📍Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
THE REMIGRANT, Astrit Alihajdaraj
Shihni trailerin dhe për më shumë rreth filmit, vizitoni faqen web të festivalit.
🌐 https://festivalifilmitshqiptar.al
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, Tirana.
13/08/2026
🎬 Rubrika “Në Fokus”
📍 Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
“THE REMIGRANT”
Regjisor: Astrit Alihajdaraj
Astrit Alihajdaraj është aktor dhe regjisor kosovar, i lindur në Istog. Në vitet ’90 u zhvendos në Vjenë, ku studioi ekonomi në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1999 debutoi si aktor në një nga rolet kryesore në filmin “Nordrand”, me regji të Barbara Albert, film i cili po atë vit u përzgjodh në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Pas këtij debutimi, Alihajdaraj vijoi karrierën me role të shumta në kinema dhe televizion në Austri dhe Gjermani. Ai përfundoi me sukses studimet në një shkollë aktrimi dhe më pas u angazhua edhe në teatër, duke ndërtuar një karrierë të gjerë në skenë, televizion dhe kinema.
Gjatë karrierës së tij, ai ka interpretuar në Austri, Gjermani, Zvicër, Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera.
“The Remigrant” shënon debutimin e Astrit Alihajdarajt si regjisor. Filmi ka marrë pjesë në një sërë festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat DokuFest, Tirana Film Festival, Linz International Short Film Festival, Queens World Film Festival New York, Oslo International Short Film Festival, KOSH Film Festival dhe Souq Film Festival Milano, si dhe në festivale të tjera.
📍Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
ZË, Gentian Gjikopulli
Shihni trailerin dhe për më shumë rreth filmit, vizitoni faqen web të festivalit.
🌐 https://festivalifilmitshqiptar.al
12/08/2026
🎬 Rubrika “Në Fokus”
📍 Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
ZË, Gentian Gjikopulli
Gentian Gjikopulli është artist dhe regjisor shqiptar. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, me specializim në pikturë, vizatim dhe afresk, ndërsa studimet i thelloi më tej në fushën e video-artit në Luminy-Marseille, Francë.
Që prej vitit 1998, si bashkëthemelues i studios AV-RA, Gjikopulli ka prodhuar, drejtuar dhe montuar qindra spote televizive dhe reklama tregtare. Që prej vitit 2018, ai është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kinematografi, duke shkruar dhe drejtuar një film artistik me metrazh të gjatë, një dokumentar prapaskenash (backstage) dhe gjashtë filma të shkurtër, një prej të cilëve është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
🎥 FILMOGRAFIA
• 2020 – “Zound” – Film i shkurtër
• 2020 – “Polyphony” (“Polifoni”) – Film i shkurtër
• 2020 – “Soundless” (“Pa zë”) – Film i shkurtër
• 2020 – “Zound” – Film artistik me metrazh të gjatë
• 2021 – “deep Zound” (“Nën Zë”) – Dokumentar me metrazh të mesëm
• 2021 – “Two Suns in the Sunset” (“Dy diej në perëndim”) – Film i shkurtër
• 2024 – “Palimpsest” – Film i shkurtër
• 2025 – “Smiley” – Film i shkurtër
🌍 FESTIVALE NDËRKOMBËTARE
Veprat e Gentian Gjikopullit janë përzgjedhur dhe prezantuar në një sërë festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
• 2016 – “Exchange Domination” – TIFF, Tirana International Film Festival, Shqipëri – Official Selection
• 2020 – “Zound” – Premiere e filmit artistik në TIFF, Shqipëri – Official Selection
• 2020 – “Zound” – DardanFest International Film Festival, Shqipëri – Official Selection
• 2021 – “Zound” – Balkan Panorama Film Festival, Turqi – Official Selection
• 2021 – “Zound” – FLIGHT – Mostra Internazionale del Cinema di Genova, Itali – Official Selection
• 2021 – “Zound” – BIFF, Boden International Film Festival, Suedi – Finalist / Official Selection
