Logopede Iva Muskaj

Logopede Iva Muskaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Logopede Iva Muskaj, Education, Tirana.

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 29/10/2025

🩵 Nga 1 deri në 2 vjeç, çdo ditë është një hap i vogël drejt komunikimit.
Flisni me dashuri, shpjegoni, tregoni, këndoni.
Fëmija juaj po mëson botën përmes jush. 🌼

-
-
-

29/10/2025

😍 Eksperiencë personale mbi leximin tek fëmijët e moshës 5 vjeç.

✍️ Kjo video është për të gjitha mamat që më kanë pyetur të shqetësuara se "Pse fëmija im 5 vjeç nuk po mëson dot të shkruajë dhe të lexojë edhe pse ka nisur parashkollorin?".

💙 Kur Kevin nisi parashkollorin para dy muajsh, ne shtator, nuk dinte të shkruante asnjë shkronjë dhe madje ngatërronte konceptin numra me shkronja kur unë e pyesja. Deri në këtë moment unë kisha tentuar shume pak herë të punoja me të sepse nuk e shihja të domosdoshme t'i mësonte patjetër, duke menduar se ka një vit kohë t'i mësojë, derisa të shkojë në klasën e parë.

☺️ Progresi për këto dy muaj I ka kaluar pritshmëritë e mia dhe aktualisht kopjon çdo shkronje, por e ka të vështirë ti shkruajë vete pa i parë diku. Ndaj...

🙏 Mos u shqetësoni nese femija juaj 5 vjeç:

↪️ Nuk shkruan cilësisht mire shkronja dhe numra (ka 1 vit kohë t'i mësojë, kini durim).
↪️ Nuk i njeh plotësisht të gjitha shkronjat nese e pyesni çfarë shkronje është kjo.
↪️ Ka vështirësi të lidhë shkronjat për t'i lexuar dhe kuptuar çfarë fjale është. (Kevin identifikon një shkronje në fjalë dhe thotë një fjale qe fillon me atë shkronje si në videon me sipër (cjapi për mace 😂).

❌ Mos ushtroni presion dhe mos ja kërkoni me ngulm të ulet të shkruajë dhe lexoje. Sa më interesante tja beni këtë proces aq me më shumë dëshirë do ulët fëmija të shkruaje e lexoje.

🥰 Dhe mos harroni që janë vetëm 5 vjeç, kanë një vit kohë për tu përgatitur me këto koncepte derisa të fillojnë shkollën. Kini durim dhe prisni sepse çdo gjë do e arrijnë kur te ndihen gati.

🗣️ Logopede Iva Muskaj

27/10/2025

O. përpara tre vitesh ishte më i vogli i klinikes tonë por tani jo më. Tani është rritur jo vetëm me moshë kronologjike, por edhe me çdo aftësi që ka arritur në gjuhën e kuptuar, në gjuhën e folur dhe në çdo fushë tjetër të zhvillimit.

🧩 Ndonjëherë fjalët vonojnë… por kjo nuk do të thotë që fëmija nuk kupton.
Ka fëmijë që e kanë më të vështirë të flasin, por që kuptojnë shumë më tepër sesa ne mendojmë.
Prandaj ne punojmë çdo ditë me të dyja, me fjalët që do të vijnë, por edhe me të kuptuarin që tashmë po rritet çdo ditë. 💛
Çdo përpjekje, çdo buzëqeshje, çdo arritje e re është një hap drejt progresit.

❤️ Mos harroni, fjalët vijnë më lehtë kur fëmija ndihet i kuptuar. ✨

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 23/10/2025

Shpesh mendojmë se një fëmijë nuk kupton, vetëm sepse nuk flet.

Por fjalët fillojnë të kuptohen shumë më herët se sa dalin.

Çdo përkëdhelje, çdo fjali e ëmbël, çdo lojë me sy e fjalë është një fjalor që rritet ditë pas dite.

Flisni me fjalë të qarta dhe ngadalë me fëmijët. Fëmija juaj ju kupton shumë më shumë se sa ju mendoni.

