Forcimi i Policimit ne Komunitet

Forcimi i Policimit ne Komunitet Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forcimi i Policimit ne Komunitet, Education Website, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja. 5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme) Tirane, Tirana.

Për të siguruar që shoqëria civile shqiptare të ketë akses më të madh në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil dhe subjekt i monitorimit civil.

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – FierMë 16 shtator 2026, në Divjakë, u zhvillua aktiviteti përmbyll...
21/09/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – Fier

Më 16 shtator 2026, në Divjakë, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Aktiviteti mblodhi së bashku aktorët kryesorë të përfshirë gjatë zbatimit të projektit, përfaqësues të institucioneve vendore, policisë, arsimit, strukturave të drejtësisë dhe komunitetit. Në fokus të takimit ishte siguria në shkolla dhe parandalimi i krimit tek të rinjtë, si një nga çështjet prioritare të evidentuara gjatë punës së projektit. Gjatë aktivitetit u reflektua mbi arritjet e projektit, sfidat e hasura gjatë zbatimit dhe rezultatet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit. Diskutimet u përqendruan gjithashtu te masat e ndërmarra për rritjen e sigurisë në shkolla, identifikimi dhe referimi në kohë i rasteve problematike, përfshirja e prindërve dhe të rinjve dhe nevoja për një koordinim më të mirë ndërinstitucional. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua mundësive për vazhdimësinë e bashkëpunimit pas përfundimit të projektit, me synim sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve të arritura dhe forcimin e mëtejshëm të mekanizmave vendorë të bashkëpunimit për sigurinë në komunitet.

Në përfundim, u theksua rëndësia e një qasjeje të përbashkët dhe parandaluese, ku edukimi, informimi, sporti, përfshirja sociale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, familjes dhe komunitetit të shërbejnë si mjete konkrete për krijimin e një mjedisi më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.





Bashkia Kavajë zhvillon mbledhjen e parë të Këshillit Vendor për Sigurinë PublikeMë 15 shtator 2026, Bashkia Kavajë zhvi...
21/09/2026

Bashkia Kavajë zhvillon mbledhjen e parë të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike

Më 15 shtator 2026, Bashkia Kavajë zhvilloi mbledhjen e parë të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, Prefekturës së Qarkut Tiranë, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Programit Suedez të Mbështetjes së Policimit në Komunitet (SCPA).

Në takim u diskutuan shqetësimet e komunitetit për sigurinë pranë shkollave, rendin publik, sigurinë rrugore, zhurmat, ndotjen dhe erozionin bregdetar. Si hap vijues, u propozua hartimi i një plani të përbashkët për monitorimin e shkollave, zonës së plazhit dhe pikave ku problematikat përsëriten.

Siguria në komunitet kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ndjekje konkrete të shqetësimeve të qytetarëve.





Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP – Elbasan Më 30 korrik 2026, në Elbasan u zhvillua një takim i Këshillit Vendor pë...
03/08/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP – Elbasan

Më 30 korrik 2026, në Elbasan u zhvillua një takim i Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, Prefektit Ilir Bejtja, Drejtorit të Policisë Fatmir Hoxha, drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi, Programi SCPA si dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, arsimit, shoqërisë civile dhe medias. Z. Llatja theksoi se dizinformimi në rrjetet sociale luftohet me besim qytetar, bashkëpunim institucional dhe investim tek të rinjtë, duke vlerësuar rolin e Këshillit në përfshirjen e tyre në çështjet e sigurisë.

Znj. Ruseti e vlerësoi Elbasanin si model bashkëpunimi ndër 61 bashkitë, që ka parandaluar raste rrezikshme për komunitetin, ndërsa njoftoi se Ministria po harton Strategjinë e re të Sigurisë Publike.

U diskutuan gjithashtu masat e Paketës së Sigurisë në Shkolla 2026–2027 dhe u prezantua aplikacioni "Raporto Tani" për raportimin e rasteve problematike dhe mbrojtjen e fëmijëve. Takimi u mbyll me angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke e konfirmuar edhe një herë KVSP e Elbasanit si model suksesi.





Dhuna në Familje dhe Masat Mbrojtëse – Tiranë Më 30 korrik 2026 u zhvillua një takim pune me një grup përfaqësuesish të ...
03/08/2026

Dhuna në Familje dhe Masat Mbrojtëse – Tiranë

Më 30 korrik 2026 u zhvillua një takim pune me një grup përfaqësuesish të Specialistëve të Policimit në Zonë/Oficerëve të Policisë Kriminale, gjatë të cilit u testua formulari i ri i vlerësimit të riskut për viktimat e dhunës.

Diskutimet u përqendruan në zbatueshmërinë praktike të formularit, qartësinë e pyetjeve dhe indikatorëve të riskut, metodologjinë e vlerësimit, si dhe nevojën për unifikimin e praktikave të përdorimit të tij nga strukturat përgjegjëse.

Pjesëmarrësit ndanë komente dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e formularit, me synim që ai të mundësojë një identifikim sa më të saktë të nivelit të riskut dhe të mbështesë marrjen në kohë të masave mbrojtëse për viktimat.



KVSP Shijak diskuton prioritetet e sigurisë në komunitetMë 15 korrik 2026, Bashkia Shijak zhvilloi mbledhjen e Këshillit...
22/07/2026

KVSP Shijak diskuton prioritetet e sigurisë në komunitet

Më 15 korrik 2026, Bashkia Shijak zhvilloi mbledhjen e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme, Prefekturës së Qarkut Durrës, Bashkisë Shijak, Policisë së Shtetit, institucioneve arsimore dhe Programit Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Kryetari i Bashkisë, z. Elton Arbana, rikonfirmoi se masat e marra nga bashkia kanë adresuar shqetësimet e evidentuara nga Sistemi i Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK) për sigurinë rrugore dhe uljen e shpejtësisë së automjeteve.

Zv. Ministrja e Brendshme, znj. Anisa Ruseti, vlerësoi rezultatet e Bashkisë Shijak, e cila renditet ndër bashkitë me perceptimin më pozitiv të sigurisë në nivel kombëtar, duke theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë në shkolla përpara fillimit të vitit të ri arsimor.

Gjatë diskutimeve u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e zjarreve, luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe sfida të reja si siguria kibernetike e fëmijëve, bullizmi në rrjetet sociale dhe siguria rrugore. Në këtë kuadër, Programi SCPA do të mbështesë organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese me nxënësit dhe komunitetin në fillim të vitit të ri shkollor.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përdorimit të gjetjeve të SMSK për planifikimin e masave konkrete, duke forcuar rolin e KVSP-ve në zhvillimin e politikave të policimit në komunitet dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.






Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi dhe Raportimi  i Dhunës – TiranëMë 9 korrik 2026, Instituti për Zhvillim St...
22/07/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi dhe Raportimi i Dhunës – Tiranë

Më 9 korrik 2026, Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS) zhvilloi një takim informues dhe ndërgjegjësues me gra dhe vajza të komunitetit pranë Qendrës Kombëtare Multidisiplinare, në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë.

Aktiviteti synoi të rrisë njohuritë e pjesëmarrëseve mbi format e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, shenjat e hershme të saj, si dhe mekanizmat e disponueshëm për raportim, mbrojtje dhe mbështetje. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe formave të dhunës të lehtësuara nga teknologjia, të cilat mund të ushtrohen përmes telefonit, mesazheve, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale.

Pjesëmarrëset u njohën gjithashtu me zhvillimet e fundit të kuadrit ligjor, të drejtat e viktimave, shërbimet mbështetëse dhe institucionet përgjegjëse për trajtimin, referimin dhe ndjekjen e rasteve. Informacioni u përcoll përmes situatave konkrete, me qëllim që njohuritë ligjore dhe institucionale të përktheheshin në orientime të qarta dhe të përdorshme: si të identifikohen shenjat e dhunës, kur duhet kërkuar ndihmë dhe ku mund të drejtohen gratë dhe vajzat për mbrojtje dhe mbështetje.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Vendimmarrja që Mbron – Forcimi i reagimit policor dhe standardit profesional në trajtimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, të zbatuar nga Instituti për Zhvillim Strategjik, në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”.







KVSP Durrës diskuton prioritetet e sigurisë publike bazuar në gjetjet e SMSK 2025Më 2 korrik 2026, në Bashkinë Durrës u ...
22/07/2026

KVSP Durrës diskuton prioritetet e sigurisë publike bazuar në gjetjet e SMSK 2025

Më 2 korrik 2026, në Bashkinë Durrës u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e Zv. Ministres së Brendshme, znj. Anisa Ruseti, Kryetares së Bashkisë, znj. Emiriana Sako, përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, institucioneve vendore dhe Programit SCPA.

Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK) 2025, të cilat shërbyen si bazë për diskutimin e prioriteteve të sigurisë në Bashkinë Durrës dhe për përcaktimin e masave konkrete që do të integrohen në Planin Vendor të Masave.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përdorimit të evidencave në vendimmarrje, duke forcuar rolin e KVSP-ve si mekanizma kyç për planifikimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë në komunitet.

Për Programin SCPA, ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të gjetjeve të SMSK-së në konsultimet e KVSP-ve dhe në zhvillimin e politikave të policimit në komunitet, duke siguruar që vendimmarrja të mbështetet në evidenca dhe nevojat reale të qytetarëve.






30/06/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi i Bullizmit në Shkolla – Gjirokastër

Qendra Kulturore Multifunksionale Antigone realizoi më 25 qershor 2026, në Libohovë shfaqjen teatrore shëtitëse të përgatitur dhe interpretuar nga të rinjtë, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi parandalimin e bullizmit në shkolla dhe komunitet.
Shfaqja u prit me shumë entuziazëm nga publiku, duke marrë duartrokitje të vazhdueshme pas secilit prej tre akteve. Rreth 50 pjesëmarrës, ndër ta nxënës, prindër, mësues, punonjës socialë dhe psikologë, e ndoqën me interes dhe vëmendje këtë aktivitet. Në përfundim të shfaqjes, pjesëmarrësit u përfshinë në një bashkëbisedim të hapur me aktorët dhe organizatorët, ku ndanë mendime dhe vlerësime pozitive për trajtimin e temës së bullizmit, një fenomen shqetësues që vazhdon të ndikojë tek fëmijët dhe të rinjtë, por që shpesh mbetet i nënvlerësuar në shoqërinë shqiptare.

Shfaqjet e grupit të teatrit lëvizës do të vijojnë edhe në bashki të tjera të qarkut të Gjirokastrës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur reagimin e komunitetit ndaj kësaj problematike.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Nga ndërgjegjësimi te veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe në komunitet”, i cili zbatohet me mbështetjen e Skemës së Granteve të Programit SCPA.





Aktivitet nga Skema e Granteve-Mekanizmi i Koordinuar i Referimit -Shkodër Në kuadër të Skemës së Grantve të Programit S...
30/06/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve-Mekanizmi i Koordinuar i Referimit -Shkodër

Në kuadër të Skemës së Grantve të Programit SCPA, më 19 qershor, organizata "Gruaja tek Gruaja" zhvilloi një takim me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) në Bashkinë Malësi e Madhe.

Takimi kishte si qëllim vlerësimin e funksionimit të mekanizmit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, evidentimin e praktikave të mira të bashkëpunimit dhe identifikimin e sfidave për përmirësimin e tij. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të MKR-së, përfshirë Koordinatoren Vendore për Dhunën në Familje, Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të njësive administrative. Gjatë diskutimeve u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi efektiv në identifikimin, referimin dhe menaxhimin në kohë të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ndër sfidat kryesore u evidentua mungesa e burimeve njerëzore në disa njësi administrative. Pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu rëndësinë e trajnimeve të zhvilluara dhe shprehën nevojën për vazhdimësinë e tyre, si dhe për përditësimin e njohurive mbi ndryshimet ligjore dhe procedurat e MKR-së.

Takimi përfundoi me konfirmimin e funksionimit efektiv të mekanizmit dhe me angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kapaciteteve profesionale të anëtarëve.




Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi i Dhunës – Tiranë Për shumë të rinj, kontakti i parë me forma të ndryshme t...
23/06/2026

Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi i Dhunës – Tiranë

Për shumë të rinj, kontakti i parë me forma të ndryshme të dhunës nuk ndodh në institucione apo në situata ekstreme. Ai mund të shfaqet në klasë, në grupet e shoqërisë, në rrjetet sociale apo në marrëdhënie që në pamje të parë duken të zakonshme. Pikërisht për këtë arsye, aftësia për të njohur shenjat e hershme të dhunës dhe për të reaguar ndaj tyre është një element thelbësor i parandalimit.

Gjatë një sesioni të zhvilluar me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, diskutimi u përqendrua tek sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot, duke përfshirë bullizmin, bullizmin kibernetik, sigurinë digjitale, marrëdhëniet e shëndetshme dhe format e ndryshme të dhunës që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. Përtej informacionit teorik, vëmendja u përqendrua tek situatat konkrete që të rinjtë hasin në përditshmëri dhe tek mënyrat se si mund të kërkojnë mbështetje kur përballen me to.

Përvoja tregon se të rinjtë janë shpesh të aftë të identifikojnë sjelljet problematike, por jo gjithmonë ndihen të sigurt për t’i raportuar ato ose për të kërkuar ndihmë. Kjo e bën veçanërisht të rëndësishme krijimin e hapësirave ku ata mund të flasin hapur, të shtrojnë pyetje dhe të marrin informacion të besueshëm mbi mekanizmat e mbrojtjes që kanë në dispozicion.

Aktiviteti u zhvillua nga Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS), në kuadër të projektit “Vendimmarrja që Mbron – Forcimi i reagimit policor dhe standardit profesional në trajtimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA








Address

Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja. 5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati Ngjitur Me Ministrinë Për Evropën Dhe Punët E Jashtme) Tirane
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forcimi i Policimit ne Komunitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Forcimi i Policimit ne Komunitet:

Shortcuts

Share