25/03/2026
Në kuadër të projektit , patëm kënaqësinë të mirëpresim Zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, në një bashkëbisedim me studentët. 🇪🇺
Ajo paraqiti një pasqyrë të sfidave dhe arritjeve kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Përveç prezantimit të roadmap të reformave dhe përpjekjeve të vazhdueshme për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave, studentët u njohën me dimensionet praktike të procesit, përfshirë prioritetet e politikave dhe qasjet strategjike të ndjekura nga Shqipëria.
💬 Diskutim u bë interaktiv dhe me pyetje-përgjigje (Q&A), ku theksi u vendos te këndvështrimet e studentëve mbi afatet, pritshmëritë, sfidat që lidhen me emigrimin, përafrimin me legjislacionin evropian (acquis communautaire) dhe ndërveprimin midis standardeve të BE dhe kontekstit socio-kulturor vendas.
——
Within the framework of the CASOEUAL project, we had the pleasure of welcoming Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs, Ms. Megi Fino, for an engaging discussion with students.
During the session, she introduced students to the key challenges and achievements in Albania’s path toward . In addition to outlining the roadmap and the intensive work on opening all negotiation clusters, students gained a detailed understanding of the concrete challenges of the process and the strategies has developed to address them.
The meeting concluded with an interactive discussion and Q&A session, focusing on students’ perceptions and perspectives on the process, particularly timelines, expectations, migration challenges, alignment with the acquis communautaire, and the interplay with local culture in the course of integration.
06/03/2026
Momente nga leksioni i mbajtur nga Enriketa Papa, me studentët e Invisible University of Ukraine ( ) me temë “Midis Reformave, gatishmërisë dhe të ardhmes europiane: Rruga e Shqipërisë🇦🇱 në BE”.🇪🇺
Leksioni u përqendrua në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke diskutuar progresin në negociatat e anëtarësimit, reformat kyçe dhe sfidat që mbeten për përmbushjen e standardeve europiane.
Diskutimi me studentët u fokusua gjithashtu në kontekstin më të gjerë gjeopolitik të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit europian për të ardhmen e rajonit.
———
Enriketa Papa, member of , delivered a lecture to the students of the Balkan Course at IUFU on the topic: “Between Reform, Readiness, and the European Future: Albania’s Path to the EU.” 🇪🇺🇦🇱
The lecture explored Albania’s path toward European Union membership, discussing the progress of accession negotiations, key reforms, and the challenges that remain in meeting EU standards.
The discussion with students also addressed the broader geopolitical context of the Western Balkans and the importance of European integration for the region’s future.
27/01/2026
Bashkimi Evropian dhe të drejtat sociale
Në leksionin e radhës diskutuam mbi shtyllën evropiane të të drejtave sociale dhe 20 parimet drejt një Evrope të drejtë, përfshirëse dhe me mundësi, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme si mundësitë e barabarta, barazia gjinore, kushtet e punës dhe dialogu social, mbrojtja sociale dhe ekulibri punë-jetë.
24/01/2026
Me gazetaren austriake që jeton prej 3 vitesh në Tiranë, Franziska Tschinderle diskutuam mbi integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në fokus të diskutimit ishte Shqipëria, sfidat e procesit të integrimit, imazhi i Shqipërisë në vendet e BE dhe faktorët që ndikojnë tek ai, si edhe çështje të emigracionit dhe ndikimin social të tij.
30/10/2025
Më 🗓️ 27 tetor 2025 në kuadër të Modulit Jean Monnet , në Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë u zhvillua workshopi me temë “Rruga shqiptare drejt integrimit evropian dhe sfidat shoqërore” me studiues, pedagogë, përfaqësues institucionesh publike dhe studentë për të diskutuar mbi ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe ndikimin shoqëror të reformave kryesore.
Falenderojmë ligjëruese kryesore, të cilat prezantuan dhe diskutuan mbi rrugëtimin dhe sfidat e procesit të integrimit europian sipas fushave specifike të drejtësisë, sigurisë dhe lirive themelore, si dhe të përqasjes së legjislacionit shqiptar me atë europian.
Falenderojmë:
• Znj. Emirjola Yzeiraj (Ministria e Punëve të Brendshme): Reformat në drejtësi, liri dhe siguri në kuadër të Kapitullit 24 të Acquis.
• Znj. Suela Qatipi (Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës): Pronësia intelektuale, bujqësia dhe zhvillimi rural sipas Kapitujve 23, 24 dhe 11.
• Znj. Lutjona Lula (Erasmus Student Network): Rezultatet e anketimit “Perceptimet e të rinjve shqiptarë për integrimin evropian”, me fokus te rinia, mobiliteti dhe Agjenda e Gjelbër.
Workshopi synonte të nxisë dialogun ndërmjet universitetit, institucioneve dhe shoqërisë civile, duke kontribuar në një kuptim më të thellë të sfidave shoqërore dhe prioriteteve politike që shoqërojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
22/10/2025
Në kuadër të Jean Monnet Module CASOEUAL, sot mirëpritëm Tiaan Westenberg nga Universiteti i Hagës, i cili mbajti një leksion mjaft interesant mbi temën “EU Identity and Nationalism” 🇪🇺
Diskutimi u fokusua në mënyrën se si ndërtohet identiteti evropian në raport me nacionalizmat bashkëkohorë dhe sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit evropian dhe vete Bashkimin Europian.
—————————————————
As part of the Jean Monnet Module CASOEUAL, today we hosted a guest lecture by Tiaan Westenberg from the University of The Hague on “EU Identity and Nationalism” 🇪🇺
The lecture offered thought-provoking insights into how European identity is formed and contested in the context of rising nationalisms and the evolving challenges of European integration and European Union.
26/06/2025
Momente nga Shkolla Verore ku teksa duket se po përshpejtohet procesi i integrimit europian të Shqipeërisë, dekani i Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku gjatë leksionit të tij, diskutoi me studentët mbi sfidat e harmonizimit të legjislacionit shqiptar 🇦🇱 mbi mediat 📰 me atë europian, 🇪🇺 si dhe me problematikat që lidhen me garantimin e pavarësisë së mediave.
.
25/06/2025
Momente nga kick off i shkollës verore të projektit Jean Monnet “Sfidat sociale të integrimit europian të Shqipërisë që u çel me një leksion nga Rektori i Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare, Prof. Dr. Artan Hoxha.
04/06/2025
Në kuadrin e Modulit "Challenges of social dimensions of the European Integration Process in Albania" u zhvillua një vizitë studimore e studentëve në Kuvendin e Shqipërisë për të kuptuar në praktikë funksionimin e procesit të integrimit dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.
04/04/2025
Transformimi Digjital dhe Integrimi Evropian 🇪🇺
Transformimi digjital në BE, Deklarata Evropiane për të drejtat digjitale, parimet mbi të cilat mbështetet ky proces , digjitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri dhe rëndësia e zhvillimit të aftësive digjitale për mësuesit e ardhshëm ishin disa nga çështjet e diskutuara me studentët në leksionin e mbajtur, në kuadrin e Jean Monnet Module “Sfidat e dimensioneve sociale të procesit të integrimit Evropian në Shqipëri”.