-
-
-

19/10/2025

🗣️ “Iva, fëmija im 1 vjeç apo 1 vjeç e gjysmë ka thënë ‘ma ba, ka bere pacim’, por tani nuk po i bën më. A i ka harruar?”

Ndiqe videon dhe informohu çfarë ndodh në raste të tilla 👶✨

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 14/10/2025

Çdo fëmijë reagon ndryshe gjatë vlerësimit dhe kjo është plotësisht në rregull.
Fëmijët nuk janë robotë që ndjekin udhëzime, janë qenie të ndjeshme që kanë nevojë për siguri.
Profesionisti i mirë nuk është ai që vendos diagnozë, por ai që di të vëzhgojë me empati, të presë me durim dhe të kuptojë me zemër.

🩵 Stop diagnozave të nxituara.
🩵 Më shumë humanitet në vlerësim.
🩵 Më shumë respekt për veten, për profesionin por mbi të gjitha për fëmijën që keni përballë dhe për prindërit e tij.

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 10/10/2025

💫Shumë prindër ngushëllohen me mendimin: “fëmija im ka fjalë në fjalor, kështu që është në rregull”. Por gjuha nuk është vetëm emërtim.

🗣️ Gjuha është mjet komunikimi që duhet t’i shërbejë fëmijës për të kërkuar, për të ndarë dhe për të bashkëvepruar.

💫Nëse fëmija përdor fjalët vetëm kur sheh objekte, por jo për t’ju kërkuar apo për t’iu përgjigjur, dhe shpesh nuk reagon ndaj emrit, kjo është një shenjë që ka nevojë për vëmendje profesionale.

💡 Sa më herët të bëhet vlerësimi, aq më e lehtë është të ndihmohet fëmija të zhvillojë një komunikim të plotë.

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 10/10/2025

🙂Shumë prindër ngushëllohen me mendimin: “fëmija im ka fjalë në fjalor, kështu që është në rregull”. Por gjuha nuk është vetëm emërtim. Gjuha është mjet komunikimi që duhet t’i shërbejë fëmijës për të kërkuar, për të ndarë dhe për të bashkëvepruar.

💫Nëse fëmija përdor fjalët vetëm kur sheh objekte, por jo për t’ju kërkuar apo për t’iu përgjigjur, dhe shpesh nuk reagon ndaj emrit, kjo është një shenjë që ka nevojë për vëmendje profesionale.

💡 Sa më herët të bëhet vlerësimi, aq më e lehtë është të ndihmohet fëmija të zhvillojë një komunikim të plotë.

09/10/2025

Vonesë në të folur apo vonesë gjuhësore? A janë e njejta gjë?

🧠 Vonesa në të folur dhe vonesa gjuhësore nuk janë e njëjta gjë!
Në video shpjegoj ndryshimin mes tyre dhe pse është e rëndësishme ta kuptojmë këtë që në hapat e parë të zhvillimit të fëmijës. 👶

🎥 Ndiqe videon dhe më shkruaj nëse ke dyshime për zhvillimin e të folurit të fëmijës tënd.
🗣️ Logopede Iva Muskaj

-
-
-

Photos from Logopede Iva Muskaj's post 06/10/2025

🗣️ Në 3 vitet e para të jetës, fëmijët shpesh fjalët I thonë sipas mënyrës që ata munden dhe kjo është pjesë e zhvillimit normal.
Por, nëse fëmija juaj vazhdon të ketë vështirësi të artikulojë tingujt edhe në moshë më të madhe, kryesisht pas moshës 5 vjeç, mund të bëhet fjalë për një çrregullim artikulimi. Për ta konfirmuar këtë dhe për të ndihmuar fëmijën drejtohuni tek logopedi për të kryer një vlerësim nga afër.
👉 Në këtë postim gjeni disa shembuj të thjeshtë, dallimin mes zhvillimit normal dhe atij që ka nevojë për ndihmë, si dhe kur është e nevojshme të kërkoni ndihmë nga logopedi.
💡 Kujtoni gjithmonë, se nuk ka vend për panik, por ka vend për vëmendje. Ndërhyrja e hershme është gjithmonë çelësi I suksesit.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Tirana