Shkolla 9-vjeçare"Ymer Kurti" Lagjja e Re.Faqja zyrtare.

Shkolla 9-vjeçare"Ymer Kurti" Lagjja e Re.Faqja zyrtare. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare"Ymer Kurti" Lagjja e Re.Faqja zyrtare., Education Website, Ndroq, Tirane, Tirana.

23/09/2026

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave🤟🏻 – një gjuhë që s'i nevojitet zëri, kur ka fuqinë e jashtëzakonshme të simboleve të dashurisë dhe të përfshirjes 🤍

21/09/2026
19/09/2026
19/09/2026

Vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, PKZHPM 2026! Tashmë ka nisur faza e dytë e trajnimeve për mësuesit e arsimit parauniversitar, e cila realizohet në bashkëpunim me 9 Institucione të Arsimit të Lartë. Deri në fund të vitit, më shumë se 20,000 mësues do të përfitojnë nga ky program i rëndësishëm.

Gjatë kësaj faze, pedagogët dhe ekspertët e universiteteve partnere do të vijojnë trajnimin e mësuesve, i cili ofrohet plotësisht falas. Trajnimet do të fokosohen në zhvillimin profesional bazuar në përditësimet kurrikulare për klasat 1, 6 dhe 10-të, si dhe në përdorimin e teknologjisë në praktikën shkollore për çdo lëndë.

Përmes këtij partneriteti strategjik me IAL-të, konsolidohet mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin profesional të mësuesve dhe garantimi i një arsimi cilësor në të gjitha shkollat e vendit.

16/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

📚🎒 Një fillim i ri, plot emocione! ❤️Sot nisëm shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit. Për vogëlushët tanë,këto ...
09/09/2026

📚🎒 Një fillim i ri, plot emocione! ❤️

Sot nisëm shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit. Për vogëlushët tanë,këto janë librat e parë, hapat e parë dhe emocionet e para në rrugëtimin e tyre shkollor. ✨

Le të jetë ky një vit i mbushur me dije, buzëqeshje, miqësi dhe shumë suksese!📖 Mirë se vini në shkollë,vogëlushë! ❤️ Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Zyra Vendore Arsimore Tirane Mirela Kumbaro Orjana Osmani

NJOFTIMTë nderuar prindër,Ju bëjmë me dije se nesër, datë 09.09.2026, do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore, në or...
08/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju bëjmë me dije se nesër, datë 09.09.2026, do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore, në orarin 09:00–11:00.

Ju lutemi të paraqiteni pranë shkollës për të tërhequr tekstet.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju urojmë një vit të mbarë shkollor!

Drejtoria e Shkollës

5 Shtator - Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës! 🕊️Nënë Tereza, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe...
05/09/2026

5 Shtator - Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës! 🕊️

Nënë Tereza, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe u bë simbol botëror i bamirësisë.🏅Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen (1979) u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016.

Address

Ndroq, Tirane
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare"Ymer Kurti" Lagjja e Re.Faqja zyrtare. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share