Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike Njësi e përhershme e kërkim-studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

QBEA mbështet projektet madhore të albanologjisë, Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedinë Shqiptare, më tej edhe projekte të tjera të rëndësishme.

11/09/2026

Albania: rinvenuto nella Valle di Bulqizë il primo ipogeo-mausoleo di epoca romana del Paese

Grande mausoleo romano databile tra il III e il IV secolo d.C., prima scoperta di questo genere nel Paese. Si caratterizza per la presenza di rari elementi architettonici ed epigrafici, tra cui un’iscrizione bilingue. Il monumento funerario, articolato in tre ambienti e introdotto da una scalinata monumentale, ha dimensioni notevoli (circa 9 x 6 metri) e presenta una camera sepolcrale alta 2,4 metri. All’interno sono stati rinvenuti oggetti di un corredo funerario, tra cui vasi in vetro, manufatti in osso, armi e frammenti tessili intrecciati con fili d’oro, segno del prestigio sociale del defunto.

Albania: The first hypogeum-mausoleum of Roman-era discovered in the Bulqizë Valley

Large Roman mausoleum dating back to between the 3rd and 4th centuries AD, the first discovery of its kind in the country.
It is characterized by rare architectural and epigraphic elements, including a bilingual inscription. The funerary monument, divided into three rooms and accessed via a monumental staircase, features remarkable dimensions (approximately 9 x 6 meters) and a burial chamber 2.4 meters high. Among the most extraordinary finds are the skeletal remains of two deceased individuals, a man and a woman, wrapped in rare textiles interwoven with gold threads signifying the couple's high social status, alongside grave goods including glass vessels and bone artifacts.

Erikson Nikolli Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania Instituti i Arkeologjisë

07/09/2026

Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë





Akademik Aleks Buda lindi më 7 shtator të vitit 1911, në një familje fisnike dhe patriote të Elbasanit. I ati, Dhimitër Buda, farmacist i njohur, kontribuoi si delegat në Kongresin e Manastirit dhe si një nga financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar.

Shkollimin fillor e kreu në Leçe të Italisë, të mesmen në Zalcburg të Austrisë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Vjenës. Në vitet 1939–1943 punoi si mësues në Liceun e Tiranës dhe të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe më 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit.

Në vitet 1945–1946 drejtoi Bibliotekën Kombëtare, ku dha një ndihmesë të çmuar në organizimin e fondit të saj. Më pas ishte një ndër organizatorët e Institutit të Shkencave, ku themeloi sektorin e historisë dhe sociologjisë, duke kontribuar në ngritjen e sektorëve të arkeologjisë, historisë së lashtë, mesjetës, kohës së re, artit mesjetar dhe etnografisë. Me formimin e Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë më 1955, Buda hodhi bazat e medievistikës shqiptare, duke e vendosur këtë fushë në themelet e saj shkencore.

Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, ai u bë një ndër themeluesit e katedrës së historisë së Shqipërisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Punoi me përkushtim për përgatitjen e historianëve të rinj, sidomos në fushën e historisë mesjetare, duke formuar breza të tërë studiuesish.

I zgjedhur si kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që në themelimin e saj në vitin 1972, akad. Aleks Buda, ka luajtur një rol themelor në konsolidimin e institucionit dhe në orientimin e kërkimit shkencor shqiptar drejt standardeve bashkëkohore. Ai u dallua për vizionin e tij në organizimin e strukturave akademike, për mbështetjen e studimeve në fushën e historisë, gjuhësisë dhe kulturës kombëtare, si dhe për përpjekjen e vazhdueshme për ta vendosur Akademinë në një raport të denjë me institucionet shkencore ndërkombëtare. Kontributi i tij mbetet një pikë referimi për zhvillimin e shkencës shqiptare dhe për rolin e Akademisë si qendër e dijes dhe e autoritetit shkencor.

Akademik Aleks Buda u nda nga jeta më 7 korrik 1993, në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur që e vendos ndër figurat më të ndritura të historiografisë shqiptare dhe të jetës akademike të vendit.

www.akad.gov.al

Tek përkujtojmë përvjetorin e dhjetë të kanonizimit të Nënë Terezës, Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, ...
05/09/2026

Tek përkujtojmë përvjetorin e dhjetë të kanonizimit të Nënë Terezës, Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, njësi e përhershme e kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fton të gjithë studiuesit dhe të interesuarit për të marrë pjesë në konferencën shkencore "Nënë Tereza dhe krishterimi ndër shqiptarë gjatë shek. XX", punimet e së cilës do të zhvillohen me datë 19 tetor 2026, njëzet e tre vjet pas lumnimit të saj.