• 2022 – “Zound” – SEE, South East European Film Festival Paris, Francë – Finalist / Official Selection
• 2022 – “Zound” – KO:SH, Korça International Short Film Fest, Korçë – Official Selection
• 2022 – “Two Suns in the Sunset” – FLIGHT, Mostra Internazionale del Cinema di Genova, Itali – Official Selection
• 2022 – “Two Suns in the Sunset” – EAIFF, Ekrani i Artit International Film Festival, Shkodër – Official Selection
• 2023 – “Two Suns in the Sunset” – SIFF, Sofia International Film Festival, Sofje, Bullgari – Official Selection
• 2023 – “Two Suns in the Sunset” – BDFF, Blue Danube Film Festival, Vjenë, Austri / Budapest, Hungari / Bratislavë, Sllovaki – Official Selection
• 2025 – “Soundless” – EAIFF, Ekrani i Artit International Film Festival, Shkodër – Official Selection
• 2025 – “Palimpsest” – B3F, Balkan Film Food Festival, Pogradec – Official Selection
• 2025 – “Palimpsest” – Gjon Mili International Video Art Festival, New York, SHBA – Special Screening
• 2026 – “Smiley” – SEE, South East European Film Festival Paris, Francë – Finalist / Official Selection
🏆 ÇMIME
• 2022 – “Zound” – SEE, South East European Film Festival Paris, Francë – Best Actress Award
• 2023 – “Two Suns in the Sunset” – Blue Danube Film Festival, Vjenë / Budapest / Bratislavë – Winner, Super Short Category
Që prej vitit 2024, Gentian Gjikopulli ka qenë selektues dhe anëtar jurie në Gjon Mili International Video-Art Film Festival, duke vijuar angazhimin e tij edhe në zhvillimin dhe vlerësimin e projekteve artistike dhe kinematografike.
11/08/2026
Rubrika “Në Fokus”
📍 Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
“Family Market”
Regjisor: Tan Kazazi | Producent: Dritan Huqi
Kategoria e filmit të gjatë / Vepër e Parë:
“Një jetë me ty”
Regjisor: Erion Kame | Producent: Tan Kazazi
Kategoria e filmit të gjatë / Dokumentar:
“Rikard”
Regjisor: Mevlan Shanaj | Producent: Tan Kazazi
Tan Kazazi është regjisor, producent filmi dhe organizator kulturor shqiptar. Ai është diplomuar për Regji Filmi dhe Televizioni në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka përfunduar studimet Master në Antropologji Kulturore dhe Studime Arti pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Veprimtaria e tij profesionale shtrihet në regjisurë, produksione kinematografike, post-produksion dhe zhvillimin e projekteve kulturore.
Që prej vitit 2014, Kazazi është themelues dhe producent ekzekutiv i Black Box Films, kompani e pavarur produksioni përmes së cilës ka zhvilluar projekte në zhaner-eve të ndryshme, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. Në cilësinë e producentit, filmografia e tij përfshin Skydancer (2026), Artur 29/29 (2025), Cinema Is Magic (2024), Sofia (2023), Rikard (2021), Një jetë me ty (2020) dhe Bloodlands (2017).
Si regjisor, Kazazi ka realizuar filma të shkurtër dhe dokumentarë, ndër të cilët Penne apo Spaghetti (2022), Red Lines (2017), Albanian Squatters, Hoodboys, Family Market dhe Ditëlindja. dhe vleresuar për punën e tij si regjisor, producent dhe bashkë-skenarist.
Përtej krijimtarisë filmike, Kazazi ka mbajtur role drejtuese në Tirana International Film Festival, si dhe në festivale dhe iniciativa të ndryshme kulturore.
Ai është themelues dhe anëtar bordi i CINESPIA67, platformë e fokusuar në zhvillimin e audiencave dhe prezantimin e kinemasë së pavarur në hapësira publike. Aktiviteti i saj shtrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes programeve të kinemasë në hapësira të hapura dhe nismave për qarkullimin e filmave.
Kazazi ka qenë gjithashtu anëtar jurie në disa festivale filmike, ndër të cilat Seanema Film Festival në Ulqin, Balkan Film Food Festival dhe Balkab Cinefest, duke kontribuar edhe në përzgjedhjen dhe vlerësimin e veprave kinematografike.
