Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116

Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116 ALO 116-111 – Albanian National Child Helpline ALO 116 u hap zyrtarisht ne Janar 2009 me mbeshtetjen e UNICEF dhe CRCA/DCI Shqipëri.

ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është i vetmi shërbim kombëtar këshillimi (24/7) dhe referimi për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Sot Linja ka aktivizuar përvec numrit kombëtar 116 edhe 116-111 numrin pan-Europian për Këshillimin e Fëmijëve, edhe ALO 116-000 numrin pan-europian për fëmijët e humbur. ALO 116 ofron:

• Këshillim Psikologjik
• Informacion
• Referim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit

Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në 24, në çdo ditë të javës për të gjithë fëmijët dhe të gjithë adoleshentët në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë. Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat e interesuar për çështje lidhur me dhe për fëmijët.

--------------------------------------------


ALO 116 – Albanian National Child Helpline, is the only 24/7 national phone counselling and referral service for children and young people in Albania. ALO 116 was established in 2009 with UNICEF and CRCA/DCI Albania support. Today the Helpline runs also the pan-European number for children (116-111) and pan-European number for missing children: 116-000. Albania is the only country outside EU that has indeed activated both pan-European numbers for children. We provide to children and young people:

• Psychological Help
• Information
• Referral to the respective services according to the specifics of the case

This service is at the disposal of children and adolescents all over Albania. The service is provided by well-trained psychologists and social workers, who answer the calls of the children and they advise them on their problems and concerns; share the information on the topics that children and adolescents show interest of; and refer the children and adolescents to the services, according to their respective needs. The service is focused on children in need: violated, abused and maltreated children, children of the street, children that are exploited on the street, children in conflict with the law etc. This service includes even the parents, teachers, educators or individuals that show interest on issues related to and for the children.

NJË TELEFONATË QË NUK MBETI PA PËRGJIGJE: RAPORTIMI QË VURI NË LËVIZJE MEKANIZMAT E MBROJTJES!Një ngjarje e bërë publike...
02/10/2026

NJË TELEFONATË QË NUK MBETI PA PËRGJIGJE: RAPORTIMI QË VURI NË LËVIZJE MEKANIZMAT E MBROJTJES!

Një ngjarje e bërë publike së fundmi në Fier rikthen në vëmendje një mesazh të rëndësishëm për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve: raportimi në kohë mund të ndihmojë në parandalimin e rrezikut dhe në aktivizimin e të gjithë mekanizmave të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për një situatë shqetësuese të konstatuar pranë një shkolle në Fier, e cila u raportua pranë Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë – ALO 116 111. Informacioni i marrë nga linja u trajtua si një sinjal për t’u ndjekur dhe u referua pranë strukturave përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës në Bashkinë Fier, ndërsa situata ishte bërë e ditur edhe pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Sipas informacionit të përcjellë pranë ALO 116 111, pas raportimit, autoritetet ndërmorën veprimet përkatëse ndaj personit të dyshuar, ndërsa rasti vijoi të ndiqej dhe monitorohej nga strukturat përgjegjëse.

Por përtej vetë ngjarjes, ky rast përcjell një mesazh shumë më të rëndësishëm: RAPORTIMI MUND TË VENDOSË NË LËVIZJE SISTEMIN!

Një informacion i dhënë në kohë u mundëson institucioneve të marrin dijeni për një shqetësim, të vlerësojnë situatën, të verifikojnë informacionin, të bashkëpunojnë dhe, kur është e nevojshme, të ndërmarrin masa për mbrojtjen e fëmijëve.

Raportimi nuk është thjesht një telefonatë. Është një sinjal që mund të aktivizojë reagimin.

Në mbrojtjen e fëmijëve, koha ka rëndësi.

Një shqetësim i raportuar në kohë mund të ndihmojë që një situatë të identifikohet më herët, që institucionet të reagojnë më shpejt dhe që masat e nevojshme të merren përpara se një rrezik të përshkallëzohet.

