26/05/2026
Sot në Siqevë u mbajt me sukses Krosi Pranveror, ku nxënësit treguan energji, vullnet dhe frymë sportive. 🏃♂️🏃♀️
Sporti nuk ndërton vetëm trupin, por edhe disiplinën, respektin dhe bashkëpunimin mes njëri-tjetrit. Prandaj, aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë për nxënësit tanë.
Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit për angazhimin në organizim dhe nxënësit për pjesëmarrjen shembullore.
Urime për të gjithë pjesëmarrësit!
22/05/2026
Sot ishte një ditë e veçantë dhe plot emocion për nxënësit e klasave
I/1 dhe I/2, të cilët festuan me shumë gëzim Festën e Abetares.
Nën përkushtimin dhe kujdesin e mësueseve Ganimete Hyseni dhe Samire Krasniqi, vogëlushët prezantuan program të bukur me recitime, këngë dhe buzëqeshje, duke treguar hapat e parë drejt botës së dijes.
Abetarja është drita e parë e diturisë dhe sot nxënësit tanë dëshmuan se me përkushtim, dashuri dhe punë po ecin sigurt drejt së ardhmes së tyre.
Me këtë rast, drejtoresha ndau mirënjohje për mësueset, në shenjë respekti dhe vlerësimi për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në edukimin e brezave të rinj.
Urime të gjithë nxënësve për këtë sukses të bukur, prindërve për mbështetjen dhe mësueseve për punën e tyre të çmuar. Qofshin gjithmonë të lumtur në rrugëtimin e dijes! 📚✨
21/05/2026
Me buzëqeshje në fytyrë dhe shumë entuziazëm, fëmijët e klasës parafillore kaluan një ditë të bukur në parkun e Gërmisë. Ata u argëtuan shumë duke luajtur dhe marrë pjesë në aktivitete të ndryshme së bashku me shokët e tyre. Atmosfera ishte plot gëzim dhe hare.
19/05/2026
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, përveç dokumenteve të cekura në konkurs, jeni të obliguar të dorëzoni Vërtetimin mbi vaksinimin e fëmijës, i lëshuar nga QKMF/QMF.
Po ashtu, ju informojmë se regjistrimi për paralelet Llukar-Siqevë do të bëhet në Llukar.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin!
18/05/2026
Regjistrimi bëhet në zyren e psikologes, sipas këtij orari;
Klasa përgatitore- çdo ditë pune, nga ora 08:30-11:00
Klasa e parë - ditën e premte, ora 10:00-14:00!
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1. Çertifikata e lindjes- fotokopje;
2. Çertifikata e vaksinimit- fotokopje;
3. Dëshmia mbi adresën e vendbanimit-fotokopje
14/05/2026
Në emër të drejtoreshës Shkurte Gashi Halimi, sot me krenari dhe emocione të veçanta festuam 81-vjetorin
e Shkollës Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ganimete Tërbeshi”, - Llukar
Një histori e gjatë edukimi, përkushtimi dhe suksesi ndër breza.
Në këtë ditë të rëndësishme për shkollën tonë, patëm nderin të mirëpresim drejtorin e Arsimit të Komunës së Prishtinë, z. Arianit Elshani, së bashku me stafin e tij, si dhe drejtorin e Kulturës në Komunën e Prishtinës,
z. Isah Mustafa. Po ashtu, pjesë e këtij përvjetori ishin drejtorë të shumë shkollave, prindër, nxënës dhe stafi i shkollës sonë.
Programi festiv, i realizuar me shumë përkushtim nga nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, solli momente të veçanta artistike dhe kulturore, duke pasqyruar vlerat, talentin dhe punën e palodhshme që zhvillohet çdo ditë në shkollën tonë.
Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë mysafirët që na nderuan me praninë e tyre dhe kontribuan në madhështinë e kësaj dite. Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e vazhdueshme në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.
Gjithashtu, falënderojmë nga zemra prindërit tanë, të cilët vazhdimisht janë mbështetës të fuqishëm të shkollës sonë dhe partnerë të rëndësishëm në rrugëtimin edukativ të nxënësve.
Urime 81-vjetori i shkollës sonë! Urojmë që suksesi, bashkëpunimi dhe arritjet tona të vazhdojnë edhe për shumë vite të tjera