Medreseja Alauddin- Faqja zyrtare

Medreseja Alauddin- Faqja zyrtare SHKOLLË E MESME E LARTË = GJIMNAZ SHOQËROR - GJUHËSOR Në këtë medrese do të mësonin nxënës nga republikat e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

MEDRESEJA E ULËT “ALAUD-DIN” PRISHTINË
Medreseja e ulët e Prishtinës “Alaud-din” filloi punën mbi bazën e plan-programit të miratuar nga KBI (Kryesia e Bashkësisë Islame). Kjo ishte medreseja e parë që do të funksiononte, duke pasur si gjuhë mësimi shqipen. Pranë medresesë ishte ndërtuar dhe konvikti. Ndërsa mësimet zhvilloheshin mbi bazën e plan-programit mësimor, administrimi dhe jeta organizative në këtë medrese përcaktohej mbi bazën e një rregulloreje të posaçme që përfshinte 147 nene. Në bazë të këtij dokumenti percaktoheshin të gjitha normat e mbarëvajtjes së medresesë. Aty përcaktoheshin kompetencat e drejtorit, të edukatorëve, të kujdestarit të klasës, të mesimdhënësve etj. Kohëzgjatja e shkollës ishte katër vjet dhe vertikalisht ajo kishte katër klasë. Gjuha e mësimit ishte shqipja. Medreseja kishte si objekt edukimin e nxënësve me frymën islame, si edhe arsimin e përgjithshëm të tyre. Viti mësimor i kësaj medreseje ishte nga 10 shtatori deri në 10 qershor. Brenda këtij harku kohor kishte pushime dimrore. Sistemi i vlerësimit të nxënësve mbështetej në shkallëzimin e pesë shifrave, 1 deri në 5, të barazvlefshme si më poshtë:
1= dobët, 2=mjaftueshëm, 3=mirë, 4=shumë mirë, 5=shkëlqyeshëm. Numri i nxënësve ishte lënë në kompetencë të drejtorisë së medresesë në marrëveshje me KBI (Këshillin e Bashkësisë Islame). Në rregullore përfshiheshin edhe dënimet në rastet e shkeljes së rregullores nga nxënësit. Në rregullore përcaktoheshin kriteret e pranimit të nxënësve, të mësuesve, si edhe të përsonelit tjetër. Si rregull, këtu pranoheshin nxënës që kishin mbaruar 4 klasë të shkollës fillore. Me mbarimin e saj, u njihej e drejta të ushtronin detyrën e imamit, hatibit etj. Në dokumentet e kësaj shkolle kjo njihej si “medreseja e ulët shqiptare”. Medreseja kishte bibliotekën dhe shoqatën e saj. Nga një vështrim i planit mësimor dhe kontigjentit të nxënësve të kësaj shkolle në vitet 50-60 rezultonte se në medresenë e ulët gjatë vitit shkollor 1951-1952 u perfshinë këto lëndë: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Matematika, Akaidi, Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Botanikë, Vizatim, Bukurshkrim, Gramatikë arabe, Fiskulturë. Ky kontigjent nxënësish, në fund të vitit mësimor 1951-52, arriti nga të 47 nxënësit e rregjistruar të përfundojnë me sukses shkollën 15 nxënës. Në klasën e fundit të medresesë së ulët jepeshin 18 lëndë, që ishin: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Gjuha turke, Gjuha arabe, Matematika, Fizika, Kimia, Higjiena, Akaidi, Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Bukurshkrim, Imamat, Përgatitje paraushtarake.
“Duke filluar nga viti shkollor 1955-56 plani mësimor pësoi disa ndryshime, por lëndët profesionale dhe gjuha shqipe, si gjuhë mësimi, mbeten po ato. Medreseja e ulët deri në vitin shkollor 1962-63 përgatiti pesë gjenerata nxënësish”.
“Pas kryerjes së medresesë së ulët, nxënësit e kësaj shkolle vazhdonin mësimet e shkollës së mesme, ose inkuadroheshin në punë në organizatat e fesë islame apo gjetiu. Ata që dëshironin të vazhdonin, duhej të shkonin në Sarajevë, në medresenë GHB (Gazi Husrev Beg). Një numër tjetër vazhdonin nëpër shkolla të tjera të mesme, si në gjimnaz, shkollë normale, shkollë ekonomike etj. Shumica e nxënësve nga dy brezat e fundit i vazhduan mësimet e mesme në Prishtinë, pranë medresesë së mesme “Alauddin”, e cila filloi punën më 1962.”