Prandaj, kur një fëmijë, i ri, prind, mësues apo qytetar vëren një situatë që mund të cenojë sigurinë ose mirëqenien e një fëmije, nuk duhet të presë që situata të bëhet më e rëndë për të kërkuar ndihmë.

Sepse një raportim i hershëm mund të ndihmojë në:

- identifikimin e një rreziku;
- aktivizimin e institucioneve përgjegjëse;
- koordinimin e shërbimeve dhe profesionistëve;
- marrjen e masave të nevojshme;
- dhe, mbi të gjitha, parandalimin e dëmtimit dhe mbrojtjen e një fëmije apo të riu.

Mos hesht. Raporto. Kërko ndihmë 24/7 në numrin pa pagesë 116111 ose pranë platformës së chatit www.alo116.al.

ALO 116 111 është këtu për të dëgjuar, për të orientuar dhe për të ndihmuar në aktivizimin e mbështetjes dhe mekanizmave të nevojshëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Sepse pas çdo raportimi mund të jetë një situatë që kërkon vëmendje. Dhe ndonjëherë, një sinjal i dhënë në kohë është pikërisht ajo që i duhet sistemit për të reaguar në kohë.

Në FUTURE2TECH 2026, folëm për sigurinë e fëmijëve në internet dhe për rëndësinë e një hapësire ku ata mund të shprehen ...
28/09/2026

Në FUTURE2TECH 2026, folëm për sigurinë e fëmijëve në internet dhe për rëndësinë e një hapësire ku ata mund të shprehen e të kërkojnë ndihmë.

Gjatë dy ditëve të panairit, ALO 116 111, së bashku me iSIGURT.al, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Youth Media Lab Albania, biseduan me fëmijë, të rinj, prindër, mësues e profesionistë për sfidat që fëmijët hasin online dhe mbështetjen që kanë në dispozicion.

Çdo fëmijë meriton të dëgjohet. Kur ka nevojë për ndihmë, mund të kontaktojë ALO 116 111📞

Lexoni më shumë: https://alo116.al/lajme/alo-116-111-ne-future2tech-2026-zeri-i-femijeve-dhe-siguria-e-tyre-ne-internet-ne-qender-te-diskutimit/

ALO 116 111 - Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri, së bashku me CRCA/ECPAT Shqipëri dhe iSIGURT.al, dorëzo...
28/09/2026

ALO 116 111 - Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri, së bashku me CRCA/ECPAT Shqipëri dhe iSIGURT.al, dorëzojnë propozimet për përmirësimin e dy ligjeve kyçe për mbrojtjen dhe shërbimet për fëmijët.

Përmes këtyre propozimeve, sjellim në vëmendje nevojën që çdo fëmijë të ketë mbështetje, mbrojtje dhe një zë që dëgjohet.



https://alo116.al/lajme/alo-116-111-crca-dhe-isigurt-al-dorezojne-propozimet-per-permiresimin-e-dy-ligjeve-kyce-per-mbrojtjen-dhe-sherbimet-per-femijet/

Këtë 24–25 Shtator, na vizito në FUTURE2TECH 2026, panairi më i madh i teknologjisë në Shqipëri.iSIGURT.al – Qendra Komb...
23/09/2026

Këtë 24–25 Shtator, na vizito në FUTURE2TECH 2026, panairi më i madh i teknologjisë në Shqipëri.

iSIGURT.al – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, së bashku me CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ALO 116 111, nga nesër janë pjesë e panairit me një mjedis të dedikuar vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në epokën digjitale, në kuadër të nismës netSMARTkids të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe CRCA Shqipëri.

📅 24 shtator – Dita e iSIGURT.al
Një ditë kushtuar fëmijëve dhe të rinjve, sigurisë së tyre në internet, edukimit mediatik, pjesëmarrjes digjitale, intervistave të drejtpërdrejta dhe podkasteve të realizuara nga të rinjtë.

