16/05/2013
TE DASHUR MIQ JU RIKUJTOJ TAKIMIN E DITES SE PREMTE:
Diten e Premte, date 17 Maj 2013 ne oren 11:30, Zyra e Karrieres e Fakultetit te Ekonomise, Ambasada Franceze dhe Agjencia Universitare e Frankofonise (AUF) organizojne ne Ambientet e Fakultetit te Ekonomise
Salla A204
Panair i Studimeve ne France 2013: "Ku dhe Si te studiosh ne FRANCE - Universiteti Tuluze 2 - Le Miraj"
Perfaqesues te Universitetit te Toulouse do te prezantojne per te gjithe studentet e interesuar Programet e tyre te Studimit si dhe bursat e ndryshme per studentet e Universitetit te Tiranes.
Bachelor (maturë+3), Master (maturë+5), Doktoraturë (maturë+8). Sektorët kryesorë të formimit janë: letërsi, filozofi, gjuhë, përkthim dhe interpretim, arte, histori, histori arti dhe arkeologji, arkiva dhe dokumentim, gjeografi dhe rregullim territori, sociologji, ekonomi, psikologji, hoteleri, turizëm, tregti, informatikë, rrjete dhe telekomunikacion, inxhinieri etj.
Departamenti i Frengjishtes Gjuhë e Huaj (DEFLE) i kushtohet mësimit të frengjishtes për studentët jofrankofonë.
Universiteti ka edhe Shërbimin e Mësimdhënies në Distancë (SED).
Universiteti Toulouse II Le Mirail është krijuar që në vitin 1229. Universiteti ofron formime akademike dhe të përgjithshme në : Arte, Letërsi dhe Gjuhë, Shkenca Humane dhe Shoqërore, Teknologji, Shëndet, Drejtësi, Ekonomi, Administrim etj.
Ju Mirepresim :-)
Konfirmoni ne: [email protected]