22/12/2025
Çfarë synon në të vërtetë Sheriati Islam?
Feja islame është ndërtuar mbi realizimin e dobive dhe parandalimin e dëmeve, mbi drejtësi dhe urtësi.
Çdo dispozitë e tij synon interesin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër.
Aty ku shfaqet drejtësia dhe dobia, aty qëndron Sheriati.
Ndërsa padrejtësia dhe dëmi janë të huaja për të, edhe nëse justifikohen në emër të fesë.
Dijetari i madh Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Sheriati islam ka ardhur për të realizuar dobitë dhe për t’i plotësuar ato, si dhe për të larguar dëmet dhe për t’i pakësuar ato.”
Nxënësi i tij, Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë), thotë:
“Islami, në themel dhe në bazë të tij, është ndërtuar mbi urtësinë dhe mbi dobitë e robërve në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ai është drejtësi i tëri, dobi i tëri dhe urtësi i tëri.”