📅 25 shtator – Dita e ALO 116 111
Një ditë kushtuar shërbimeve të Linjës Kombëtare të Telefonit të Ndihmës për Fëmijët, mirëqenies së tyre, të drejtës për t’u dëgjuar dhe mënyrave se si çdo fëmijë mund të kërkojë ndihmë dhe mbështetje.

Ejani të takoni ekipet tona, të njiheni me shërbimet që ofrojmë dhe të bëheni pjesë e aktiviteteve, intervistave, podkasteve dhe diskutimeve tona!

EJA NA VIZITONI!
📍 FUTURE2TECH 2026, Pallati i Kongreseve, Tiranë
📅 24–25 shtator
🕘 Ora 09:00–19:00

🚀 EJA të takohemi në Future2Tech 2026!CRCA–ECPAT Shqipëri, ALO 116 111 dhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt iSIGU...
17/09/2026

🚀 EJA të takohemi në Future2Tech 2026!

CRCA–ECPAT Shqipëri, ALO 116 111 dhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt iSIGURT.al do të jenë pjesë e panairit më të madh e më të rëndësishëm të inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri.

Ejani të njihni shërbimet, burimet edukative dhe mekanizmat tanë të këshillimit, mbështetjes dhe raportimit, si edhe punën që zhvillojmë për një mjedis digjital më të sigurt dhe fuqizues për fëmijët dhe të rinjtë.

📅 24–25 shtator 2026
📍 Pallati i Kongreseve, Tiranë
🕘 09:00–19:30

Ju mirëpresim!

29/08/2026

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëhet pjesë e fushatës

Dëshironi të dini se çfarë po bëhet për të trajtuar bullizmin kibernetik? Lexoni planin e veprimit për të zbuluar se si BE-ja po punon për t'i bërë hapësirat online më të sigurta dhe më pozitive për të gjithë. 🌐💙

Vizitoni faqen iSIGURT dhe aty do të gjeni plot informacion për Shqipërinë dhe çfarë po bëjmë ne së bashku me partnerët tanë për mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi kibernetik.

SHQIPËRIA: 12.5 MILIONË VIZITORË TË HUAJ, POR ASNJË MASË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL NË TURIZËM Tir...
21/08/2026

SHQIPËRIA: 12.5 MILIONË VIZITORË TË HUAJ, POR ASNJË MASË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL NË TURIZËM

Tiranë, 21 Gusht 2026 - Shqipëria po përjeton një zgjerim historik të turizmit, por ende nuk ka një sistem tërësor, parandalues dhe të detyrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në këtë sektor. CRCA/ECPAT Shqipëri bëri publik sot raportin e përditësuar “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri”, i cili analizon zhvillimet e viteve 2022–2026 dhe paralajmëron se rritja e shpejtë e flukseve turistike nuk është shoqëruar me të njëjtin ritëm forcimi të mekanizmave të parandalimit, identifikimit, raportimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi seksual.

Raporti thekson se turizmi nuk shkakton vetvetiu dhunë apo shfrytëzim seksual të fëmijëve. Por, volumi i lartë i udhëtarëve, sezonaliteti, informaliteti, akomodimi afatshkurtër, puna e përkohshme, anonimiteti dhe platformat digjitale mund të krijojnë hapësira që autorët e veprave, ndërmjetësit dhe trafikantët të kontaktojnë fëmijë, të organizojnë takime dhe të shmangin zbulimin.

Shifra që kërkojnë reagim

• Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën nga 5,69 milionë në vitin 2021 në 12,47 milionë në vitin 2025 — me rreth 119% rritje në katër vjet.
• Në vitin 2025 u regjistruan 176 procedime për grupin e veprave penale seksuale, krahasuar me 161 në vitin 2024; Thuajse 64% e viktimave të evidentuara ishin fëmijë.
• Në vitin 2024 autoritetet identifikuan 178 viktima të mundshme të trafikimit, përfshirë 96 fëmijë.
• Gjatë viteve 2021–2024 u evidentuan 4.447 raste të reja të fëmijëve në rrezik ose në nevojë për mbrojtje, ndërkohë që në nivel vendor janë të punësuar vetëm 370 punonjës të mbrojtjes së fëmijës.
• iSIGURT.al mori 615 raportime gjatë vitit 2025, 46% më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar lidhjen gjithnjë e më të fortë midis rrezikut online dhe shfrytëzimit jashtë internetit.