Në bazë të të dhënave që reflekton shtypi i kohës, semimaturantët e kësaj shkolle dilnin nga ajo me një formim të shëndoshë fetar dhe njëkohësisht me një përgatitje gjuhësore dhe një formim patriotik të kënaqshëm. Kjo për arsye se gjatë kursit 4-vjeçar në atë shkollë zhvilloheshin 28 lëndë, që përfaqësonin grupin e lëndëve fetare (Kur’an, fikh, akaid, ahlak, histori islame), grupin e lëndëve të kulturës së përgjithshme (shqip, serbisht, arabisht, turqisht, histori, gjeografi etj), grupin e lëndëve shkencore (matematikë, fizikë, zoologji, kimi, etj.), grupin e lëndëve të edukimit estetik (vizatim, bukurshkrim) dhe grupin e lëndëve të edukimit fizik. Shumë prej nxënësve, që mbaronin këtë shkollë, ndiqnin studimet, me shumë sukses, si në medresenë “Gazi Husrev Beg” të Sarajevës, ashtu edhe në shkollat e tjera shtetërore. MEDRESEJA E MESME “ALAUD-DIN” PRISHTINË
Me formimin e një baze të shëndoshë kontigjenti nxënësish, si dhe me krijimin e disa kushteve rrethanore, në vitin shkollor 1962-63 hapi dyert e saj “Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Ajo u hap në bazë të aktit Nr.759-65 të Kryesisë Supreme Islame për RSF të Jugosllavisë në Sarajevë, i cili zyrtarisht iu komunikua me vonesë (qershor 1965). Medreseja e mesme “Alauddin”, si edhe medreseja e ulët, funksionon në bazë të rregulloreve. Regullorja për medresenë e mesme është miratuar nga KBI Prishtinë më 22 prill 1965. Ajo përbëhet nga 94 nene, ku përcaktohen objektivat kryesore të saj si: puna mësimore edukative, kualifikimi i kuadrove, të drejtat dhe detyrat e nxënësve dhe të krejt kolektivit punonjës, afati pesëvjeçar i mësimeve, pranimi i nxënësve në medrese mbi bazën e dëftesës së mbarimit të shkollës tetëvjeçare. Përfundimi i medresesë nga nxënësit kushtëzohet me dhënien në fund të klasës së pestë të 10 provimeve në lëndët: Kur’an, akaid, imamat, histori islame, hadith, tefsir, fikh, gjuhë shqipe (me shkrim e me gojë), arabisht e serbisht (me shkrim e me gojë). Numri i maturantëve të medresesë “Alauddin” ka ardhur në rritje graduale. Kontigjenti i maturantëve të parë, i vitit shkollor 1966-67, përbëhej nga 19 vetë, kurse kontigjenti i maturantëve të vitit 1993-94 ishte 43. Pranë medresesë gjendet dhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma, i pajisur me të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimit në nivelin bashkëkohor. Aty ka xhami, salla leximi, bibliotekë, kuzhinë dhe sallë ngrënie, palestër etj. Që nga viti 1966 pranë kësaj medreseje funksionon “Shoqata e Nxënësve të Medresesë së Mesme Alauddin”, e cila, në bazë të rregullores, synon “…me punue në thellimin dhe përforcimin e dashurisë së nxënësve ndaj islamizmit, ndaj popullit dhe atdheut…”. Kjo shoqatë ka seksionin letrar, ligjërues, dramatik dhe sportiv. Shoqata merret me organizimin e kohës së lirë të nxënësve. Me nismën e saj, pranë kësaj medreseje organizohen çdo vit garat e shahut, të basketbollit, tenis-pingpongut, karatesë etj. Ajo gëzon një emër të mirë në mes shkollave tjera të Prishtinës dhe trajtohet si shkollë e mesme profesionale me tretman të barabartë me simotrat e tjera shkolla profesionale të