Universiteti Ismail Qemali Vlorë • Faqe Zyrtare

Universiteti Ismail Qemali Vlorë • Faqe Zyrtare From University "Ismail Qemali" Vlore to the World. Learning Without Borders Në vitin 2005 u hap dhe dega e gjuhë-letërsisë shqipe me 240 student. As.

Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë u hap në 10 tetor 1994 me Vendim të Këshillit të Ministrave N.105 dt.28.02.1994. Për hapjen e tij u bë një punë përgatitore disa mujore, për përgatitjen e planeve, programeve dhe stafit akademik ku një ndihmesë shumë të madhe dhanë Fakulteti i Inxhinjerisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakuteti i Ekonomisë dhe i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Universiteti filloi me tri Fakultete, Fakulteti i Tregetisë me degët Biznes dhe Turizem, Fakuteti i Inxhinierisë Detare si dhe Fakulteti i Infermjerisë. Përzgjedhja e këtyre fakuteteve për Universitetin u bë mbi bazën e traditës që egzistonte në Vlorë për këto disiplina kështu që në 1919 në Vlorë është hapur shkolla e mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të vendit në atë kohë. Traditat e saj u pasuruan kur në Vlorë u hap filiali i Universitetit të Tiranës për degën Ekonomikut e cila funksionoi në vitet 1970-1980. Gjithashtu prej shumë vitesh në Vlorë ishte hapur shkolla e lartë e marinës tradita e të cilit në shumë aspekte shërben si bazë për Fakultetin e Infermierisë u ngrit mbi traditën e Shkollës së Mesme Mjeksore e vetmja në vendin tonë e cila u transferua në Vlorë në 1967 e deri në krijimin e vete fakultetit. Për organizimin e gjithë punës përgatitore të ngritjes së Univeristetit u ngrit një grup pune i krijuar nga Dr. Sezai Bazaj i cili me hapjen e Universitetit u emërua dhe Rektor i këtij institucioni. Universiteti filloi punë në dy godina që u rikonstruktuan (sot godina e Rektoratit dhe e Fakultetit të Mësuesisë dhe Departamenti i Infermierisë) me 162 studentë në të katër degët e tij dhe 10 pedagogë efektivë. Në fillimet e tij, emërtimi i Universitetit ishte “Universiteti Teknologjik Ismail Qemali Vlorë”. Nga viti në vit universiteti filloi të rritej si në numrin e degëve të reja ashtu edhe atë të studentëve dhe pedagogëve efektivë. Në vitin akademik 1995-1996 u hap Dega e Gjuhës Angleze me 20 student dhe 4 pedagog efektiv. Në 1998 u hapën Deget e Matematikë-Fizikës, Dega e Ciklit të Ulët si dhe Dega e Navigacionit. Në vitin 2002 u hap Dega e Gjuhës Italiane me 45 studentë dhe 5 pedagoge efektiv, si dhe Dega e Ciklit të Ulët parashkollor. Në vitin 2003 u hap Dega e Juridikut e atashuar pranë Fakultetit të Tregëtisë si dhe Dega e Teknologjisë së Informacionit e atashuar pranë Fakultetit të Detarisë. Po në vitin 2003 në bashkëpunim me ambasadën zviceriane dhe shoqatën “ASED” të Zvicrës u hap kursi i parë për “Mësues dhe Edukator të specializuar” të cilët do të shërbenin kryesisht në institucione me fëmijë antikapatë. Krahas këtyre në vitin 2004-2005 u hap dhe sistemi i studimit me kohë të pjesshme (part-time) në degët biznes, turizem, matematikë-fizikë, gjuhë-letërsi, cikël i ulët, cikël i ulët parashkollor. Në vitin akademik 2007-2008 universiteti “ismail qemali” numëron 14 degë me mbi 10000 student në të dy sistemet e studimit me 105 pedagog efektiv dhe mbi 400 pedagog te jashtëm, deri tani jane diplomuar mbi 4000 diplomantë. Në vitin 1998 rektor u emerua dr. Bilal shkurtaj (sot prof.dr), i cili u zgjodh nga senati ne dy mandate, deri në zgjedhjet e vitit 2008 ku rektor u zgjodh prof. Tanush shaska, i cili u largua në vitin 2010. Menjëherë pas largimit të këtij rektori në universitetin “ismail qemali” të vlorës u organizuan zgjedhjet të cilat nxorrën fitues me një shumicë të cilësuar votash rektorin e ri prof. Albert qarri, i cili vazhdon në këtë detyrë edhe sot. Gjatë periudhes 14 vjecare të egzistences së vet universiteti “ismail qemali” i vlorës në menyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje serioze për ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe veprimtarisë kërkimore shkencore. Për realizimin e këtyre objektivave është synuar në disa drejtime. Në kualifikimin e vazhdueshem të pedagogeve të rinj efektiv dhe të jashtëm. Universiteti e filloi punën me vetëm dy doktor shkencash ndërsa sot janë 3 profesor doktor, 6 profesor të asociuar dhe mjaft doktor shkencash. Pothuajse të gjithë pedagogët efektiv kanë fituar master të nivelit të dytë ose janë duke e përfunduar atë. Lidhja me universitetet e vendeve të tjera ka qenë një nga pikësynimet kryesore për shkëmbimin e përvojave dhe modernizimin e tij. Kështu që në vitin e parë e në vazhdim është rritur numri i Universiteteve me të cilat Fakultetet e veçantë apo gjithë Universiteti ka krijuar lidhje të vazhdueshme ku pedagogët e tij kanë kryer kualifikime afat gjata ose afat mesme dhe afat shkurtra. Të tillë mund te përmendim Universitetin e Barit dhe Leces, Kozences Itali, Universitetin e Janines (Greqi), Universitetin e Nebraskës dhe Kolegjin San Hills ne SHBA, Universiteti Kokoolas në Finlande etj. Ngritja dhe fuqizimi i bazës laboratorike ka qenë një domosdoshmeri e vazhdueshme për përsosjen e nivelit të mësimdhënies. Universiteti filloi punën me një kabinet modest të Fizikës dhe disa kabinete të Infermjerisë të trasheguar nga shkolla e mesme, inagurimi e gjeti Universitetin me vetëm një kompjuter. Gjatë viteve nga të gjithë departamentet është synuar fuqizimi i bazës materiale dhe sot mund të permendim se kemi ngritur një sërë laboratoresh dhe kabinetesh mësimore ku mund të permendim 5 kabinete Informatike, Kabinetine Gjuheve te Huaja, Laboratorin e Fizikës, Kimisë, Biologjisë, tre kabinete të Infermieristikës, kabinetin e Navigacionit etj. Sot numërohen 150 kompjutera në gjithë departamentet si dhe nje teknikë e pasur audio-vizive për transmetimin e njohurive. Pjesëmarrja në mjaft projekte shkencore nga Universitetet e vendeve fqinje, pjesëmarrja në mjaft simpoziume e konferenca shkencore brenda dhe jasht vendit ka ndikuar ndjeshëm në kualifikimin e pedagogeve tanë, por edhe në rritjen e kredibilitetit të Universitetit tonë jasht vendit. Përfshirja e Universitetit tonë në zbatimin e Deklaratës së Bolonjës si dhe përsosja e strukturave të tij në të ardhmen do të krijonte mundësi që Universiteti “Ismail Qemali” të jetë një ndër më të kërkuarit nga studentët shqiptar pse jo edhe nga të jashtëm. Kjo është ambicja e gjithë stafit akademik, i cili në moshë mesatare mjaft të re, me kerkesat e larta për kualifikim dhe me një organizim bashkëkohore të gjithë veprimtarisë garantojnë arritjen e këtij qëllimi.