Boshllëku kryesor: sektori i turizmit nuk ka detyrime të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual

Sipas raportit, Shqipëria ndalon dhe dënon shumicën e veprave seksuale ndaj fëmijëve dhe ka një sistem thuajse funksional të mbrojtjes së tyre. Megjithatë, legjislacioni dhe politikat e turizmit ende nuk vendosin detyrime të qarta e të zbatueshme për hotelet, resortet, bujtinat, apartamentet me qira afatshkurtra, platformat digjitale, transportuesit, agjencitë turistike dhe subjektet e argëtimit për të parandaluar, identifikuar dhe raportuar rastet e shfrytëzimit të fëmijëve.

Raporti arrin në përfundimin se përgjegjësia vazhdon të mbetet e fragmentuar ndërmjet institucioneve, ndërsa të dhënat administrative nuk regjistrojnë në mënyrë të unifikuar nëse një rast lidhet me udhëtimin, akomodimin ose aktivitetin turistik. Për pasojë, shkalla reale e fenomenit mbetet e padukshme.

Një standard i ri përgjegjësie për biznesin

Raporti u bën thirrje bizneseve të turizimit, bareve e restoranteve, agjensive të udhëtimit, që mbrojtjen e fëmijëve ta trajtojnë si standard të detyrueshëm të veprimtarisë së tyre. Ato nuk kanë nevojë të presin që shteti të rregullojë çdo aspekt të punës së tyre. Reputacioni dhe imazhi i çdo biznesi mund të dëmtohet seriozisht nëse fëmijët dhunohen e shfrytëzohen për qëllime seksuale në premisat e tyre. Ndaj stafet drejtuese dhe punonjësit e tyre duhet të dinë të dallojnë shenjat paralajmëruese, të dokumentojnë vetëm faktet minimale dhe të referojnë menjëherë çdo dyshimin tek organet ligjzbatuese.

Platformat dhe ofruesit e akomodimit duhet të verifikojnë pronën dhe ofruesin, të kenë kontakte sigurie të arritshme, mekanizma të dukshëm raportimi dhe procedura për ruajtjen e ligjshme të të dhënave të rezervimit. Në të gjitha destinacionet duhet të afishohen qartë numrat 112, ALO 116-111 dhe platformën iSIGURT.al.

Policia Kufitare e ka për detyrë që të informojë çdo shtetas që hyn e del në Shqipëri për detyrimet ligjore që ka, masat e dënimet nëse kryen krime ndaj fëmijëve, ndërkohë që çdo qyterar e vizitor duhet të informohet nga Policia se ku mund të raportojë dyshimet që mund të ketë për shfrytëzimin të fëmijëve.

Rekomandimet më prioritare:
• Miratimi i një Plani Kombëtar Veprimit 2027–2030 për parandalimin dhe luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve në turizëm dhe udhëtime.
• Përfshirja e detyrimeve të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në ligjin “Për turizmin” dhe në aktet nënligjore.
• Miratimi i një Standardi Kombëtar të detyrueshëm, të mbështetur në gjashtë kriteret globale të “The Code”.
• Krijimi i një sistemi të unifikuar për identifikimin dhe regjistrimin e rasteve të lidhura me turizmin dhe udhëtimet nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet e tjera.
• Garantimi i reagimit të specializuar 24/7 në destinacionet turistike dhe ngritjen e ekipeve sezonale shumëdisiplinore.
• Trajnimi i vazhdueshëm i policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve për hetimin digjital, financiar dhe ndërkufitar.