Kosovës në gjuhën shqipe. Medreseja mban lidhje bashkëpunimi me institucionet arsimore si me Universitetin e Kosovës, Fakultetin e Bujqësisë, Shoqatën e Kartës së Kosovës, Këshillin e Solidaritetit pranë LDK-së etj. Shoqata e Nxënësve të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë ka organin e vet “Drita e Kur’anit”, një revistë në 32 faqe. Nxënësit e dalë nga kjo shkollë kanë vazhduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në SHLP të Gjakovës, në SHLK të Pejës, në SHLP të Shkupit, në akademinë pedagogjike të Shkupit, si dhe në universitetet jashtë vendit. Të gjithë këta kuadro të dalë nga kjo vatër i dhanë një shtytje përpara mendimit teologjik islam nëpërmjet studimesh dhe artikujsh origjinalë, si dhe përkthimeve nga literatura e vendeve islamike; çuan përpara kulturën islame, duke bërë të mundur botimin e revistave të ndryshme, siç janë “Dituria Islame”, “Takvim (Kalendar)”, “Edukata Islame”etj. e, mbi të gjitha, përkthimi i Kur’anit. Numri i madh i kuadrove që mbaruan këtë shkollë, lidhja e saj nëpërmjet tyre me të gjitha qendrat e trojeve shqiptare, kontributet e shumanshme e bënë të njohur atë si “Vatra e popullit” dhe e emëruan “Foleja e shqipeve”
Nё plan-programin mёsimor tё medresesё u bёnё disa ndryshime nё mёnyrё qё krahas rritjes sё Medresesё tё bёheshin pёrpjekje pёr reduktimin e mёsimeve nё katёr vjet. Kryesia e Bashkёsisё Islame nё Prishtinё mё 28/04/1983 mori vendim qё medreseja tё jetё shkollё (e mesme) katёr vjeqare. GODINA E RE E MEDRESES NE PRISHTINË
Qё prej themelimit tё medresesё kolektivi punues i saj ёshtё ballafaquar me vёshtirёsi tё konsiderueshme ngase veprimatarinё e vet e zhvillonte nё kushtё mjaft tё vёshtira. Mirёpo pas njё angazhimi vazhdueshёm dhe njё punё intensive afro gjashtёvjeqare tё Bashkёsisё Islame tё Kosovёs ndёrtohet objekti I ri I Medresesё pёrurimi solemn I tё cilёt u bё mё 14/09/1985. Falё Zotit medreseja tani e tutje do te ketё njё objket modern kur pran saj gjendet dhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma, i pajisur me të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimit në nivelin bashkëkohor. HAPJA E PARALELEVE TE NDARA FIZIKE NE PRIZREN DHE GJILAN
Nga viti 1993 kjo medrese ka hapur paralelen e saj në Prizren, dhe një vit më vonë edhe atë në Gjilan. Gjatë vitit shkollor 1995/96 Medreseja “Alaud-din” numëronte 288 nxënës në Prishtinë, në Prizren 132, (në tri vite) dhe në Gjilan 80 nxënës në dy vite. HAPJA E MEDRESES SË VAJZAVE
Duke u nisur nga ajo se Islami urdhëron për arsim pa dallim si meshkujt ashtu edhe femrat, Kryesia e BI, si organi më i lartë fetar në Republikën e Kosovës, vendosi që në vitin e ri shkollor 1997/98 në kuadër të medresesë “Alaud-din” të hapen edhe dy paralele për femra, njëra në Prishtinë ku u pranuan 38 nxënëse, dhe tjetra në Prizren ku u pranuan 25. Pos këtyre, në këtë medrese i vijojnë mësimet me korespondencë edhe më se 400 nxënës (meshkuj dhe femra). Krahas medreseve të mësipërme, në Kosovë kanë funksionuar normalisht edhe medrese të tjera nëpër qytete të ndryshme. Medrese ka pasur edhe nëpër disa fshatra si në Dobërçan, Tërnoc etj. Këto ishin ngritur pranë xhamive ose në lokale të ndryshme dhe janë drejtuar nga personel privat, të cilët nuk kanë pasur të drejtën e lëshimit të diplomave. Këto i kanë dhënë rrugë sidomos mësimit autodidakt dhe kanë qenë të njohura pranë bashkësive islamike.