Një përshëndetje nga regjisori Fatmir Koçi për Edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar 🎬🇦🇱👋
🗓️ 3-12 Shtator
10/08/2026
🎬 Rubrika “Në Fokus”
📍Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të gjatë/Karrierë:
KROM
Regjisor: Bujar Alimani | Producente: Tefta Bejko
Tefta Bejko është producente filmash dhe bashkëthemeluese e shtëpisë filmike 90 Production. Që prej vitit 2008, ajo ka prodhuar dhe bashkëprodhuar filma që janë shfaqur dhe vlerësuar në festivale prestigjioze ndërkombëtare, duke mbështetur vazhdimisht kinemanë e autorit dhe zërat e rinj të kinematografisë bashkëkohore shqiptare dhe rajonale.
Filmografi
Filma me metrazh të gjatë
🎞️Virgjëresha Shqiptare (2021) – Bashkëproducente
🎞️Delegacioni (2018) – Producente Ekzekutive
🎞️Holy Boom (2018) – Bashkëproducente
🎞️Dita Zë Fill (2017) – Line Producer
🎞️Krom (2015) – Producente
🎞️Amnistia (2011) – Producente
Dokumentarë
🎞️Fluturat (2023) – Producente
🎞️ZOIS (2016) – Producente
Filma të shkurtër
🎞️Kadillak dhe Manaferra (2021) – Producente
🎞️Vethi i Munguar (2017) – Producente
🎞️Buka (2015) – Producente
🎞️Kamomili (2012) – Bashkëproducente
🎞️Busulla (2007) – Producente Ekzekutive
🎞️Gaz (2006) – Asistente Producenti
🎞️Katoi (2002) – Producente
Veprat që ka prodhuar janë vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare, ndër të cilat Ecumenical Award, Grand Prix, CICAE Award, Best Film dhe Best Balkan Film, ndërsa filmat Amnistia, Krom dhe Delegacioni kanë përfaqësuar Shqipërinë si kandidatura zyrtare për Academy Awards (Oscars).
Përmes punës së saj si producente, Tefta Bejko ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e kinemasë shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur filma që janë vlerësuar nga kritika dhe publiku në festivalet më prestigjioze të filmit.
Regjisori Gentian Gjikopulli sjell përshëndetjen e tij për Edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar 🎬🇦🇱👋
🗓️ 3-12 Shtator
09/08/2026
🎬 Rubrika “Retrospektivë”
📍 Fituesit e Festivali të Shtatë të Filmit Artistik
🏆 Kupat e festivalit:
Rrethimi i vogël
Regjisor: Saimir Kumbaro. Skenarist: Ruzhdi Pulaha. Kompozitor: Ardit Gjebrea. Drejtor fotografie: Gavrosh Haxhihyseni. Piktor filmi: Ilia Xhokaxhi.
🏆 Saimir Kumbaro
🏆 Timo Flloko
🏆 Marjeta Ljarja
🏆 Ndriçim Xhepa
🏆 Çmime të dyta:
Kur hapen dyert e jetës
Regjisor dhe skenarist: Rikard Ljarja. Kompozitor: Zef Çoba. Drejtor fotografie: Lionel Konomi. Piktor filmi: Sali Allmuça.
Dhe vjen një ditë
Regjisor: Vladimir Prifti. Sknearist: Teodor Laço. Kompozitor: Thoma Simaku. Drejtor fotografie: Bardhyl Martiniani. Piktor filmi: Alush Shima.
🏆 Çmime të treta:
Hije që mbeten pas
Regjisor: Esat Musliu. Skenaristë: Diana Çuli, Esat Musliu. Kompozitor: Maksim Shehu. Drejtor fotografie: Lionel Konomi. Piktor filmi: Alush Shima.
Të mos heshtësh
Regjisor: Spartak Pecani. Skenarist: Nexhati Tafa. Kompozitor: Hajg Zaharjan. Drejtor fotografie: Saim Kokona. Piktor filmi: Arben Basha.
Të paftuarit
Regjisor: Kujtim Çashku. Skenarist: Ismail Kadare. Kompozitor: Feim Ibrahimi. Drejtor fotografie: Ilia Terpini. Piktor filmi: Ilia Xhokaxhi.
Faleminderit AQSHF
Click here to claim your Sponsored Listing.