të dyja degët e shkollës sonë dhe ndau përvojën e saj në edukimin e brezave të rinj.

Faleminderit KTV-së dhe emisionit “Jeta Sot” për hapësirën e dhënë. Faleminderit prindërve, nxënësve dhe mësuesve tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Sukseset e shkollës sonë janë fryt i punës sonë të përbashkët.

Ju mirëpresim më 28 Qershor në Festën e Abetares, për të festuar së bashku një tjetër vit të suksesshëm të gjuhës shqipe në Manchester!
Linku i intervistes: https://www.youtube.com/live/HM91Cc1ZaAw?is=QaaJidzqzYM1kl05

Me mirënjohje dhe kënaqësi ndajmë intervistën tonë në KTV – emisioni “Jeta Sot”, ku patëm mundësinë të prezantojmë punën...
24/06/2026

Me mirënjohje dhe kënaqësi ndajmë intervistën tonë në KTV – emisioni “Jeta Sot”, ku patëm mundësinë të prezantojmë punën, arritjet dhe sfidat e Shkollës Shqipe “28 Nëntori” në Manchester.

Një falënderim i veçantë shkon për Z. Osman Caka, i cili bëri të mundur organizimin e kësaj interviste dhe që vazhdimisht mbështet promovimin e gjuhës, kulturës dhe arsimit shqip në diasporë.

Falënderojmë gjithashtu gazetaren e nderuar Ardiana Dragusha për mikpritjen, ngrohtësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedës.

Në këtë intervistë folëm për Festën e Abetares, e cila do të mbahet më 28 Qershor, për arritjet e nxënësve dhe të shkollës sonë gjatë këtij viti shkollor, si dhe për sfidat dhe problematikat me të cilat përballet mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë.

Kënaqësi e veçantë ishte pjesëmarrja e mësueses Merita Ismaili, e cila me përkushtim shërben në të dyja degët e shkollës sonë në Manchester dhe ndau përvojën e saj në edukimin e brezave të rinj.

Faleminderit KTV-së, emisionit “Jeta Sot”, Ardiana Dragushës dhe Z. Osman Cakës për mundësinë që zëri i shkollës sonë të dëgjohet më gjerë. Faleminderit gjithashtu prindërve, nxënësve dhe mësuesve tanë, të cilët janë forca dhe frymëzimi i punës sonë të përditshme.
Së bashku vazhdojmë të ruajmë dhe të përcjellim gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar tek brezat e rinj.

| KTV© KOHA. All rights reserved.

Regjistrimet për vitin akademik 2026–2027 kanë filluar!Prej dy vitesh, Shkolla Shqipe “28 Nëntori” në Manchester po rrit...
21/06/2026

Regjistrimet për vitin akademik 2026–2027 kanë filluar!

Prej dy vitesh, Shkolla Shqipe “28 Nëntori” në Manchester po rritet falë besimit dhe mbështetjes së prindërve tanë. Kënaqësia e familjeve dhe përparimi i fëmijëve janë vlera që na motivojnë çdo ditë të japim më të mirën.

Gjuhë shqipe
Kërcime tradicionale
Kulturë, identitet dhe krenari shqiptare

Bëhuni pjesë e familjes sonë në degën e Jugut ose të Veriut dhe investoni në të ardhmen e fëmijëve tuaj.

📞 07491 717000
📧 [email protected]

Gjuha jonë – Identiteti ynë – Krenaria jonë!

Address

Manchester

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Learn Albanian Manchester posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Featured

Share

Category