Medreseja gjithmonë në përkrahje të arsimit
26/09/2026

Medreseja gjithmonë në përkrahje të arsimit

Mbahet mbledhja me prindërit e nxënësve të klasave të 10-ta!Në SHML “Medreseja Alauddin” u mbajt mbledhja me prindërit e...
25/09/2026

Mbahet mbledhja me prindërit e nxënësve të klasave të 10-ta!

Në SHML “Medreseja Alauddin” u mbajt mbledhja me prindërit e nxënësve të klasave të 10-ta.

Gjatë takimit u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor, rregulloren dhe përgjegjësitë e nxënësve, vijimin dhe disiplinën, si dhe për çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes shkollës dhe prindërve është një nga faktorët e rëndësishëm për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve.

Faleminderit prindërve për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin!

Parlamenti i Nxënësve – Zgjedhjet për KNSh"Medreseja Alaudin" – Prishtinë  Sot, në hapësirat e shkollës tonë u zhvilluan...
24/09/2026

Parlamenti i Nxënësve – Zgjedhjet për KNSh
"Medreseja Alaudin" – Prishtinë
Sot, në hapësirat e shkollës tonë u zhvilluan zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit të Nxënësve të Shkollës (KNSh).
Aktiviteti u realizua nën patronazhin e Drejtorisë, i organizuar plotësisht nga vetë nxënësit dhe i mbikëqyrur nga kujdestarët e klasave të 12-ta:
-Muhamed Stublla (12/1)
-Rrahim Aliu (12/2)
-Driton Arifi (12/3)
-Hatixhe Jashanica Sadriu (12/4)
-Samir Ahmeti (12/5)

Programi nisi me leximin e Kuranit nga nxënësi Abdulhakim Murati, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti sekretari i shkollës, Vahid Haxhiu, i cili falënderoi udhëheqësit dhe parlamentarët e mëparshëm, si dhe uroi konstituimin e parlamentit të ri duke iu uruar mbarësi e sukses. Sekretari po ashtu konfirmoi mbështetjen e pakursyer për përfaqësuesit e rinj.

Gara për udhëheqjen e KNSh-së u zhvillua mes këtyre kandidatëve:
- Omer Musliu (12/1)
- Enes Gashi (12/2)
- Esma Bahtiari (12/3)
• Rinesa Hoxha (12/5)
Pasi kandidatët shpalosën platformat e tyre drejtuese, deputetët e Parlamentit të Nxënësve kryen procesin e votimit, nga i cili dolën këto rezultate përfundimtare:

Me 26 vota të fituara, Rinesa Hoxha (12/5) u zgjodh Kryetare e Këshillit të Nxënësve, ndërsa pozita e Nënkryetarit i takoi Enes Gash*t (12/2) me 20 vota.

I urojmë përzemërsisht kryesisë së re suksese dhe punë të mbarë në realizimin e ideve e projekteve për shkollën tonë!

