29/07/2026
🇩🇪 Gestern hatten wir im Rahmen des XIX. Seminars der Lehrkräfte der Diaspora die Ehre, gemeinsam mit Kolleginnen und Kollegen aus vielen europäischen Ländern an einem institutionellen Austausch in der Republik Kosovo teilzunehmen.
Im Mittelpunkt standen die Herausforderungen und Perspektiven des albanischen Herkunftssprachenunterrichts. Besonders erfreulich war die Anerkennung des Hamburger Modells der staatlichen Förderung, das als Vorbild für viele europäische Bildungssysteme gilt.
Wir sind stolz, unsere Arbeit und unsere Erfahrungen mit unserem Team vor Ort vorgestellt zu haben, und danken für den wertvollen fachlichen Austausch sowie die herzliche Gastfreundschaft. Gemeinsam stärken wir die Zukunft der albanischen Sprache in der Diaspora.
🇦🇱 Dje, në kuadër të Seminarit XIX të Mësuesve të Diasporës, patëm nderin të marrim pjesë, së bashku me kolegë nga shumë vende evropiane, në një takim institucional në Republikën e Kosovës.
Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe perspektivat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Ishte veçanërisht kënaqësi që modeli i Hamburgut për mbështetjen shtetërore të mësimit të gjuhës shqipe u vlerësua si një shembull frymëzues dhe si një objektiv për shumë sisteme arsimore evropiane.
Jemi krenarë që prezantuam punën dhe përvojën tonë së bashku me ekipin tonë, si dhe falënderojmë të gjithë për shkëmbimin e vlefshëm profesional dhe mikpritjen e ngrohtë. Së bashku forcojmë të ardhmen e gjuhës shqipe në diasporë.
16/02/2026
🇦🇱
Dje, në Shkollën Maretstraße, së bashku me mësimin plotësues shqip “Fan Noli” dhe në bashkëpunim me ODA Hamburg e.V., shënuam 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Veprimtaria u karakterizua nga kontributet e përkushtuara të nxënësve tanë, një frymë e fortë komunitare dhe një atmosferë dinjitoze për këtë ditë të veçantë.
Falënderim i veçantë për Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe për Konsullin e Përgjithshëm, z. Mizbah Mustafa, për praninë dhe mbështetjen e tij. Gjithashtu falënderojmë prindërit, kolegët dhe nxënësit, të cilët me angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre kontribuan në realizimin me sukses të kësaj feste.
🇩🇪
Gestern haben wir an der Schule Maretstraße gemeinsam mit dem albanischen Unterricht Fan Noli und in Kooperation mit ODA Hamburg e.V. den 18. Unabhängigkeitstag der Republik Kosovo gefeiert.
Die Veranstaltung war geprägt von engagierten Beiträgen unserer Schülerinnen und Schüler, einer starken Gemeinschaft und einem würdigen Rahmen für diesen besonderen Anlass.
Unser besonderer Dank gilt dem Generalkonsulat der Republik Kosovo sowie dem Generalkonsul Mizbah Mustafa für seine Anwesenheit und Unterstützung. Ebenso danken wir allen Eltern, Kolleginnen und Kollegen sowie unseren Schülerinnen und Schülern, die mit ihrem Einsatz und ihrer Teilnahme zum Gelingen der Feier beigetragen haben.
13/01/2026
Në kuadër të përgatitjeve për festën e Pavarësisë së Kosovës më datë 17 Shkurt, sot së bashku zhvilluam planifikimin e programit artistik të shkollës shqipe “Fan Noli” pranë shkollës Maretstraße, Hamburg dhe në bashkëpunim me Oda Hamburg.
Me përgjegjësi, bashkëpunim dhe frymë kombëtare. Kur bashkohen shqiptarët, lindin ide të bukura 🇽🇰🇦🇱🇩🇪
02/12/2025
🇦🇱 Sot, në orën e gjuhës shqipe, zemrat tona rrahën në të njëjtin ritëm me fëmijët dhe prindërit e tyre, teksa festuam së bashku festat e shenjta të nëntorit, Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Klasa jonë u shndërrua në një skenë të vogël, ku fjala shqipe mori dritë përmes vjershave, poezive, recitaleve, këngëve e valleve plot ngrohtësi, ndërsa tingulli i çiftelisë na riktheu tek rrënjët tona më të thella.
Gjithçka ishte magjike. Festës sonë nuk i mungoi as buzëqeshja, as emocionet, as krenaria që na mbushi shpirtin. Ne, mësuesit, i vrojtuam fëmijët me sytë që na shkëlqenin nga gëzimi. Po aq të lumtur e krenarë ishin edhe prindërit, të cilët e jetuan këtë ditë krah nesh me zemër të mbushur.
Sot, Shqipëria foli përmes zërave të vegjël, por plot shpirt. Gëzuar festat! Nga Mësuese Ariola Mukaj dhe Mejsere Osmani. 🇦🇱