23/08/2026
HAPET SHKOLLA SHQIPE NË HERBORN! 🇦🇱
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se më 14.09.2026 fillon mësimi në Shkollën Shqipe në Herborn.
Vendi: Johanneum Gymnasium Herborn
Ora: 15:00
Adresa: Otto-Wels-Straße 1a, 35745 Herborn
Mësuese: Mrika Veliu Mustafa
Mësimi në Shkollën Shqipe është PA PAGESË.
Gjuha shqipe zhvillohet si lëndë zgjedhore, ndërsa kreditet e marra do të figurojnë në certifikatën e notave të nxënësve.
Hapja e klasave të reja të gjuhës shqipe është një hap i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe na motivon të vazhdojmë angazhimin për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Hessen.
Deri tani të regjistruar janë 30 nxënës.
Për regjistrim dhe informata shtesë:
Web: www.lapsh-hessen.de
E-mail: [email protected]
Tel.: +491622768136
Ju mirëpresim në Shkollën Shqipe në Herborn! 🇦🇱
Me respekt
LAPSH Hessen
19/08/2026
Mësimi në gjuhën shqipe Kelkheim Taunus fillon të marten me 1 shtator në ora 17:00
19/08/2026
HAPET SHKOLLA SHQIPE NË OBERTSHAUSEN! 🇦🇱
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se më 01.09.2026 fillon mësimi në Shkollën Shqipe në Obertshausen.
Vendi: Hermann-Hesse-Schule
Im Hasenwinkel 6
63179 Obertshausen
Mësimi zhvillohet çdo të martë
Ora: 15:00
Mësuese: Mirushe Krasniqi
Mësimi në Shkollën Shqipe është PA PAGESË.
Gjuha shqipe zhvillohet si lëndë zgjedhore, ndërsa kreditet e marra do të figurojnë në certifikatën e notave të nxënësve.
Hapja e klasave të reja të gjuhës shqipe është një hap i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe na motivon të vazhdojmë angazhimin për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Hessen.
Për regjistrim dhe informata shtesë:
Web: www.lapsh-hessen.de
E-mail: [email protected]
Tel.: +491622768136
Ju mirëpresim në Shkollën Shqipe në Obertshausen! 🇦🇱
Me respekt
LAPSH Hessen
13/08/2026
HAPET PËR HERË TË PARË SHKOLLA SHQIPE NË BAD HOMBURG! 🇦🇱
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se më 02.09.2026 hap dyert për herë të parë Shkolla Shqipe në Bad Homburg, me mbi 20 nxënës të regjistruar.
Vendi: Maria-Scholz-Schule
Schwalbacher Straße 7
61350 Bad Homburg
Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë
Ora: 17:00
Mësuese: Valbona Haziri
Mësimi në Shkollën Shqipe është PA PAGESË.
Gjuha shqipe zhvillohet si lëndë zgjedhore, ndërsa kreditet e marra do të figurojnë në çertifikatën e notave të nxënësve.
Hapja e çdo shkolle të re shqipe është një arritje e rëndësishme për komunitetin tonë dhe njëkohësisht na motivon edhe më shumë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për hapjen e shkollave të tjera shqipe.
Për regjistrim dhe informata shtesë:
Web: www.lapsh-hessen.de
E-mail: [email protected]
Tel.: +491622768136
Ju mirëpresim në Shkollën Shqipe në Bad Homburg!
Me respekt
LAPSH Hessen
28/07/2026
Këto ditë po marrim pjesë në Seminarin XIX Mbarëkombëtar të Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë, që po mbahet në Brezovicë.
Si përfaqësues të LAPSH-it, patëm kënaqësinë të takojmë kolegë nga shumë shtete të ndryshme ku zhvillohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Shkëmbimi i përvojave, sfidave dhe praktikave më të mira mes mësuesve është një vlerë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të shkollave shqipe në diasporë.
Gjithashtu, ishte nder të takonim Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku, si dhe Zëvendësministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Orjana Osmani, me të cilët u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.
Trajnime dhe seminare të tilla janë më se të nevojshme, pasi fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet mësuesve, rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe kontribojnë drejtpërdrejt në motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe. Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të sigurojmë që gjuha dhe kultura jonë të ruhen e të përcillen me krenari te brezat e ardhshëm. 🇦🇱🇽🇰
28/06/2026
NJOFTIM
Me kënaqësi ju njoftojmë se më 03 shtator 2026, në ora 15:30, do të bëhet hapja zyrtare e Shkollës Shqipe në Seligenstadt, e cila do të zhvillojë mësimin në:
📍 Einhardschule
Einhardstraße 72–74
63500 Seligenstadt
Ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në Seligenstadt dhe rrethinë të regjistrojnë fëmijët e tyre në Shkollën Shqipe, ku ata do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën tonë kombëtare.
Mësimi zhvillohet për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 10-të.
Mësimi është pa pagesë, falë mbështetjes së donatorëve.
Gjuha shqipe është lëndë zgjedhore dhe kreditet e saj figurojnë në certifikatën e notave.
LAPSH Hessen vazhdon të zgjerojë rrjetin e Shkollave Shqipe në mbarë Hessenin.
Përveç shkollës së re në Seligenstadt, së shpejti pritet të hapen edhe shkolla të reja në:
📍 Gießen
📍 Obertshausen
📍 Bad Homburg
📍 Wiesbaden
📍 Maintal
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të mësimit të gjuhës shqipe për sa më shumë fëmijë shqiptarë në Hessen.
Për regjistrim dhe informata shtesë:
https://lapsh-hessen.de/
[email protected]
Telefon / WhatsApp: +49 163 2589368
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Hessenit dhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ne vazhdojmë me krenari misionin tonë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezat e rinj.
