21/02/2019
Studentët e Ciklit të Dytë të Studimeve, Viti i I Master Shkencor dhe Profesional në Departamenti i Biologjisë, organizoi në datën 05. 02. 2019 nën kujdesin e Lektores Dr. Aurora Bakaj promocionin me temë: Ҫdo gjë mbi shëndetin tonë. Ky promocion u organizua në Lëndën: Edukim Shëndetësor dhe Aftësim për Jetën.
Të gjithë studentët, punuan përgjatë gjithë semestrit mbi një temë shëndetësore të caktuar si: Shëndeti dhe ushqyerja; Aktiviteti fizik, Intoleranca ushqimore, etj. Punimet janë paraqitur sot, në ambientet e jashtme të Fakultetit të Shkencave Teknike. Secila prej 25 temave të paraqitura, kanë në bazë: hulumtimin e të rejave të fundit, kryerjen e analizave ose shpërndarjen e pyetësorëve dhe përpunimin e informacionit. Për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë studentët përgatitën edhe fletëpalosje të cilat i shpërndanë një ditë më parë në klasa të ndryshme të fakultetit, duke i ftuar të gjithë të merrnin pjesë në promocionin: Ҫdo gjë mbi shëndetin tonë.