Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica", School, Cernicë, .

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 19/05/2026

Gjatë dy ditëve të fundit u mbajt turniri shkollor mes klasave, ku nxënësit treguan talent, bashkëpunim dhe frymë sportive.
Dje, vendin e parë e fitoi klasa 7/1, ndërsa vendin e dytë klasa 6/1.
Sot, në pjesën përfundimtare të turnirit, fituese u shpall klasa 9/1, ndërsa vendin e dytë e zuri klasa 8/2.
Urime të gjitha klasave pjesëmarrëse dhe falënderim për mësimdhënësit e edukatës fizike për organizimin e këtij aktiviteti!
🎉🎉🎉🎉🎉⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 18/05/2026

Sot në shkollën tonë u organizua një turnir sportiv mes klasave të 6-ta dhe 7-ta, i cili solli shumë emocione, garë të fortë dhe atmosferë festive.
Nxënësit treguan talent, bashkëpunim dhe frymë sportive gjatë gjithë aktivitetit.
Pas ndeshjeve të zhvilluara, fituese u shpall klasa 7/1, e cila u dallua për lojën dhe angazhimin e saj. Ky aktivitet u realizua nën përkujdesjen e mësimdhënësit të edukatës fizike, Premton Muja, i cili motivoi dhe mbështeti nxënësit gjatë gjithë turnirit.

15/05/2026
Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 11/05/2026

Sot, nxënësit e klasës së tetë vizituam Betejen e Koshares, vendin ku heronjtë tanë luftuan me guxim për lirinë e Kosovës. Kjo vizitë na bëri të ndiejmë krenari dhe mirënjohje për sakrificën e dëshmorëve, veçanërisht për Urim Mehmeti dhe bashkëluftëtarët e tij. Ne do ta kujtojmë gjithmonë heroizmin dhe veprën e tyre.
Lavdi dëshmorëve të Kosovës!

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 06/05/2026

Parafillorët në natyrë, në botën e tyre plot buzëqeshje e gëzim!

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 06/05/2026

Shetitje pranverore!
Me nxënësit dhe mësimdhënësit ishte një aktivitet i bukur, plot energji, bashkëpunim dhe gëzim në natyrë.

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 30/04/2026

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, në ambientet e shkollës sonë u organizua një takim letrar i veçantë, që solli pranë nxënësve fjalën e gjallë artistike dhe frymëzimin e autorëve tanë.

Të pranishëm ishin përfaqësues të ‘Karvanit të Shkrimtarëve “Agim Deva” dhe Ars Klubi “Beqir Musliu”, të cilët, së bashku me shtëpitë botuese “Beqir Musliu” dhe “Rozafa”, sollën një pasuri librash për lexuesit e rinj.

Nxënësit patën kënaqësinë të bashkëbisedojnë me shkrimtarët: Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla, Ramadan Mehmeti, Skënder Zogaj, Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha, Albina Idrizi dhe Linditë Ramushi Dushku.

Ky takim ishte një festë e bukur e librit dhe e fjalës artistike, që dëshmoi edhe njëherë rëndësinë e leximit dhe krijimtarisë në jetën e të rinjve.

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 16/02/2026

Nxënësit e klasave të ulëta patën rastin të dëgjojnë dhe bashkëbisedojnë me zyrtarët e policisë të komunës së Gjilanit.
Vizita e Policisë në shkollën tonë kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rregullat e sigurisë, respektimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit mes shkollës dhe komunitetit.

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 12/02/2026

Sot në shkollën tonë u organizua një kuiz diturie për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në garë morën pjesë nxënësit e klasave të teta, të cilët u përballën me pyetje nga lëndë të ndryshme mësimore dhe treguan njohuritë e tyre.

Edhe pse kuizi nuk kishte pyetje rreth festës, ai u organizua për ta shënuar këtë ditë përmes dijes dhe frymës garuese. Gjithashtu, u realizua edhe një miniprogram i shkurtër, ku nxënësit ndërlidhën secilën lëndë me 17 Shkurtin, duke e bërë aktivitetin edhe më domethënës.

11/01/2026

NJOFTIM
Njoftohen të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafi mësimor se më datë 12.01.2026 (e hënë) fillon mësimi në shkollën tonë, me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
Mësimi do të zhvillohet sipas orarit të rregullt mësimor.
Ju urojmë nxënësve suksese dhe mbarësi në vazhdim të vitit shkollor!

Photos from Shkolla Fillore e Mesme e Ulët-"Ramiz Cernica"'s post 11/12/2025

Sot u zhvillua një ndeshje miqësore volejbolli mes shkollës sonë dhe shkollës,
“Vehbi Ibrahimi” në Uglare.
Nxënësit treguan shkathtësi, bashkëpunim dhe frymë sportive gjatë gjithë lojës. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe motivuese, ku të dyja ekipet dhanë maksimumin e tyre.

Në fund, lojtarët u përshëndetën me respekt dhe u shprehën të gatshëm për ndeshje të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

Want your school to be the top-listed School/college?

Website