Jeta Islame

Jeta Islame Qëllimi i saj është përkujtimi i Allahut, forcimi i imanit dhe përhapja e dijes islame.

Kjo faqe islame ofron përmbajtje fetare dhe edukative, duke përfshirë ajete nga Kurani, hadithe, këshilla islame, si dhe video, fotografi dhe lajme nga bota islame.

05/10/2026

Eskalon situata në Qendrën e Prishtinës.
Djegje gaz lotjsells dhe kaos kominkacioni.
Ku pritet të përfundojë ?

Sot përurohet Xhamia Qendrore në Lipjan 😍Një bukuroshe e re e Kosovës 🕌
24/09/2026

Sot përurohet Xhamia Qendrore në Lipjan 😍

Një bukuroshe e re e Kosovës 🕌

20/09/2026

Qendra e Mbretit Salman për Ndihmë nënshkruan program ekzekutiv të përbashkët për kujdesin ndaj jetimëve me Bashkësinë Islame të Kosovës

Qendra e Mbretit Salman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nënshkroi një program ekzekutiv të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës, për zbatimin e projektit të kujdesit ndaj jetimëve në 29 komuna të Kosovës për vitin 2026, nga i cili do të përfitojnë 700 jetimë.

Programin e nënshkroi së pari ndihmës-mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës për operacione dhe programe, inxhinier Ahmed bin Ali al Baiz, ndërsa pas tij nënshkroi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Menaxheri i projektit, Besim Mehmeti, njëherit shefi i kabinetit, njoftoi për ecurinë e deritanishme të programit dhe detajet e zbatimit të tij, duke theksuar se struktura e ndihmës do të përfshijë shpërndarjen e kujdestarive mujore për familjet e jetimëve, organizimin e udhëtimeve argëtuese, si dhe sigurimin e çantave shkollore dhe veshjeve dimërore për fëmijët përfitues në të gjitha komunat e përfshira në projekt.

Gjithashtu, ai njoftoi se numri i jetimëve përfitues ka njohur rritje të vazhdueshme: nga rreth 500 jetimë të mbështetur në periudhën 2024–2025, projekti pritet të arrijë tani në 700 përfitues për vitin 2026 — një shtim që reflekton zgjerimin e vazhdueshëm të mbulimit dhe rritjen e mbështetjes financiare të siguruar nga Qendra e Mbretit Salman.

Kjo vjen në kuadër të përpjekjeve humanitare dhe të ndihmës që ofron Mbretëria e Arabisë Saudite përmes krahut të saj humanitar, Qendrës së Mbretit Salman për Ndihmë, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në xhaminë "Hadrović" në Podgoricë u zhvillua ceremonia e martesës sipas riteve të Sheriatit për futbollistin nga Luksem...
17/09/2026

Në xhaminë "Hadrović" në Podgoricë u zhvillua ceremonia e martesës sipas riteve të Sheriatit për futbollistin nga Luksemburgu, Enes Mahmutoviq, dhe Ilma Frljuqiqin.

Urime të sinqerta çiftit të sapomartuar,
me lutjen që jeta e tyre së bashku të jetë plot dashuri, lumturi, shëndet dhe begati. 🤲❤️

15/09/2026
Zhytës i Afrikës së JugutZbulon një Kuran 18 metra nën ujë me faqe të hapura për historinë e Profetit NuhNjë Kuran u gje...
13/09/2026

Zhytës i Afrikës së Jugut

Zbulon një Kuran 18 metra nën ujë me faqe të hapura për historinë e Profetit Nuh

Një Kuran u gjet nën ujë!

Gjatë një udhëtimi zhytjeje në brigjet e Mauritiusit, zhytësi nga Afrika e Jugut, Ian Haggerty, gjeti një kopje të Kuranit të Shenjtë në shtratin e detit, në një thellësi prej afërsisht 18 metrash.

Imazhet tregonin faqe të hapura që thuhej se tregonin historinë e Profetit Noe dhe përmbytjes, duke shkaktuar reagime të gjera në mediat sociale.

Megjithatë, nuk ka informacion të besueshëm që specifikon moshën e Kuranit, sa kohë qëndroi nën ujë, origjinën e tij ose si përfundoi në fund të detit.

11/09/2026

Jo vetëm Prishtina, edhe Prizreni përkundër numrit e hapësirave të mëdha të xhamiave, përsëri nuk i nxë, besimtarët detyrohen të falen në shesh.

A mendoni se duhet të shtohet numri i xhamive ?

Adresse

Seligenthaler Str. 8
Landshut
84034

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Jeta Islame etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie