04/09/2026
Trajnim dhe çertifikimi i udhërrëfyesve të specialitetit Hiking/Trekking
Organizimi i trajnimit bëhet sipas kurikulës dhe programeve të detajuara, të akredituara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe të hartuara bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Programi i trajnimit kryhet në bashkëpunim me operatorin Adventure & Fun Albania, që do të mbështesë realizimin e moduleve praktike.
Ky trajnim ju mundëson jo vetëm çertifikimin, por marrjen e njohurive të plota mbi specialitetin përkatës dhe realizimin në terren të praktikave me seriozitet dhe vërtetësi, udhëhequr nga ekspertët më të mire të fushës, të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe me përvojë të gjatë pune.
Pjesëmarrës në këtë program trajnimi mund të bëhen kandidatë të cilët:
-Kanë mbaruar me sukses arsimin profesional ose të mesëm të përgjithshëm
-Kanë mbaruar çfarëdo program tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm
Kushte paraprake për pranimin janë:
- Kandidati duhet të dëshmojë përgatitjen e duhur fizike
- Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër
- Para provimit përfundimtar të certifikimit, kandidati duhet të paraqesë dëshminë e trajnimit për ndihmën e parë të kryer pranë Kryqit të Kuq Shqiptar
Pagesa për trajnimin është 80.000 Lekë
Për më shumë informacione, vizitoni: https://thebridge.al/hiking