"Fudoshin Shotokan Karate" is a traditional school dedicated to the study and promotion of Budo (Japanese) Martial Arts and Traditional Karate! Affiliation with “Fudoshin Shotokan Karate” is open to all karate practitioners regardless of the organizations and styles, but black belt ranks (Dan ranks) will be given only in Shotokan Karate style!
“Fudoshin Shotokan Karate” will graduate or homologate any member up to the rank of 5° Dan if he/she meets the requirements for the acclaimed rank. "Fudoshin Shotokan Karate" is founded by Kaçulini Sensei, a medical doctor that has been studying and teaching Budo martial arts and Shotokan karate for most of his life. He is the Head Instructor of “Fudoshin Shotokan Karate” and holds the rank of 6° Dan (Rokudan) Black Belt in Shotokan Karate-Do. FUDOSHIN SHOTOKAN KARATE
“Fudoshin Shotokan Karate” është një shkollë tradicionale e stilit Shotokan që ndjek dhe respekton traditat e vjetra të Karatesë si dhe e plotëson atë me Artet Marciale Japoneze (budo). Përparimi i nxënësit ndiqet me anë të gradimit me rrip me ngjyrë për fillestarët dhe me rrip të zi për të përparuarit. Kandidati konsiderohet mjeshtër kur merr rripin e zi 1° Dan dhe me kalimin e viteve dhe rritjen e përvojës rritet edhe numri i Dan-ëve.
“Fudoshin Shotokan Karate” njeh gradimin e rripave me ngjyrë nga klubet shqiptare të Shotokanit. Gradimi me rrip të zi (Dan) është kompetencë vetëm e “Fudoshin Shotokan Karate.”
“Fudoshin Shotokan Karate" ka këtë sistem gradimi:
9° Kyu – rripi i bardhë
8° Kyu – rripi i verdhë
7° Kyu – rripi portokalli
6° Kyu – rripi i kuq
5° Kyu – rripi i gjelbër
4° Kyu – rripi blu
3° Kyu – rripi kaf I
2° Kyu – rripi kaf II
1° Kyu – rripi kaf III
1° Dan – rripi i zi (mosha 16+, vite eksperiencë 4+)
2° Dan – rripi i zi (mosha 21+, vite eksperiencë 7+)
3° Dan – rripi i zi (mosha 24+, vite eksperiencë 10+)
4° Dan – rripi i zi (mosha 28+, vite eksperiencë 14+)
5° Dan – rripi i zi (mosha 33+, vite eksperiencë 19+)
Rripat e zi nga 1° – 5° Dan konsiderohen grada teknike. Dani i 5-të është grada më e lartë që jepet nga “Fudoshin Shotokan Karate.” Ndërsa gradat 6° Dan e më lart konsiderohen grada nderi dhe aktualisht nuk lëshohen nga “Fudoshin Shotokan Karate.” Kandidati merr diplomë të vulosur me vulën tradicionale të shkollës dhe krye-instruktorit (Hanko/Inkan). Diploma dizenjohet në Japoni dhe është në dy gjuhë: Angleze dhe Japoneze. Emri i kandidatit regjistrohet në arshivën e shkollës dhe është i përhershëm. Të dhënat janë konfidenciale dhe nuk bëhen publike përveçse kur dëshiron kandidati. Filozofia e “Fudoshin Shotokan Karate”
Në veprat e shumë autorëve dhe studiuesve të ndryshëm një ndër gjërat e veçanta që të bie në sy është fakti se artet marciale në përgjithësi dhe karateja në veçanti nuk lindën dhe u zhvilluan si sporte por si arte të mbijetesës. Në Okinawa, e cila është edhe vendlindja e vërtetë e karatesë, luftimi në formë garash nuk njihej. Turneu i Parë i Karatesë i zhvilluar nga JKA u bë në vitin 1957, pikërisht atë vit kur edhe vdiq themeluesi dhe presidenti i parë i saj G. Funakoshi, i cili asnjëherë nuk pranoi të lejonte zhvillimin e garave sportive. Arti nga Okinawa ishte një art i krijuar për mbijetesë dhe jo për të marrë pikë apo medalje. Praktikimi i arteve marciale si sport ka sjellë krijimin e sportistëve robotë, qëllimi i të cilëve është vetëm shënimi i pikëve për të marrë një medalje apo çertifikatë, praktikues, që kur më vonë bëhen instruktorë do t'i transmetojnë në mënyrë të gabuar dhe të mangët të gjitha parimet dhe filozofinë e këtij arti. Kësaj i shtohet edhe varfëria shpirtërore dhe teknike e praktikantëve. Artet marciale nuk janë thjesht një ushtrim fizik. Ato nuk janë një grumbull teknikash të cilat mësohen dhe përsëriten nën komandën e instruktorit. Ndryshimi me sportet është filozofia dhe zhvillimi i brendshëm. Filozofi do të thotë “dashuri për dijen” dhe praktikimi në palestër apo organizmi i dhjetëra turneve sportive nuk është i mjaftueshëm për të realizuar ndriçimin vetjak, i cili është qëllimi final i arteve marciale. Mjeshtërit e vjetër theksonin gjithnjë se armiku i vetëm ndodhet brenda nesh dhe jo jashtë. Garat dhe aktivitetet sportive mund të duken si një pjesë e rëndësishme por nuk duhet harruar se u mungon ana shpirtërore e arteve marciale. Ajo është pjesa e fshehur dhe më e vështirë e tyre, por padyshim më e madhërishmja. Artet marciale aziatike nuk janë pjesë e kulturës evropiane, ndaj dhe kërkojnë vite të tëra studimi për të kuptuar mënyrën e të menduarit dhe filozofinë e ndërlikuar budiste/shintoiste. Quhen ARTE marciale sepse kërkojnë talent, por një talent i cili duhet të shkojë në nivel të barabartë me formimin intelektual të praktikuesit/instruktorit si dhe me formën fizike të tij. Mjeshtëria në këto arte është një rrugëtim i gjatë prej shumë vitesh ku nxënësi ecën përkrah mjeshtrit duke harxhuar orë të tëra praktikimi pa lënë mënjanë studimin e veprave nga mjeshtrat e së shkuarës. Është një rrugëtim personal ku secili përpiqet që çdo ditë të jetë pak më i mirë se ditën tjetër; një rrugëtim tejet vetjak që tenton drejt përsosjes fizike, morale dhe shpirtërore. Edhe pse ka shumë instruktorë që pretendojnë se e njohin karatenë, pjesa më e madhe e njeh vetëm në planin fizik, sipërfaqësor. Mjeshtrat e nivelit të lartë janë shumë të rrallë dhe numërohen me gishta; kjo ka të bëjë jo vetëm me karakterin e individit, por edhe me pozicionin e tij intelektual në shoqëri. Pra niveli i mjeshtërisë shkon paralel me vitet e studimit/praktikimit si dhe me nivelin e arsimimit të individit.