FTESË PËR OFERTË
23/09/2026

FTESË PËR OFERTË

Sot, në Medresenë Alauddin, u zhvillua ndeshja e radhës në kuadër të Ligës së Shkollave të Prishtinës.Ekipi i Medresesë,...
21/09/2026

Sot, në Medresenë Alauddin, u zhvillua ndeshja e radhës në kuadër të Ligës së Shkollave të Prishtinës.

Ekipi i Medresesë, nën përkujdesjen e prof. Valon Brajshori, shënoi fitore me rezultat 3:1, duke treguar përkushtim, aftësi të larta sportive dhe shpirt garues.

Të pranishëm në ndeshje ishte edhe drejtori i Medresesë, Ekrem Maqedonci, i cili i përgëzoi nxënësit për lojën, sjelljen sportive dhe, mbi të gjitha, edukatën dhe kulturën që treguan gjatë gjithë ndeshjes.

Urime për fitoren, djema! Ju priftë e mbara në ndeshjet e radhës!

Programi i mirëseardhjes për nxënëset e klasave të 10-ta në "Medresenë Alauddin” – PrishtinëSot, më 17.09.2026, në amfit...
17/09/2026

Programi i mirëseardhjes për nxënëset e klasave të 10-ta në "Medresenë Alauddin” – Prishtinë

Sot, më 17.09.2026, në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” – Prishtinë, u organizua një program i veçantë mirëseardhjeje për nxënëset e klasave të 10-ta, i përgatitur nga nxënëset e klasave të 11-ta dhe 12-ta. Me shumë dashamirësi, nxënëset e reja u pritën edhe me nga një dhuratë simbolike.

Programi u hap me leximin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e interpretoi nxënësja Drita Zharku (12/4).

Më pas, fjalë përshëndetëse dhe motivuese mbajtën drejtori i shkollës, prof. Ekrem Maqedonci, si dhe kujdestaret e klasave të 10-ta, prof. Saranda Kamberi dhe prof. Sumeja Hashani.

Gjatë programit u shfaqën pika të ndryshme artistike, kulturore dhe humoristike:

Kori i vajzave, me një paraqitje të bukur muzikore;
Monologu, i përgatitur dhe interpretuar nga nxënësja Anisa Lipaj (12/3);
Aktrimi, i interpretuar nga nxënëset Era Curri dhe Feroza Stublla;
Pikë satirike mbi jetën në Medrese, nga Elsa Hamiti 12/3 dhe Merisa Podvorica 12/4.
Porosi për nxënëse, e shoqëruar me paraqitje vizuale përmes slajdeve përgatitur nga nxënësja Rejana Çunaku dhe Enisa Llumnic 12/4.

Moderatore: Mirjeta Januzi (12/3) dhe Lejla Dukaj (12/4)

Në përmbyllje të programit, nxënëseve të klasave të 10-ta iu urua një fillim i mbarë dhe një rrugëtim i suksesshëm, i mbushur me dije, përkushtim, miqësi dhe rezultate të mira në Medresenë “Alauddin”.

Mirë se erdhët, vajza! Ju priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri!

Doktoron prof. Samir AhmetiSot, më 14 shtator 2026, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik...
14/09/2026

Doktoron prof. Samir Ahmeti

Sot, më 14 shtator 2026, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, prof. Samir Ahmeti mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull:

“Mehmet Ali Pashai, themeluesi i Egjiptit Modern, sipas burimeve osmane dhe arabe”

Tema u mbrojt para komisionit të përbërë nga:

• Prof. dr. Muhamet Mala – kryetar i komisionit;
• Prof. dr. Gazmend Rizaj – mentor;
• Prof. dr. Nehat Krasniqi – anëtar i komisionit;
• Prof. dr. Zejni Mazllami – anëtar i komisionit.

Prof. Samir Ahmeti është i lindur në Prishtinë. Studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Xheresh*t, në Jordani, ndërsa studimet e magjistraturës në Universitetin Omdurman El-Islamijjeh, në Sudan, në degën e Historisë Islame.