➡️ Për më tepër:https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2026/09/Thirrja-per-NeneTerezen-1_compressed-new.pdf

www.akad.gov.al

31/08/2026

Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta akademikun dhe ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Shaban Demiraj





Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim akademikun, gjuhëtarin dhe anëtarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Shaban Demiraj, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta më 30 gusht 2014.

I lindur në Vlorë më 1 janar 1920, ai kreu shkollën e mesme (Medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) e më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955).

Në vitet 1948–1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në Universitetin e Tiranës, ku shërbeu deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe, në vitet 1962–1989 ka qenë përgjegjës i Katedrës së Gjuhës Shqipe dhe në vitet 1962–1966 zv.dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të UT-së.

Më vonë, në vitet 1993–1997, drejtoi si kryetar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972).

Përvoja e tij akademike u shtri në zhvillimin e lëndëve kryesore: morfologji e gjuhës së sotme shqipe, gramatikë historike e shqipes, histori e gjuhës së shkruar shqipe (shek. XVIII–XIX) – për të cilat hartoi edhe tekstet përkatëse – si dhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike.

Veprimtaria e tij botuese përfshin vepra themelore, si monografitë Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe (1972), Gramatikë historike e gjuhës shqipe (1986, botuar edhe gjermanisht nga Akademia e Shkencave e Austrisë, 1993), Gjuha shqipe dhe historia e saj (1988, botuar edhe italisht nga Universiteti i Kalabrisë, 1997), Gjuhësi ballkanike (Shkup, 1994, ribotuar në Tiranë, 2004), Fonologjia historike e gjuhës shqipe (1996), Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe (1999, dhe versioni në anglisht 2006), Eqrem Çabej (1990) dhe Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët (2008).

Akad. Shaban Demiraj ishte redaktor dhe bashkautor në veprën Gramatikë e gjuhës shqipe, vëll. I Morfologjia (1976, ribotuar 1995, 2002) etj. Ka botuar një varg artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit për çështje të historisë së gjuhës shqipe, të gramatikës, fonetikës historike dhe ballkanologjisë.

Gjithashtu, ka transkriptuar e përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës Kënga e sprasme e Balës (1994) dhe ka përkthyer romanin Martin Iden të Xhek Londonit (1959).

Për kontributin e tij të çmuar shkencor, është vlerësuar me Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe të dytë (dy herë) dhe është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

www.akad.gov.al

28/08/2026

Familjarë, miq dhe kolegë nderuan Profesorin Mark Tirta që u nda ng...

28/08/2026
28/08/2026

Njoftim: Programi për ceremoninë e nderimit dhe homazheve për akademik emeritus Mark Tirta (1938–2026)




Akademia e Shkencave të Shqipërisë njofton se nesër, datë 28 gusht 2026, do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës dhe nderimit për personalitetin e shquar të albanologjisë, Akademik Emeritus Mark Tirta.

Ceremonia do të mbahet në Salla “Aleks Buda” sipas këtij programi:

10:00 – 10:45: Akademia Solemne
11:00 – 13:00: Homazhe
13:00: Fjala e lamtumirës.

Për më shumë klikoni linkun: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=122270074166121739&id=61553652170380&mibextid=wwXIfr

www.akad.gov.al

26/08/2026

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim në ditën e lindjes Nënë Terezën





Nënë Tereza, me emrin e vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Ajo ishte misionare katolike e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve, anëtare nderi e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që bëri për vete një botë të tërë, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve kudo.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në mbi 133 shtete. Shenjtorja shqiptare është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes ndër vite, duke përfshirë Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” në vitin 1962, Çmimin Templeton në vitin 1973, Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979, Çmimin “Bharat Ratna” në vitin 1980 dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1985.

Më 19 tetor 2003, ajo u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e Shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Shenjtorja fliste rrjedhshëm pesë gjuhë, bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.

Në kulmin e Rrethimit të Beirutit në 1982, Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital të linjës së përparme duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm midis ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinezë. Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende.

Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqipëri iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inaugurua edhe busti i saj.

Në nderim të figurës dhe veprës së saj humanitare, emri i Nënë Terezës është përjetësuar edhe përmes dekoratave shtetërore. Dekorata “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ndërsa medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës.

www.akad.gov.al

10/08/2026

Buletini informativ për veprimtaritë shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe instituteve të saj gjatë muajit korrik 2026.

Lexo linkun:https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/Buletini-Korrik-2026-new-1_compressed.pdf




www.akad.gov.al

Address

Shëtitorja "Murat Toptani"
Tirana
1057

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share