We would like to inform you regarding the Open Announcements at the International Organization for Migration (IOM) Missi...
21/09/2026

We would like to inform you regarding the Open Announcements at the International Organization for Migration (IOM) Mission in Albania:

CON 2026/30 - Local Consultant for Training Administrative Units on Municipal Migration and Diaspora Functions in Albania’s 12 regional Counties https://fa-evlj-saasfaprod1.fa.ocs.oraclecloud.com/hcmUI/CandidateExperience/en/sites/CX_1001/job/23119?locationId=300000000471445

CON 2026/31 - Local Consultant to support the design and delivery of a Training of Trainers program for TALGA, the Academy for Local Self-Government in Albania https://fa-evlj-saasfaprod1.fa.ocs.oraclecloud.com/hcmUI/CandidateExperience/en/sites/CX_1001/job/23132?locationId=300000000471445

Interested candidates are invited to submit their applications following the guidelines on IOM Albania website: https://albania.iom.int/job-vacancies

18/09/2026
UNIVERSITETI I VLORËS - ASNJË FINANCIM PUBLIK PËR ARDHJEN APO QËNDRIMIN E STUDENTËVE TË HUAJNë përgjigje të disa informa...
17/09/2026

UNIVERSITETI I VLORËS - ASNJË FINANCIM PUBLIK
PËR ARDHJEN APO QËNDRIMIN E STUDENTËVE TË HUAJ

Në përgjigje të disa informacioneve të pasakta të publikuara dhe të përcjella në mediat sociale, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë sqaron se nuk financon ardhjen, akomodimin, qëndrimin apo shpenzimet e jetesës së studentëve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Çdo pretendim se procedura e miratuar parashikon financimin nga Universiteti të ardhjes, akomodimit apo qëndrimit të studentëve të huaj është i pavërtetë.

