Shkolla Private “Elite” Tirane

Shkolla Private “Elite” Tirane “ELITË, do të jetë ndryshe, sepse jemi një ekip kompakt, që punojmë së bashku prej më shumë se një dekade. “ELITE" , një befasi! Një produkt elitar.

Ishte e vështirë marrja e një vendimi për të hapur një shkollë private. Dhjetra apo qindra shkolla të tjera operojnë tashmë në Tiranë dhe jo vetëm. Egziston një opinion jo shumë pozitiv për rezultatet e efektivitetin e tyre. Problemi i mbipopullimit të shkollave publike, po zgjidhet gradualisht, per rrjedhoje, numri i nxenesve që frekuentojnë arsimin privat ka filluar te bjerë. Pra, që një shkolle e re të funksiononte e të kishte vazhdimësi, do të duhej të prezantonte diçka ndryshe, të ndërtonte diçka ndryshe, produkti i saj do të duhej të ishte diçka ndryshe. Pra, një shkollë "ELITË".

“ELITË, do të jetë ndryshe, sepse jemi një ekip kompakt, që punojmë së bashku prej më shumë se një dekade. Të udhëhequr nga një filozofi suksesi. Që ka prodhuar vetëm rritje. Do të jetë ndryshe, sepse, për herë të parë në sistemin tonë të edukimit, do të krijojmë mundësi optimale, për të motivuar nxënësit e niveleve të ndryshme, duke organizuar orën e mesimit me mësues të dubluar. "ELITË" do të jetë ndryshe, sepse kjo shkollë do te funksionojë edhe pas dite , duke ofruar mësime plotsuese për nxënës, që paraqesin vështirësi në nxënie, apo nxënës të avancuar dhe me prirje. Do te jetë ndryshe, pasi nxënia e mesimdhënia, që motivon leximin, dëshirën për të mësuar, punën e pavarur, mendimin e qëndrimin kritik, idetë e punën krjuese të nxënësit, do të prevalojë mbi mësimdhënien e nxënien virtuale. "ELITË", do të jetë ndryshe, pasi do të alternojmë orët e mësimit me karakter të theksuar teorik, brenda mureve të klasës, me orë mësimi në laboratore, qendra kërkimore shkencore, në muzeume, në natyrë, qendra historike, biblioteka, ndërmarrje e kompani, shkolla te larta etj. Do të jete ndryshe, pasi në shkollë do të mbizoterojë një atmosferë tepër miqësore, çka do të thotë , që nxënësi është gjithshka dhe të gjithë ne, jemi në shërbim të tij. "ELITË", do të jetë ndryshe, pasi ajo do të jetë e hapur dhe tepër bashkëpunuese me personalitetet më të spikatura në fushën e shkencës, artit, kulturës, mjedisit, politikës, ekonomisë, rendit etj. Do të jetë ndryshe , pasi respektimi e zbatimi i një disipline rigoroze, do të konsiderohet një nga çelësat e suksesit. "ELITË" do të jetë ndryshe, pasi infrastruktura e saj , ndoshta, është një befasi. Pse jo, tek "ELITË", gjithshka do të jetë një befasi.

08/08/2026
☀️ Verë, buzëqeshje dhe shumë argëtim! ☀️💦Një ditë e mbushur me energji pozitive, lojëra në ujë dhe momente të paharrues...
20/07/2026

☀️ Verë, buzëqeshje dhe shumë argëtim! ☀️💦

Një ditë e mbushur me energji pozitive, lojëra në ujë dhe momente të paharrueshme për fëmijët e Kampit Veror Elite. 🌈

Mes të qeshurave, lojërave dhe freskisë së pishinës, ata krijojnë miqësi të reja, forcojnë vetëbesimin dhe shijojnë çdo çast të verës në një ambient të sigurt dhe plot dashuri. 💙
AktiviteteVerore

🌍✨ Një udhëtim në botën e folklorit ndërkombëtar! ✨🌍Fëmijët e Kampit Veror Elite patën kënaqësinë të takojnë artistë nga...
20/07/2026

🌍✨ Një udhëtim në botën e folklorit ndërkombëtar! ✨🌍

Fëmijët e Kampit Veror Elite patën kënaqësinë të takojnë artistë nga Azerbajxhani dhe Egjipti, pjesë e International Folk Tirana 2026.

Përmes muzikës, valleve, kostumeve tradicionale dhe bashkëbisedimit me artistët, ata zbuluan kultura të reja dhe përjetuan një eksperiencë të veçantë që promovon miqësinë, respektin dhe vlerësimin për diversitetin kulturor.

💙 Në Kampin Veror Elite, çdo ditë është një mundësi për të mësuar, eksploruar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.

DiversitetKulturor Azerbajxhan Egjipt AktiviteteVerore Fëmijë MësoDukeUArgëtuar Edukim Verë2026 Traditë Miqësi KrijoKujti

🔬✨ Një ditë plot zbulime në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! ✨🔬Fëmijët e Kampit Veror Elite patën kënaqësinë të vizi...
20/07/2026

🔬✨ Një ditë plot zbulime në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! ✨🔬

Fëmijët e Kampit Veror Elite patën kënaqësinë të vizitonin Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku u njohën me botën e dijes, historisë dhe kërkimit shkencor.

Me shumë kureshtje dhe entuziazëm, ata eksploruan ambientet, panë ekspozita interesante dhe mësuan se si shkenca na ndihmon të kuptojmë më mirë botën që na rrethon.

Në Kampin Veror Elite, çdo ditë është një aventurë e re, ku fëmijët mësojnë, zbulojnë dhe krijojnë kujtime të bukura përmes eksperiencave edukative dhe argëtuese. 💙 Verë2026 Fëmijë Eksperienca Zbulime AktiviteteVerore

⚽🇦🇱 Vizitë në Federatën Shqiptare të Futbollit! 🇦🇱⚽Një ditë plot emocione, frymëzim dhe eksperienca të veçanta për fëmij...
20/07/2026

⚽🇦🇱 Vizitë në Federatën Shqiptare të Futbollit! 🇦🇱⚽

Një ditë plot emocione, frymëzim dhe eksperienca të veçanta për fëmijët e Kampit Veror Elite! 💙

Gjatë vizitës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ata u njohën nga afër me aktivitetin e institucionit, mësuan më shumë për rëndësinë e sportit, punën në ekip, disiplinën dhe vlerat që përcjell futbolli.

Me shumë kureshtje eksploruan ambientet, dëgjuan shpjegime interesante dhe përjetuan një eksperiencë që i afroi edhe më shumë me botën e sportit.

Falënderojmë Federatën Shqiptare të Futbollit për mikpritjen dhe këtë përvojë të paharrueshme për fëmijët tanë! 💙⚽

14/07/2026

🏺✨Fëmijët e Kampit Veror përjetuan magjinë e punimit të qeramikës!

Me duart e tyre krijuan forma nga balta, mësuan teknika të reja dhe zbuluan sa bukur është të shndërrosh një copë balte në një vepër arti.

Përmes këtij aktiviteti zhvilluan kreativitetin, durimin dhe koordinimin, ndërsa u argëtuan në një eksperiencë unike.

💙 Në Kampin Veror Elite, çdo ditë është një mundësi për të mësuar duke krijuar! ArgetimDheMesim FemijeTeLumtur AktiviteteKreative Zhvillim Edukim SummerCamp KidsActivities CreativeKids LearningThroughPlay PotteryWorkshop EliteSchool Tirane ShkollaPrivate Vera2026 KampiVeror

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

00355692074116

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Private “Elite” Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category