----‐-‐---------------

Raporti i plotë “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri” (2026), së bashku me versionin në gjuhën angleze, mund të lexohen në lidhjen:

Në shqip: https://drive.google.com/file/d/1Kffc7kf7OcZwn_fYJeQoSyi8rLGXcFkF/view

Në Anglisht: https://drive.google.com/file/d/17Nm91qOrBSi1OxhL2hZX6cpGw1NTEUpU/view

13/08/2026

🚨 KY NUK ËSHTË NJË POSTIM PËR TURIZMIN. KY ËSHTË NJË ALARM.

Pas një dere të mbyllur, një mesazhi anonim, një “dhurate”, një ofertë udhëtimi apo një sekreti, mund të fshihet rreziku i dhunimit apo shfrytëzimit seksual të një fëmije.

Shenjat mund të mos bëjnë zhurmë. Prandaj duhet t’i shohim ne.

Kur ne heshtim, rreziku nuk hesht.

Prindër, operatorë turistikë, agjensi udhëtimi, hotele, profesionistë dhe institucione: mbrojtja e fëmijëve nuk mund të presë. Mos e anashkaloni një dyshim. Mos prisni që të veprojë dikush tjetër.

ZGJOHU. VEPRO.

FËMIJËRIA NUK ËSHTË DESTINACION.

Nëse dyshoni se një fëmijë është në rrezik për t’u dhunuar apo shfrytëzuar seksualisht gjatë udhëtimit ose në turizëm, njoftoni menjëherë:

🚓 112 — Policia
☎️ ALO 116 111 — Linja e Ndihmës për Fëmijët
🌐 iSIGURT.al

Shpërndajeni këtë alarm. Heshtja u jep kohë shfrytëzuesve; reagimi mund të mbrojë një fëmijë.

🎒 Kjo bankë nuk është bosh rastësisht.Ajo tregon historinë e mijëra fëmijëve që përballen çdo ditë me varfërinë, mungesë...
23/06/2026

🎒 Kjo bankë nuk është bosh rastësisht.

Ajo tregon historinë e mijëra fëmijëve që përballen çdo ditë me varfërinë, mungesën e mundësive dhe përjashtimin social.

Varfëria nuk u merr fëmijëve vetëm të ardhurat.

U merr mundësinë për të mësuar.
U merr mundësinë për t'u zhvilluar.
U merr mundësinë për të ndërtuar të ardhmen.

Çdo fëmijë meriton ushqim të mjaftueshëm, arsim cilësor, kujdes shëndetësor dhe mbështetje sociale.

Prandaj kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi që eliminimi i varfërisë tek fëmijët të bëhet prioritet kombëtar.

Fëmijët nuk presin.



Urrejtja online nuk është thjesht një koment.�Ajo prek fëmijët, të rinjtë, komunitetet dhe mënyrën si ndërtojmë një shoq...
18/06/2026

Urrejtja online nuk është thjesht një koment.�Ajo prek fëmijët, të rinjtë, komunitetet dhe mënyrën si ndërtojmë një shoqëri më të sigurt.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, netSMARTkids i bashkohet thirrjes për më shumë respekt, empati dhe përgjegjësi në hapësirën digjitale.

Fol me ne. Raporto. Kërko ndihmë.�🌐 www.iSIGURT.al

Fëmijët dhe të rinjtë meritojnë një internet ku ndihen të sigurt, të dëgjuar dhe të mbrojtur nga gjuha e urrejtjes, bullizmi dhe diskriminimi.

💬 Le të zgjedhim fjalët që ndërtojnë, jo ato që lëndojnë.�🤝 Le të promovojmë dialog, mirëkuptim dhe demokraci.�🛡️ Le të krijojmë së bashku një internet më të sigurt për çdo fëmijë.

No hate. More respect. More safety. More democracy.

.al

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116:

Shortcuts

Share