Shkolla Shqipe Zvicër - Bümpliz / Bern

Shkolla Shqipe Zvicër - Bümpliz / Bern

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Shqipe Zvicër - Bümpliz / Bern, School, .

Spracherwerb ist Kompetenzerwerb:
Lernen bedeutet nicht, Inhalte zu pauken, sondern Fähigkeiten zu erwerben und dank plurilingualer und plurikultureller Kompetenzen zwischen Sprachen und Kulturen Brücken zu bauen.

Photos from Shkolla Shqipe Zvicër - Bümpliz / Bern's post 12/06/2026

Falënderojmë përzemërsisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë për ftesën në këtë mbrëmje të veçantë kulturore. Ishte nder dhe kënaqësi për ne, si përfaqësuese të Forumit të Grave AlbanKult, së bashku me Shoqërinë Kulturore AlbaKult, të ishim pjesë e koncertit “Kultura Muzikore e Kosovës – Tradita dhe Zhvillimi”, të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Një mbrëmje frymëzuese që promovoi me dinjitet kulturën, traditën dhe vlerat e Kosovës. 🇽🇰🎶🇨🇭

12/06/2026
Photos from Shkolla Shqipe Zvicër - Bümpliz / Bern's post 05/05/2026

Fundjava që lamë pas na dhuroi emocione të veçanta dhe momente krenarie për komunitetin tonë 🇦🇱🇨🇭🇽🇰

Më 03.05.2026 në Uster, pata kënaqësinë të jem pjesë e eventit “ADN Shqiptare”, si mësuese e shkollës shqipe në Bümpliz (LAPSH) dhe njëkohësisht si kryetare e Forumit të Gruas AlbaKult, ku morëm pjesë së bashku me shoqërinë kulturo-artistike AlbaKult.

Ky aktivitet, i organizuar nga Këshilli “ADN Shqiptare”, dëshmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë në diasporë.

Një falënderim i sinqertë shkon për Këshillin Organizues për këtë organizim të jashtëzakonshëm, si dhe veçanërisht për mësimdhënësit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu për ftesën dhe mikpritjen.

Një moment i veçantë dhe shumë frymëzues ishte prania e gazetarit Marin Mema, i cili me mesazhet e tij theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.

Nxënësit shkëlqyen me një program të pasur artistik – këngë, recitime dhe valle tradicionale që dëshmuan se gjuha dhe kultura jonë jetojnë fuqishëm tek brezat e rinj.

Pjesëmarrja e gjerë e komunitetit, e shoqëruar nga prania e përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, si dhe e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, i shtoi këtij eventi një vlerë të veçantë.

Ky aktivitet ishte më shumë se një event – ishte një dëshmi e gjallë e bashkimit, identitetit dhe dashurisë për rrënjët tona.

Sepse:
Gjuha forcon rrënjët.
Kultura na bashkon.
Integrimi na jep krahë.

Want your school to be the top-listed School/college?

Website