Vendimi i Bordit të Administrimit të UV-së, datë 15.09.2026, lidhet vetëm me procedurën institucionale të lëshimit dhe nënshkrimit të Ftesës për Vizë për studentët e huaj që plotësojnë kushtet për të ndjekur studimet pranë Universitetit dhe nuk përbën në asnjë rast një procedurë financimi.

Formulari “Ftesë për Vizë” nuk është hartuar nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Ai është formulari standard i përdorur në procedurën shtetërore të aplikimit për vizë nëpërmjet portalit e-Visa: “Ftesë për Vizë” – modeli i aksesueshëm në portalin e-Visa. Formulari standard i Ftesës për Vizë parashikon përgjegjësi të caktuara për subjektin ftues. Për këtë arsye, përpara miratimit të procedurës, strukturat financiare të Universitetit kanë përllogaritur edhe efektin financiar potencial që mund të lindte nga këto përgjegjësi.

Ftesa për vizë nuk lëshohet automatikisht. Ajo mund të lëshohet vetëm pas:
1. verifikimit të dokumentacionit të kërkuar,
2. paraqitjes së vërtetimit të akomodimit vjetor të studentit
3. pagesës paraprake të tarifës vjetore të shkollimit. Kjo tarifë është përllogaritur mbi koston individuale të studimeve – që do të thotë se arsimimi i kësaj kategorie studentësh nuk merr asnjë financim nga granti shtetëror i mësimdhënies;

Për të garantuar që procedura të mos krijojë barrë financiare për Universitetin, ftesa lëshohet vetëm pasi studenti të ketë siguruar paraprakisht akomodimin me shpenzimet e veta, të ketë marrë përsipër kontraktualisht detyrimet financiare që lidhen me qëndrimin e tij dhe të ketë paguar tarifën vjetore të shkollimit. Kjo tarifë është më e lartë se efekti financiar potencial për çdo detyrim të parashikuar.

Universiteti monitoron çdo muaj pjesëmarrjen e studentëve të huaj në procesin mësimor dhe, në rast të konstatimit të mosprezencës apo parregullsive, vepron sipas procedurave dhe legjislacionit në fuqi.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë është një universitet publik që synon ndërkombëtarizimin dhe tërheqjen e studentëve të huaj, sikurse universitetet e tjera shqiptare dhe europiane.

Ndërkombëtarizimi nuk do të thotë financim i ardhjes së studentëve të huaj, por krijim i mundësive për studim në përputhje me kriteret akademike, procedurat ligjore dhe përgjegjësitë financiare të vetë studentit.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë do të vijojë të informojë publikun me transparencë dhe të zbatojë me përgjegjshmëri legjislacionin shqiptar për pranimin dhe qëndrimin e studentëve ndërkombëtarë.

16/09/2026

Të dashur maturantë, një kapitull i ri i jetës suaj është gati të nisë. Universiteti është vendi ku talenti zhvillohet, pasioni kthehet në profesion dhe idetë shndërrohen në mundësi.
Zgjidh një mjedis që të frymëzon të mësosh, të rritesh dhe të zhvillosh potencialin tënd.

Hapi i parë drejt së ardhmes fillon me zgjedhjen e duhur. Eja, ne Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë!




🌍 THIRRJE PËR STUDENTËT – IAU UNESCO WINTER PEACE AND DIPLOMACY PROGRAM 2027Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë informon ...
16/09/2026

🌍 THIRRJE PËR STUDENTËT – IAU UNESCO WINTER PEACE AND DIPLOMACY PROGRAM 2027

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë informon studentët e interesuar për mundësinë e pjesëmarrjes në IAU UNESCO Winter Peace and Diplomacy Program 2027, organizuar nga UNESCO Chair on Cultural Diplomacy, Governance and Education në Istanbul Aydın University, Türkiye.
📅 Datat e programit: 1–7 Shkurt 2027
📍 Vendndodhja: Istanbul, Türkiye
🎓 Kohëzgjatja: 1 javë
📜 Certifikatë: Certificate of Completion (non-ECTS)
💰 Tarifa e pjesëmarrjes: 690 USD

Programi përfshin:
• Sesione akademike mbi paqen, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
• Trajnime dhe workshop-e praktike;
• Model United Nations (MUN);
• Komunikim ndërkulturor dhe diplomaci kulturore;
• Zhvillim të aftësive në komunikim, negocim, të folur në publik dhe punë në grup;
• Vizita kulturore dhe njohje me trashëgiminë historike të Stambollit;
• Akomodim dhe vakte ditore;
• Materialet mësimore dhe mbështetje gjatë programit.

ℹ️ Për më shumë informacion:
UNESCO Chair – Istanbul Aydın University
📧 Email: [email protected]

Address

Vlorë

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Ismail Qemali Vlorë • Faqe Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share