Gjuha jonë është trashëgimia më e çmuar që mund t’ua lëmë fëmijëve tanë.
Ju mirëpresim!
28/06/2026
Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të Shkollave Shqipe në Hessen, LAPSH Hessen e.V. shpall konkurs për angazhimin e mësueseve/mësuesve të gjuhës shqipe në Herborn dhe Maintal.
Nëse keni përgatitjen dhe dëshirën për të kontribuar në edukimin e brezave të rinj dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, ju ftojmë të aplikoni.
Të gjitha detajet mbi kushtet e aplikimit gjenden në konkursin e bashkëngjitur.
18/06/2026
LAPSH-i Hessen përveç strukturave tjera profesionale, për organizimin e mësimit në Gjuhën Shqipe ka edhe Këshillin Pedagogjik:
1. Basrije Krasniqi- Koordinatore;
2. Besime Bulliqi - anëtare;
3. Merima Haziri Gashi -anëtare;
4. Shehide Hoti - anëtare.
Ju informojmë se Këshilli Pedagogjik ka në përbërje një ekip profesionistësh dhe me pervojë të gjatë në procesin mësimor, i cili ofron mbështetje profesionale për temat e organizimit të procesit të mësimdhënies së Gjuhës Shqipe në Hessen si:
- Sfidat në mësimdhënie dhe vlerësim;
- Menaxhimi i klasës;
- Vështirësitë profesionale didaktike;
- Këshilla pedagogjike e didaktike etj.
Të gjitha temat Këshilli Pedagogjik i trajton me konfidencialitet, profesionalizëm dhe frymë bashkëpunimi.
Bashkëpunimi është çelës për cilësi të mësimdhënies.
LAPSH-i është mirënjohës për punën profesionale të Këshillit Pedagogjik dhe falenderon për angazhimin e tyre vullnetar.
, profesional, Shqipe pa pagesë-
-Hessen
15/06/2026
Në fundjavën e kaluar, së bashku me prindërit dhe nxënësit e mrekullueshëm të shkollës shqipe në Pestalozzi, Kelkheim (Taunus), organizuam një shëtitje në natyrën e bukur të bjeshkëve të Taunusit.
Pjesëmarrja e nxënësve ishte e kënaqshme, përveç disa mungesave të arsyetuara.
Na gëzon fakti që komuniteti shqiptar po tregon gjithnjë e më shumë interes për regjistrimin e fëmijëve në mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare.
Me respekt,
N. Bajramaj
11/06/2026
🎒 Të dashur prindër,
Të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Hessen dhe që do të fillojnë klasën e parë në vitin shkollor 2026/2027 tashmë po përgatiten për një hap të rëndësishëm në jetën e tyre shkollore.
LAPSH Hessen ju uron një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një rrugëtim të mbushur me dije!
Krahas shkollës gjermane, ju ftojmë të regjistroni fëmijët tuaj edhe në Shkollën Shqipe në Hessen, ku ata do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën tonë kombëtare.
✅ Mësimi zhvillohet për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 10-të.
✅ Falë mbështetjes së donatorëve, mësimi është pa pagesë.
✅ Regjistrimi bëhet lehtësisht përmes formularit në faqen tonë zyrtare dhe zgjat vetëm pak minuta.
📍 Shkollat Shqipe në Hessen zhvillojnë mësim në këto lokacione:
1. Pestalozzi Schule, Pestalozzistraße 7, 65779 Kelkheim
2. Albert Schweitzer-Gymnasium, Waldstraße 113, 63071 Offenbach am Main
3. IGS Mathildenschule, Mathildenstraße 30, 63065 Offenbach am Main
4. Don Bosco Schule, Hahlweg 38, 36093 Künzell
5. Otto Hahn Schule, Kastanienallee 69, 63454 Hanau
6. Liebig Schule Frankfurt, Kollwitzstraße 3, 60488 Frankfurt am Main
7. Anton Calamius Schule, Niedergründauer Str. 17, 63584 Gründau-Rothenbergen
8. Stadtschule, August-Storch-Straße 9, 35510 Butzbach
9. Friedrich-Ebert-Gymnasium, In der Seewiese 1, 63165 Mühlheim am Main
10. Valentin-Traudt-Schule, Wolfhager Str. 176, 34127 Kassel
11. Philipp-Dieffenbach-Schule, Am Seebach 1, 61169 Friedberg
12. Gymnasium am Mosbacher Berg, Mosbacher Str. 57, 65187 Wiesbaden
13. Henri-Dunant-Schule, Schaumburger Str. 62, 65936 Frankfurt-Sossenheim
14. Friedrich-List-Schule, Alsfelder Str. 23, 64289 Darmstadt
15. Starkenburg-Gymnasium, Gerhart-Hauptmann-Str. 21, 64646 Heppenheim
16. Einhardschule, Einhardstraße 72–74, 63500 Seligenstadt
17. Georg-Mangold-Schule, Im Attich 1, 65474 Bischofsheim
🎓 Kreditet për gjuhën shqipe si lëndë do të figurojnë në certifikatën e notave, ku gjuha shqipe është lëndë zgjedhore.
📞 Për regjistrim dhe informata shtesë:
🌐 https://lapsh-hessen.de/
📧 [email protected]
📱 WhatsApp / Telefon: +49 163 2589368
🤝 Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Hessenit dhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ne vazhdojmë me krenari misionin tonë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezat e rinj.
🇦🇱 Gjuha shqipe është trashëgimia më e çmuar që mund t’ua lëmë fëmijëve tanë.
Ju mirëpresim.