Përgjatë 22 viteve përvojë në mësimdhënie, prof. Ahmeti ka dhënë kontribut të çmuar në "Medresenë Alauddin” në Prishtinë, duke u përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të nxënësve.

Ai është autor i 6 librave dhe i mbi 60 artikujve shkencorë e profesionalë, si dhe përkthyes i një libri. Ka botuar punime në fushën e historisë brenda vendit, si dhe dy artikuj në nivel ndërkombëtar.

Prof. Ahmeti zotëron gjuhën arabe dhe turke-osmane, ndërsa ka njohuri edhe në gjuhën boshnjake dhe angleze. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Medreseja Alauddin” e Prishtinës i shpreh urimet më të përzemërta prof. Samir Ahmetit për arritjen e gradës shkencore të doktorit të shkencave dhe i uron suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij akademike, shkencore dhe arsimore.

Ky sukses përbën një vlerë të veçantë për komunitetin tonë arsimor dhe një tjetër dëshmi të përkushtimit të kuadrit të Medresesë ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe edukimit të brezave të rinj.

Këshilli i Prindërve viziton MedresenëMe rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Këshilli i Prindërve në krye me dr. ...
14/09/2026

Këshilli i Prindërve viziton Medresenë

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Këshilli i Prindërve në krye me dr. Besnik Llumnica zhvilloi një vizitë në Medrese, ku u prit nga drejtori i shkollës.

Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit u informuan nga drejtori lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor dhe angazhimet e shkollës për një vit sa më të suksesshëm.

Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve përcollën urimet e tyre për një vit të mbarë, duke i dëshiruar Medresesë, stafit dhe nxënësve suksese, rezultate të larta dhe mbarësi në punën e tyre.

Drejtori i Medresesë i falënderoi për vizitën dhe urimet, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe përkrahjen e Këshillit të Prindërve si një hallkë të rëndësishme në funksion të një procesi edukativo-arsimor sa më cilësor.

Drejtori i Medresesë priti në një takim prof. Xhevahir Kolgjinin dhe prof. Elez Osmanin.Prof. Kolgjini është profesor i ...
10/09/2026

Drejtori i Medresesë priti në një takim prof. Xhevahir Kolgjinin dhe prof. Elez Osmanin.

Prof. Kolgjini është profesor i artit në RIT Kosova dhe është pasardhës i hafëzit, teologut, studiuesit, poetit dhe historianit të njohur shqiptar, Tahir Kolgjini.

Me këtë rast, profesor Kolgjini i dhuroi Medresesë koleksionin e plotë prej tetë vëllimesh të veprave të Tahir Kolgjinit, një botim i rëndësishëm që sjell në një tërësi veprimtarinë dhe trashëgiminë e tij të pasur intelektuale e krijuese.

Drejtori shprehu mirënjohjen për këtë dhuratë me vlerë të veçantë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të veprave të personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë, kulturën dhe dijen shqiptare. Ai falënderoi profesorin Kolgjini për këtë kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të Medresesë.

Koleksioni përfshin tetë vëllime, në të cilat trajtohen fusha të ndryshme të veprimtarisë së Tahir Kolgjinit, përfshirë gjuhësinë, historinë, letërsinë, publicistikën, korrespondencën, si dhe dokumente e materiale të tjera të rëndësishme. Veprat pasqyrojnë një periudhë më shumë se katërdekadëshe të punës dhe angazhimit të tij.

Në përgatitjen, sistemimin dhe renditjen e materialeve, si dhe në bashkëpunimin me shtëpinë botuese, kanë dhënë kontribut Xhevahir Kolgjini, Mithat Gashi dhe Neritan Kolgjini.

Kjo dhuratë i shtohet fondit të Medresesë si një pasuri me vlerë për nxënësit, studiuesit dhe të gjithë ata që interesohen për trashëgiminë intelektuale e kulturore shqiptare.

Address

Belgrade
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medreseja Alauddin- Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Medreseja Alauddin- Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category