07/01/2022
Xhemati.com
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. Ma
07/01/2022
Gjërat ndryshojnë. Dhe miqtë largohen. Jeta nuk ndalet për askënd.
17/11/2021
Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
Muminun: 118
10/11/2021
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Fatiha: 5
07/04/2021
Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë!
Et-TaHa: 132
17/03/2021
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Një gomë e vogël e fillon bisedën duke i dhënë selam (përshëndetur) një lapsi të bukur.
Goma: miku im si jeni?
Lapsi: nuk jam miku juaj!
Goma: përse?
Lapsi: sepse unë të urrejë.
Goma: përse më urren?
Lapsi: sepse atë që unë e shkruaj ti e fshinë, e shlyen.
Goma: unë i shlyej vetëm gabimet.
Lapsi: atëherë ti çfarë pune ke?
Goma: unë jam gomë dhe kjo është puna ime.
Lapsi: kjo nuk është punë.
Goma: puna ime është e dobishme, po ashtu sikur puna juaj.
Lapsi: gabon shumë dhe je e mashtruar.
Goma: pse?
Lapsi: sepse ai i cili shkruan është më i mirë se ai që shlyen.
Goma: (shprehet) shlyerja e gabimit është sikur ta shkruash të saktën.
Lapsi: (heshti për pak çaste, ngriti kokën dhe tha) e tha të vërtetën miku im.
Goma: ende më urren?
Lapsi: jo, më nuk urrej atë që i shlyen gabimet.
Goma: vërtetë unë nuk e shlyej të vërtetën dhe të saktën.
Lapsi: (i thotë gomës) unë të shoh që ti çdo ditë zvogëlohesh?
Goma: sepse unë sakrifikoj një pjesë të vetes sime sa herë që shlyej një gabim.
Lapsi: (i pikëlluar thotë) po gjithashtu edhe unë po zvogëlohem!
Goma: (e ngushëllon) ne nuk kemi mundësi ti bëjmë dobi të tjerëve nëse nuk sakrifikojmë.
Lapsi: (i gëzuar shprehet) sa i madh që je dhe sa fjalë të bukura ke thënë!
Lapsi dhe goma që të dy u gëzuan dhe jetuan si dy miq të vërtetë, të pandashëm.
Të nderuar!
Pse nuk i themi “faleminderit”, Allahu të shpërbleftë atij i cili na përmirëson gabimet dhe na udhëzon në rrugë të mbarë?!
16/03/2021
"Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës;
Pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria;
Pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria;
Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla;
Pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."
Omer ibn el-Hattab (radijAllahu anhu)
13/03/2021
"Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."
Ebu Bekër es Sidik
11/03/2021
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të dilni prej shtëpisë atëherë i falni dy rekate, ngase ato do t’ju ndalojnë nga shkuarja drejt së keqes dhe kur të hyni në shtëpi falni dy rekate, se ato do t’ju ndalojnë nga hyrja në të keqen.” El Bejhakiu në “Shuab el Iman” shih “Sahihul Xhami’” me nr. (518).
Prandaj, ti dashamirës i sunetit profetik, mundohu ta ringjallësh këtë suneti, i cili është lënë në harresë nga një pjesë e mirë e muslimanëve. E dihet se “kur lihet një sunet lind një bidat” i cili më pas kthet në “fe” tek njerëzit e thjeshtë. Allahu na forcoftë në këtë FE dhe na bëftë që të vdesim në ISLAM dhe SUNET. Amin! Drejt Allahut është synimi i rrugës sonë!
11/03/2021
Tregohet se një burrë i mençur kishte një kalë race të mirë. Ai preferonte të jetojë i vetmuar me familjen e tij, mbi një kodër të rrethuar nga pyje e drurë të shumtë. Një ditë, kali i tij mori arratinë dhe u zhduk. Të afërmit dhe fshatarët, vajtën ta ngushëllojnë, duke i thënë: ”Çfarë qe kjo fatkeqësi?!”
Plaku i mençur u përgjigjej gjithë urtësie maturi: ”E ku e dini ju se është fatkeqësi?”
Disa ditë më vonë, kali i tij i dashur kthehet në shtëpi, në shoqërinë e një tufe të madhe me kuaj të egër. Atëherë të gjithë komshinjtë dhe të njohurit vajtën ta urojnë duke i thënë: ”Ah çfarë fati!”
Kurse plaku u përgjigjej me qetësi: ”E ku e dini ju se është fat i mirë?”
Pa kaluar disa ditë, djali i tij, duke u orvatur të shalojë njërin nga hamshorët e egër, rrëzohet dhe thyen këmbën. Të gjithë të afërmit dhe fshatarët vajtën ta ngushëllojnë duke i thënë: ”Ç’qe ky fat i zi kështu?”
Kurse plaku u përgjigjej me durim e urtësi: ”E ku e dini ju se ishte fat i zi?”
Disa javë më vonë, shpallet gjendje lufte dhe të gjithë të rinjtë mobilizohen për luftë, sakaq djali i plakut të urtë shpëtoi pasi kishte thyer këmbën.
E kështu, fati i keq pasohej nga ai i mirë dhe anasjelltas, deri në pafundësi.
Morali:
Diçka e ngjashme i ndodh secilit prej nesh në jetë. Njerëzit e mençur, nuk e teprojnë me dëshpërim për diçka të humbur, pasi nuk e dinë me siguri nëse ajo që u ka humbur ishte e hairit apo e sherrit. Ata nuk e teprojnë as me gëzim dhe ngazëllim për mirësitë, duke e falënderuar Zotin në çdo gjendje. Njerëz të tillë gëzohen me masë dhe hidhërohen me masë. Njeriu s’ka pse të ngazëllehet për fatin e tij të mirë, pasi kjo mund të jetë pikënisja e vuajtjeve dhe e kundërta. Njeri i lumtur është ai që arrin ta vërë në praktikë konceptin e të qenurit i kënaqur me caktimin e Zotit. Ai përballet me kaderin me besim dhe elasticitet. Këta janë njerëzit e vetëm të lumtur.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Tirana