Shkolla e Muzikes Bizantine, Tirane.

Shkolla e Muzikes Bizantine, Tirane. Kjo eshte shkolla e kualifikimit muzikor psaltik ne sherbimin e psaltit pergjate adhurimit hyjnor ne Dr.† Anastasi. Kushtet e kandidatëve:
1.

SHKOLLA E MUZIKËS BIZANTINE


QËLLIMI & SYNIMI

Në kuadër të përpjekjes krijuese 20-vjeçare të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për ringritjen e strukturave të Kishës dhe sidomos atë të arsimit kishtar është hapur Shkolla e Muzikës Bizantine. Qëllimi i saj konsiston në kualifikimin muzikor sistematik, në shërbimin liturgjik të “Psaltit”, duke u mbështetur fort në traditën, përvojën, studimet shkencore, si dhe metodat bashkëkohore. Filozofia e shkollës është të nxjerrë psaltë të përgatitur profesionalisht për të ndihmuar me talentin e tyre kryerjen e shërbesave të adhurimit hyjnor dhe për të lartësuar shpirtrat e besimtarëve më pranë Perëndisë. Gjithashtu, synimi i shkollës do të jetë ruajtja, përhapja dhe promovimi i Muzikës Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë sonë kulturore, artistike dhe shpirtërore. VENDNDODHJA & AMBIENTET

Shkolla ndodhet në Tiranë, në ambientet e kompleksit “Thavor”. Ajo disponon kushte moderne si për mësimdhënien, ashtu dhe për akomodimin e studentëve. Ky kompleks është i pajisur me auditorë mësimorë, sallë kopjuterike, bibliotekë, kishë, konvikt, si dhe kënd lojërash. ADMINISTRIMI & STAFI PEDAGOGJIK

Shkolla e Muzikës Bizantine do të mbikqyret nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. President i shkollës është Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Stafi Pedagogjik përbëhet nga pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat përkatëse. Por, herë pas here do të realizohen dhe seminare nga pedagogë të huaj të muzikologjisë bizantine, që do të përcjellin rezultatet e fundit të studimeve shkencore rreth Artit Psaltik. KURIKULA MËSIMORE


Kurikula e shkollës është konceptuar në bazë të kushteve dhe nevojave të Kishës sonë, duke e përmbledhur breda dy viteve akademike, të ndarë nga katër semestra. Mësimi do të kryhet intensivisht pesë herë në javë, nga katër orë në ditë, nga e hëna deri të premten. Programi mësimor do të përfshijë lëndën e specialitetit dhe katër lëndë të tjera të formimit të përgjithshëm. Lënda e specialitetit: Teoria dhe Praktika e Artit Psaltik (Protheoria-Anastasimatari- Irmologjio- Stihirar-Dhoksastar-Papadhika.) Lëndët e përgjithshme: Historia e Artit Psaltik, Repertori Psaltik në periudhën bizantine dhe pasbizantine, Liturgjikë 1 dhe 2, Himnologji dhe interpretim himnesh, Tipiko etj. JETA LITURGJIKE

Shkolla e Muzikës Bizantine do të jetë e lidhur ngushtë dhe me jetën liturgjike e shpirtërore të studentëve. Shërbesat e shenjta, përveç dimensionit lutës, do të funksionojnë dhe si praktikim i materialit muzikor të mësuar gjatë studimit në shkollë, e cila do të sjellë më shumë efikasitet në kualifikimin liturgjik dhe psaltik të studentëve. Vendi ku do të realizohen shërbesat e përditshme kishtare do të jetë te kisha e shkollës “Metamofoza e Shpëtimtarit”. BURSA SHKOLLORE

Kjo shkollë zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të mundësojë falas për çdo kandidat, si mësimdhënien, ashtu dhe akomodimin e ushqimin në kompleksin modern “Thavor”. Në përfundim të studimeve, secilit do t’i jepet një certifikatatë që mund ta përdorë për të shërbyer në kishat e enorive. KRITERET E PRANIMIT
Mosha e kandidatëve: 18-45 vjeç. Letër rekomandimi nga Mitropoliti i dioqezës.
2. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse.
3. Diplomë të shkollës së mesme.
4. Të kenë aftësi vokale dhe vesh muzikor.

• Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit. Për më tepër informacion kontaktoni:
Email: [email protected]
Cel: 0692636132

Address

Shkoze Tirane
Tirane
QENDRATHAVOR

Telephone

00355692636132

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Muzikes Bizantine, Tirane. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Muzikes Bizantine, Tirane.:

Shortcuts

Share

Category