Mësuesi.al

Mësuesi.al

Share

Tiranë, Shqipëri

08/08/2025

⏳️⌛️
Mos e vrit kohën.
Ajo është pasuria më e çmuar që ke, por shpesh e harrojmë këtë. Harxhojmë orë të tëra duke u marrë me gjëra pa vlerë, me njerëz që na lodhin, me mendime që na ndalin, me zakone që na rraskapitin. Koha nuk është një burim i pafund. Çdo ditë që kalon nuk kthehet më. Ndaj, kur e lejon veten të zvarritesh në pritje të momentit të duhur, kur vonon vendimet, kur shtyn ëndrrat për nesër ,në fakt po e vret kohën.
Mos e vrit kohën,
Përdore..... Jetoje...... Jepi kuptim....

02/08/2025

Dashuria është yjnore

Në dashurinë hyjnore ka paqe, ka falje, ka durim dhe forcë për të mbajtur botën në këmbë. Është një dorë e padukshme që të ngre kur rrëzohesh, një zë që të flet në heshtje dhe një dritë që të udhëheq në errësirë.

Kur dashuron me këtë dashuri, nuk kërkon të zotërosh, por të shërbesh. Nuk sheh me sy, por me zemër. Nuk jeton për veten, por për tjetrin. Dhe pikërisht atëherë, kur dashuron ashtu siç dashuron Zoti, ke kuptuar se dashuria nuk është thjesht ndjenjë , por është mënyra më e lartë e të qenit njeri.

31/07/2025

Për lumturinë

Në një botë që ecën me shpejtësinë e dritës dhe ku çdo ditë na bombardojnë me reklama për sende të reja, ndonjëherë harrojmë të ndalemi e të pyesim veten: Çfarë është lumturia e vërtetë? A është vërtet një orë e shtrenjtë në dorë, një vilë me pishinë apo një makinë luksoze që shkëlqen në diell?

Joooo, lumturia nuk ka çmim. Nuk është në etiketat e produkteve apo në numrin e ndjekësve që ke në rrjete sociale. Ajo është në përqafimin që të jep mamaja kur ndihesh keq. Në buzëqeshjen e një fëmije që të përqafon pa arsye. Në shikimin plot dashuri të dikujt që të njeh më mirë se vetja. Në tryezën e mbushur me njerëzit që do.

Lumturia është shëndeti yt, që shpesh nuk e vlerësojmë derisa ta humbasim. Është qetësia në zemër kur ke pranë njerëz që të respektojnë dhe të duan për atë që je. Është zëri i gjyshes që thërret mbesën apo nipin për drekë, loja e një mbese që të rrëmben në botën e saj të pafajshme të mbushur plot me dashuri të pastër.

Lumturia janë netët e qeta në shtëpi, një filxhan çaji me një mik të mirë, një bisedë që shëron shpirtin. Është ndjesia kur dielli të ngroh fytyrën pas një dite të gjatë, kur ndjen se je gjallë, pa fjalë të mëdha, por me ndjesi të thella.

Mos e kërkoni lumturinë në vende ku nuk banon. Ajo nuk fshihet në ar apo pasqyrime false. Ajo është këtu, pranë jush, në momentin që ndaloni, merrni frymë thellë dhe shikoni rreth vetes me zemër, jo me sy.

Sepse lumturia nuk blihet.
Ajo dhurohet......
Ajo jetohet.......
Ajo jeni ju........,kur zgjidhni të doni më shumë, të falni më shumë dhe të jetoni më thjesht.🙏❤️

23/07/2025

Njeriu i pastër ka një dritë të brendshme që nuk shuhet, edhe kur gjithçka tjetër errësohet. Ai nuk ka nevojë të bërtasë për të treguar se vlen por mjafton të jetë vetvetja, dhe koha do të flasë për të.

20/07/2025

Me të qeshurën sfidoj gjithçka

Nuk kam gjithmonë forca, por qesh.
Edhe kur lodhem, edhe kur më dridhet shpirti nga brenda, e vendos një buzëqeshje si mburojë.
Si të më thoshte zemra: “Mos u dorëzo, është vetëm një ditë e vështirë, jo një jetë e tërë!”

Kur më bie pesha e jetës mbi supe, unë zgjedh ta mbaj me humor.
I j*p vetes një kafe, një pasqyrë dhe një “Hajde pra, edhe sot u bë!”
Se ka ditë kur s’ke tjetër armë, veç të qeshurës.

Dhe çfarë mrekullie është:
Kur qesh, frika tërhiqet,
Trishtimi ul kokën,
Dhe bota, për një çast, bëhet më e lehtë për të mbajtur.

Nuk është gjithmonë lumturia që na bën të qeshim.
Shpesh është forca.
Sfida.....
Besimi që edhe këtë herë… do t’ia dalim.

Prandaj, kur më shihni të qesh... mos u gënjeni.
Ndoshta s’jam pa halle, thjesht i kam bërë hallet të më presin në radhë, sa të mbaroj së qeshuri!

20/07/2025

🕯️ “Ata që na mungojnë, jetojnë në kujtesat që nuk shuhen kurrë.🌒 Midis ëndrrës dhe kujtimit, mbijetojnë ata që s’janë më.”🙏

20/07/2025

“Malli nuk ka kohë… ai vjen natën, flet në heshtje, ikën pa zhurmë.”

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Tirana